Qeveria italiane mban, por Fini dhe Lombardo tani janë vendimtarë

Berluskoni nuk arrin qëllimin e deklaruar të vetëmjaftueshmërisë. Betejë e vështirë në parlamentin italian, Për partinë e Bossit votimet e parakohshme janë të paevitueshme.

Berluskoni arrin të marrë besimin dhe shkon përpara, po askush s’mund ta përcaktojë dhe për sa kohë. Nga votimet e djeshme në parlamentin italian, 342 ishin “Po”, shtatë më shumë se sa kishte arritur te merrte qeveria italiane në ditën e parë të saj (14 maj 2008). Ministrja Carfagna flet për sukses të madh, ndërkohë që vetë kryeministri italian gëzohet shumë më pak. Ata që e kanë takuar në mbrëmjen e djeshme e përshkruajnë të dekurajuar, strategët e tij ishin gabuar në shtesat e reja ndër radhët e tyre, “vetë-mjaftueshmëria” nga Finianët e separatistët siçilianë nuk u arrit.

Kur Kryetari i Dhomës, Gianfranco Fini, të shprehë një dëshirë, Silvio Berluskoni ka veç dy rrugë: ose do të bëjë gjithçka për ta kënaqur atë, ose ai duhet të kthehen në Arcore. Umberto Bossi (i cili varet nga një mocion për ta rrëzuar si ministër pas “batutës” falas kundrejt Romakëve) po i kërkon zgjedhje të parakohëshme, “rruga është e ajo e votimit,” thotë ai.

Nëper zyrat e Ministrive, supozimi i një qeverie teknike që të rishkruajë ligjin e zgjedhjeve po merr krahë.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version