Quarantena

40 poezi e 40 foto për të nisur një mbledhje fondesh për mjekët, infermierët e personelin ndihmës shëndetësor të prekur nga COVID-19

40 Poezi Endri Xhaferaj

Kur një gazetar i një televizioni të Mynihut e pyeti Kasëm Trebeshinën – një nga të paktët disidentë të shekullit të XX ne Shqipëri – si kishte qënë jeta mbyllur në qeli ai u përgjigj: “Unë brenda në burg isha i lirë”.

Brenda, por i lirë”. Kjo shprehje ka qënë mantra ime nga 11 marsi dei më sot. Frymëzimi im. Ka qënë gjithashtu edhe shprehja e vëllait tim – autorit të fotove. Vetëm se atij i është dashur të dalë herë pas here nga shtëpia, në oraret e lejuara, për të shkrepur shumë nga fotot e këtij projekti artistik.

Përmbledhja e poezive me titull “Quarantena” fillon në fundverën e vitit 2019, vazhdon me shprehje të perditshmërisë – përfshirë këtu edhe ditët e tërmetit të nëntorit 2019. Pastaj hyn në karantinë. Rri aty. E më pas del, me forcën e mendimit dhe të vullnetit, me besim, me dinjitet.

Me vendosmërine, kurajon dhe vetmohimin e mjekëve, infermierëve dhe personelit ndihmës shëndetësor. Ky libër i pabotuar poezish është për ta. Të krijojmë një fond mbështetës për kë po lufton në vijën e parë dhe preket nga COVID-19.

Ju faleminderit!

Këtu link i “QUARANTENA”: quarantena.albanianews.it

Këtu link i mbledhjes së fondeve: gogetfunding.com

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version