• Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Italisht
  • Anglisht
  • Shqipëria turistike
  • Receta
  • Video
Albania News
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Opinion

Pranvere 1991

Nga Redazione
20 Qershor 2013
Në Opinion
0
ShpërndaCicëro

Shkolla po gumezhinte si asnjehere, nuk kuptoja se c’po ndodhte. Ne korridore psheretima: do heqin marksizmin …jo nuk do e heqin!. C’ka jane keto shfaqje te huaja, a dini se do perfundoni ne burg po te hapni fjale te tilla?? Po formohet nje parti demokratike.. Parti demokratike??? E ç’do jete kjo?.. Uhhh sa bukur mund te vime ne shkolle pa shallat e kuq te pionierit por edhe pa grykset e zeza….

Une ndigjoja sa andej kendej, nuk hapja goje.. me pelqente mendimi se nuk do beja marksizem, do e filloja ne vit te trete (dmth vitin tjeter shkollor).
Nuk e kujtoj sa dite kishin kalue nga dita e psheretimave ndoshta vetem nje dite apo nje jave?? Nuk e di as se si isha nise nga shtepia me u perzi me turmen e moshave te rrituna. Kujtoj moshen teme 16 vjeçe kujtoj moshen e andrrave … kujtoj dy djem ne barrela te gjakosun.. njerin po e nxjerrnin nga shkolla 28 Nandori, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka?? Nuk di cili ishte kujtoj te kem pa nje djale trup madh (ndoshta nga qe une isha e vogel ) biles dy prej tyne pashe sepse isha krejt afer…
Cilen dite u dogj komiteti?? Isha aty apo ishin vetem universitaret?? Ato pamje i ndoqa ne tv apo drejtperdrejt?? Nese ishte e njejta dite nuk mund te isha aty, mbasi baba me kishte ruejt mos me dale tu pa rrezikun te cilit nuk i isha shmang…
Me pas rremuje, thymje, vjedhje, shkaterrim, shkaterrim simbol i nje permbysje diktatoriale!!
Me pas mitingu, brohoritjet, nje mjek.. aj ashte mjek.. a ka ma humanist se mjeku?? E kujt mund ti besosh me shume se mjekut?? Kujt ja le ne dore jeten pervec mjekut?? Ahhhh lirine, jeten gjithçka po lenim ne doren e mjekut…
Nje masdite, nje buzeqeshje e hidhur.. ç’ka ndodh?? Pyes, pse ashte boshatise Shkodra keshtu?? Ato kane ike… kane hype neper kamiona, makina dhe kan ike… po nisen anijet per Itali, jane hape ambasadat… e une pyes prap. “po ti pse nuk ke ike”?? Ahh ne do rrime ketu sepse ne ketu do hame me luge te arta.. sepse tash kena demokracine.. e di nga buzeqeshja e hidhur perse nuk ka ike, sepse makinat e kane lane ne toke… ose ashte zgju vone nga gjumi…
Por une buzeqeshjen e kam te shpirtit, sepse besoj ne te vertet ne nje jete ma te bukur.. nuk me interesonte aspak ikja..
Ne veren e dyte nuk e humbet rastin… andrra tashma e miqve te mi eshte ba ikja..
Nganjehere mendoj se me vite te tana nuk ndodh asgja.. ndersa brenda dy viteve ndodh gjithçka e mujtun e paimagjinueshme.. keshtu ashte dhe ikja jeme…. Me nje anderr kthimit… e cila vjen duke u coptu çdo vit e ma shume…
Tablloja qe kisha pikturu me doren e nje vajze vjen e zbardhet nga shpirti i lodhun se anderruemi i nje gruaje…
Ehh tash ndigjoj prap psheretima, mrenda shpirtit, psheretima qe kane marre formen e vetedijes me pjekunine.
Sot shoh brohoritje e brohoritje, per disa rruge te shtrueme, per dy pedonale te Shkodres, per papunesine, per mjeksine qe asht kthy ne biznes e shitje organesh, per rendin publik e istitucional mos ma keq, per klube e klube pa fund…
Sot shoh me synin e nje qytetari te thjesht qe ka pa dhe nje realitet tjeter… e sot i shtroj pyetje vehtes, vetem une shoh??

Për të mos humbur artikujt publikuar nga Albania News na ndiqni në Google News

ShpërndaCicëroShpërnda

Diskutime mbi këtë artikull

Më të fundit

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Ambasada e Shqipërisë: rinisin shërbimet konsullore

Më të lexuarat

Lahuta e Malcis, kryevepra e At Gjergj Fishtës

Besa e Kostandinit

Valbona e Bukur

Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi Receta shqiptare ricette albanesi
Video Albania Video Albania Video Albania

Albania News paraqitet si gazeta e parë online e cila shpjegon jetën e përditshme të komunitetit shqiptar në Itali. Regjistruar në Itali me numër 1973 të datës 30-09-2009.

Na ndiq

Shfleto Albania News

  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Emigracion
  • Itali
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Histori
  • Traditë
  • Letërsi
  • Muzikë
  • Italisht
  • Anglisht
  • Turizëm
  • Kosova Oggi!
  • Receta
  • Video
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Shkrimtarë
  • Diaspora
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare

Go to mobile version