Berlusconi tek Napolitano për emërimin e Ministrit për Zhvillimin Ekonomik

Pas besimit parlamentar marrë nga qeveria në Parlament dhe në Senat, Kryeministri Silvio Berlusconi, i shoqëruar nga Zv.sekretari i Kryeministrisë Gianni Letta, u takua këtë mëngjes me Presidentin e Republikës, Giorgio Napolitano.

Gjatë takimit u fol gjithashtu dhe për emërimin e pasardhësit të Claudio Scajola, ish Ministër i Zhvillimit Ekonomik, rol që ende mbulohet përkohshmërisht nga vetë Berlusconi.

Mbi rezultatin e votimit në parlament eshte shprehur serish këtë mëngjes, ne Sky TG24, dhe kryetari i grupit finian Italo Bocchino, sipas të cilit “lëvizja e re, dale nga PDL, do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit, sepse pakënaqësite brenda kesaj partie dhe grupeve parlamentare është shumë i lartë. Ne jemi përcaktues në Parlament dhe së shpejti do të jemi dhe në Senat – për shkak se në grupin tonë do të mbërrijne dhe disa senatorë të tjerë.

Nëse Berlusconi deri dje ka pasur fuqi tërheqëse sepse donte te mbaronte legjislaturen, sot rreziku është që Berlusconi dhe Bossi ta çojne vendin në zgjedhje të parakohshme në muajin mars.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version