“I ulur në një minder të vjetër, nën tymin e çibukut, shikonte ngultas tespijat që lëviznin me rritmin e gishtërinjëve. Herë pas here dora e rrudhur, si brazdat e një are të punuar prej vitesh,i shkonte tek një kryq i varur në qafë gati prej një shekulli.”
Këtë motiv unë e kam lexuar shpesh në histori brezash, ndjekin rrjedhën e një mitologjije pa kufi, kudo që të shkosh, në çdo cep të botës, do gjesh një kujtim të ngjashëm me ketë.
Qoftë ai nga më i thjeshti që një nënë apo baba i dhuron fëmijës në lindje, apo përgjatë jetës, si shenjë fati apo kujtese ndër vite ka vlerë të madhe shpirtërore.
Simbolikë që kthehet nganjëherë në bamirësi apo kontribut.
Një person anonim dha një ndihmesë ekonomike duke shitur kujtimin e nënës së tij – më tregon Durimi përfaqësues i shoqatës Scanderbeg, një ndër shoqatat nismëtare në aktivitetin “Shqiperia 100 vjet Komb i coptuar” i zhvilluar ne Milano të djelën 20 korrik 2013.
Aq euro janë sa një darkë e ndonjë politikani që se vë ujin në zjarr por për atë person konvalenca e sendit të çmuar është e barabartë me kujtimin që ndjek rrjedhën e gjakut.
Mbetem gjithmonë pa fjalë përpara këtyre veprimeve sa simbolike aq edhe edukuese, jo vetëm për për brezin e ri, por edhe për këdo që ka harruar se njeriu “me madhështinë” e forcës materiale është thërmije përpara atij që ka atë shpirtëroren.
Aktiviteti pati një sukses për vetë faktin e një bashkëpunimi 360 gradë të 46 shoqatave shqiptare në Itali. Një protestë e heshtur, pa bujë gazetash apo thirrje politikanësh, një kuvend faktesh historike që tashmë për fat të keq shkollat shqiptare si vënë shumë rëndësi. Kjo është edhe një thirrije sensibilizuese për të mos harruar gabimet.
Se jam këtu kur Mal i Zi, ish Iliri; kur nga një det në tjetrin det, isha zot vetë! Unë jam këtu nga moti, kur vetë Zoti, e bëri fushën fushë, e malin mal… Mitrush Kuteli
Populli ynë eshte si ai njeriu që ka pishman të kaluarën dhe nuk shikon shpesh të tashmen ndoshta një ide e imja e gabuar që më lind këtë pyetje në një bisedë me Darling Ismail Vlora nga Milano. Ndihmon për të ardhmen kjo?
E kaluara, e njohur mirë, ndihmon shumë për të ardhmen, sepse të bënë të rreflektosh. Por nëse kjo shihet e shkëputur, pa u analizuar edhe me realitetin, atëhere bëhet e dëmshme. Qellimi i Konferencës, në kendveshtrimin tim, ishte ky. Thjesht të tregonim që s’kemi harruar.
Te sillnim disa fakte, dëshmi, dhe të tregonim, me gojën e vet Europës, që me ne gabuan.
Keto takime duket se janë kthyer pa vlerë. Kërkohet një padrejtesi që na kanë bërë duke na coptuar ndërkohë që ne brenda jemi krejtësisht të përçarë
Nese ne nuk rregullojmë vetveten çdo gjë ska vlerë
Mendimi im ishte të gjeja sa më shumë aktiviste intelektualë që të marrin në dorë aktivitete kulturore për të mobilizuar komunitetin shqiptar duke e rimëkëmbur atë mungese besimi te njëri tjetri dhe për ti dhënë një dritë tjetër vetë maredhenieve midis nesh si shqiptar në emigrim. Duket që mbas aktivitetit të Milanos me lidhjet që u krijuan do të ecet më mirë në këtë drejtim entuziaste shprehet me besim Erida Cela Perlala ideatore eventi dhe aktiviste nga Padova.