Shqipëri-Itali, Nand Ocelli: “Forca kuqezi… forca të kaltrit!”

Fitoftë Shqipëria nesër, ndërsa Italia fitoftë kampionatin botëror!

Skuadra Partizani

Është ndeshja e ëndrrave për ne shqiptarët, ndeshja që aq shumë kemi dëshiruar. Është ndeshja që presim prej vitesh, ndeshja kundra skuadrës për të cilën, shumica e shqiptarëve, bëjnë tifo.

Do kemi përballë historinë e djeshme si dhe të sotme të futbollit, do luajmë kundra fanellës tringjyrëshe që kanë veshur Riva, Riviera, Macola, Faketi, Paolo Rosi, Tardeli, Shirea, Kauzio, Altobeli, Kapelo, Kabrini, Baxho, Del Piero, Toti si dhe shumë të tjerë.

Nand Ocelli

Përballë do kemi Bufonin, portierin më të mirë të të gjitha kohërave, si dhe shokët e tij të Juventusit e të ekipeve të tjera.

Nuk do jetë vetëm një ndeshje, por edhe një festë ndaj katër herë kampionëve të botës…

Le të ngrejë dorën ai shqiptar që nuk u gëzua në vitin 1982, kur djemtë e Bearxotit shkruan historinë, le ta ngrejë kush nuk brohoriti kur Groso gjuajti penalltinë e fundit, në finalen e Berlinit, në 2006-n, le të mgrejë dorën kush nuk festoi si i çmendur rrugëve dhe lokaleve të Tiranës!

Do ndeshemi kundra një pjese të zemrës sonë sportive, kundra skuadrës së vendit që aq shumë e kemi kërkuar gjatë viteve të diktaturës dhe që e dashurojmë edhe sot e kësaj dite.

Gjatë karrierës sime kam luajtur me shumë nga përfaqësueseve më të forta të Europës, por për shkak të shortit, kurrë nuk pata fatin të ndeshesha kundra bijve të vendit të bukur. Nuk e di se çfarë do kisha dhënë, vetëm e vetëm që nesër të luaja për vendin tim kundra skuadrës me të cilën jam tifoz që fëmijë.

Futbolli është një festë, një hare, një vëllazërim midis popujve.

Qoftë kështu edhe nesër!

Fitoftë Shqipëria nesër, ndërsa Italia fitoftë kampionatin botëror!

Forca kuqezi… forca të kaltrit! Nand Ocelli

 

Ky artikull është i disponueshëm dhe në italisht

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version