Berlusconi lufton të ruajë qeverisjen

Kryeministri italian Silvio Berlusconi është një nga figurat që ka rezistuar më shumë në politikën italiane – ai është tani në mandatin e tij të tretë si kryeministër, por duket se është në vështirësi.

Ai përballet me dy votëbesime ndaj qeverisë së tij në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat dhe zoti Berluskoni po mundohet me të gjithë fuqinë e tij që të qëndrojë në detyrë.

Kritikët – që tani përfshijnë edhe pjesëtarë të një aleati të rëndësishëm të koalicionit të tij të qendrës së djathtë – janë mërzitur me thashethemet lidhur me jetën e tij private, dhe mungesën e një drejtimi në politikat e tij.

Por zoti Berluskoni duke folur para Senatit tha se vendi është në gjendje të mirë në saje të politikave të qeverisë së tij.

“Defiçiti publik i Italisë është sot në nivelet më të ulta në mesin e vendeve të zhvilluara dhe kjo është për shkak të faktit se kjo qeveri ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta duke fituar besueshmëri në treg,” tha kryeministri italian.

“Mund ta them me siguri absolute se Italia nuk është pjesë e problemeve ekonomike në Evropë, ajo është bërë pjesë e zgjidhjes,” tha ai.

Nëse ai humbet votëbesimet, rezultat mund të jetë mbajtja zgjedhje të përgjithshme të parakohshme – dhe zgjedhjet e ardhshme nuk janë të parashikuara deri në vitin 2013.

Zoti Berluskoni thotë se zgjedhjet e parakohshme do të ishin shumë destabilizuese për Italinë.

Por a është i saktë vlerësimi i zotit Berluskoni për shëndetin e ekonomisë italiane?

Robert O’Daly është ekonomist i lartë në Njësinë Kërkimore të Revistës britanike Economist.

Lexojeni intervistën e plotë në BBC Albanian

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version