Samiti i Diasporës: të gjithë jemi “Ambasadorë të Kombit”

Një opinion nga drejtori i Albania News pas tërheqjes së titullit "Ambasadori i Kombit" në Samitin e dytë të Diasporës

Albania News eshte nje realitet qe ne mars mbush 11 vite.

Ishim te rinj atehere ndaj dhe i hyme kesaj aventure me bashkethemeluesit. Nuk e di nese ne kete moment do te kishim bere te njejten gje, ndaj po e quaj marrezi rinie.

Albania News, atehere sikur sot, mbeshtetet ne nje pune te perkushtuar vullnetare. Eshte e kote ta fshehim, puna vullnetare lodh, dhe shpesh Albania News ka shkuar deri ne mbyllje. Por eshte fale bashkepuntoreve te shperndare ne te gjithe Italine qe ende sot eshte gjalle.

Ne momentet e agonise i jepnin fryme ata. Sepse mbetet gazete e diaspores, me gjithe pozitivitetin dhe defektet qe ka.

Qellimi i hapjes se kesaj gazete ka qene t’i jepnim nje tjeter pergjigje opinionit publik ne Itali, ku shpesh shfaqej me paragjykime. Dhe e kemi bere duke promovuar vlerat me te mira te ketij kombi.

Gjithashtu nepermjet artikujve te perditshem, jemi munduar qe te terheqim sa me shume vemendjen e italianeve mbi Shqiperine.

Ja tek jemi sot, 11 vite me pas dhe une, themeluesi dhe drejtori i saj, gjendem ne Tirane.

Ne Samitin e dyte te Diaspores. Samit i shume levduar nga disa per vete ceshtjet e rendesishme qe parashtroi, si ‘vota si e drejtë e emigrantëve’ apo ‘zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i Shqiperise’ dhe i shume kritikuar nga te tjere si Samiti i fasadave, Samiti i shperdorimeve marramendese, Samiti i cmimeve te pavlera.

Mua, si shume te tjereve sot mu dha titulli “Ambasador i kombit”. Dhe u paraqita ta terhiqja pasi une jam i bindur qe jam Ambasador i ketij vendi. Une, bashkepunetoret vullnetare te Albania News dhe ju, lexuesit e saj, e duam cdo dite Shqiperine tone, e promovojme cdo dite Shqiperine tone, e ndihmojme cdo dite Shqiperine tone. Secili prej nesh, pavaresisht mundesive per te qene apo jo prezent ne kete Samit, eshte “Ambasador i Kombit” dhe marrja apo jo e ketij cmimi, as nuk ia ngre dhe as nuk ia ul vlerat perkushtimit tone te perditshem.

Kontributi yne eshte jo vetem kulturor por edhe ekonomik. Dergesat tona kane qene burimi kryesor i te ardhurave per familjet shqiptare, kane mbeshtetur standartin e jeteses, kane nxitur bizneset e vogla dhe ndertimet, kane lemuar efektet e papunesise, kane kontribuar ne konsolidimin e kursimeve. Ekonomia shqiptare ne gjithe keto vite demokraci, ka qene fort e varur dhe vazhdon te jete e varur nga remitancat e diaspores, qe perbenin 23,28% te prodhimit te brendshem bruto ne 1992 dhe 10,5% ne 2017.
Ndaj ky cmim eshte i imi dhe i juaji bashke!

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version