F.C.D Arbëria, kampionë rajonalë në Itali

Një histori njerëzore dhe fantastike suksesi. Një histori e jashtëzakonshme dashurie dhe pasioni për futbollin

FB IMG 1563394745088

Futbollistët e ARBËRISË, ambasadorë të vërtetë në Itali. NGA ERVIN BAKU

Është si historia e Davidit dhe Golias, tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.

F.C.D ARBËRIA është skuadra e parë shqiptare e regjistruar në FIGC. Lindi në korrik të vitit 2016, nga një grup djemsh shqiptarë me banim në Bolzano të Italisë.

Është e vetmja skuadër shqiptare që luan në kampionatin Italian të futbollit. Skuadër e ngjizur nga pasioni për futbollin dhe për komunitetin shqiptar në Itali.

U regjistruan në kampionat para dy vitesh, si për një sfidë loje. Është skuadër puntorësh, muratorësh, shoferësh, që luajnë kundër skuadrave të zonës atje. Skuadra me histori dhjetra vjeçare dhe sponsorë të fuqishëm. Është fiks si historia e Davidit dhe Goliatit, tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s…

Kur filluan, atje, të gjithë i thërrisnin “skuadra shqiptare” me një buzëqeshje të fshehur. Askush nuk i llogariste…

E pra, ARBËRIA u shpall kampione rajonale! Për futbollistët, kjo është një sakrificë e madhe që e bëjnë me zemër. Me shumë zemër. Stërvitjet i bëjnë në darkë, pas turneve të lodhshme në punë, duke i hequr kështu kohë vetes dhe familjes. Ata janë futbollistë dhe djem të mrekullueshëm.

Ata nuk luajnë për famë, sepse nuk i njeh njeri. Nuk luajnë për lekë, sepse nuk fitojnë asnjë euro. Ata luajnë për flamurin e Shqipërisë.

Së shpejti Albania News do të realizojë një intervistë me skuadrën, ndërkohë ju ftojmë të ndiqni F.C.D. Arbëria në kanalin e tyre zyrtar në Facebook

Albumi fotografik

FB IMG 1563394745088

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version