Dekretohet ligji i ri që mbron diasporën shqiptare

Presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin "Për Diasporën", i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë

Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm. Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.

Me poshtë lajmi i plotë publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm. Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”,  i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.

Ligji ‘Për Diasporën’ , ndër të tjera, ka për qëllim  përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës.

Mbi bazë të këtij ligji, organet përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën janë:

Këshilli i Ministrave

përcakton politikat e vendit të origjinës për diasporën dhe mënyrat e politikat për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit shqiptar

Ministri përgjegjës për Diasporën

Ndër të tjera, propozon nxjerrjen e akteve rregulluese dhe masa të tjera të nevojëshme për marrëdhënien me diasporën; mbikqyr zbatimin e Strategjisë për Diasporën; bashkëpunon me Ministritë e Kulturës dhe Punëve të Jashtme për ngritjen e qendrave kulturore etj.

Agjencia Kombëtare e Diasporës

Ka për qëllim angazhimin e strukturave shtetërore për informimin dhe mbështetjen e diasporës; mbështetjen dhe organizimin e një bazë të të dhënave funksionale për diasporën; marrjen e masave koordinuese për realizimin e të drejtës së votës së diasporës me nënshtetësi shqiptare në zgjedhje; inkurajimin e investimeve; koordinimin e programeve për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare etj.

Qendrat kulturore për Diasporën

Do të krijohen për ruajtjen e kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet shqiptare.

Një organizëm i rëndësishëm që do të merret më përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve më diasporën është Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do te përbëhet nga 13 anëtarë, përfaqësues të diasporës.

Pjesë e tij do të jenë gjithashtu Kryeministri, Presidenti e Ministrat më të rëndësishëm. Në seancën parlamentare të votimit te ligjit, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z.Adnor Shameti tha se shqyrtimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm për diasporën, konfirmon vullnetin e qeverisë shqiptare për të konkretizuar një lidhje më të fuqishme institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.

 

Per non perdere i nostri articoli seguiteci su Google News e sulla nostra pagina Facebook