Nga Kalaja e Lezhes ne Butrint. Betejat e pareshtura ne mbrojtje te trashegimise kulturore.

Fjalët godasin e vrasin, por rrallë herë lëndojnë arrogancën, pushtetin, forcën e parasë dhe atë të dhunës.

“Në vend të thonë sa mirë që dikush i përkushtohet me shpirt pasurisë arkeologjike shqiptare, nisin e përdhunojnë pasurinë dhe punën disavjeçare, plot djersë e pasion”. Nervozismi i Etleva Nallbani, – arkeologe shqiptare e kerkuese shkencore në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore në Francë (CNR), prej vitit 2004 në linjë të parë në kërkimet arkelogjike në Kalanë e Lezhës të financuara nga taksapaguesit francezë e shqiptarë, – është mëse i pranueshëm e i arsyeshëm.

***

Me firmën e ish Ministrit të Kulturës shqiptar, Vizar Zhiti, në majin e 2013-tës, qeveria Berisha aprovoi projektin e kompanisë “Schnell shpk” për rijetësimin e Kalasë së Lezhës, që parashikonte trasformimin e saj në një resort luksoz me fushe tenisi, lokale e hotele.

Pra jo nje restaurim sikundër parashikon ligji por një çnatyralizim të monumentit, nga historik në turistik, duke e fshehur nën ndërtimet e projektuara mbi rrënojat e trashëgimisë kulturore. Aprovimi i projektit të “Schnell shpk” për rijetësimin e Kalasë së Lezhës i dha jetë një levizjeje të pareshtur kundër shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.

A mundet valle ne emer te zhvillimit ekonomik te dhunohet historia e vendit? Te injorohet prejardhja, mundi i brezave të shkuar qe sot na bejne te ndihemi krenarë (te pakten me fjalë) që jemi shqiptarë? Mundet vallë një Shtet të investojë në ligjërimin e shkatërrimit të pasurisë së tij historike? Aty ku Skënderbeu mblodhi Kuvendin e Lezhes (1444), aty ku Princat shqiptarë u zotuan kundër perandorisë osmane, aty ku mori jetë ëndrra e Mbretërise së Arberve?

Ishin këto pyetje që kryesonin gjatë telefonatës me arkeologen dhe që nxisnin mllefin e saj.

Gjate ketyre 10 viteve kerkime nën mbikëqyrjen e Nallbanit per NCR franceze, Kalaja e Lezhës i ka dhuruar shoqerise bashkehore nje thesar historik qe nis qe ne shekullin e IV para Krishtit e deri ne ditet tona. Entuziazmi, pasioni e këmbëngulja qe u perkasin personazheve si Etleva Nallbani bashkë me ekipin e saj germues pasuruan arkivat e muzeut shtetëror e kulturën shqiptare.

Ky thesar i tokes se shqiponjave u gjend përpara nje projekti rijetesimi qe do e percillte në varrosje të përjetshme.

Falë inteligjences intelektuale iu dha fund shkaterrimit te pasurise kulturore te Shqiperise. Protestat pa reshtje qe ngjanin te arrinin ne vesh te shurdhet e aksionet shoqerore ne mediat sociale, shkembimet e informacioneve ndermjet intelektualëve te ndergjegjësuar per kete problem, letra e thirrje pa fund drejtuar administratave shteterore e Ministrise se Kultures shqiptare, mese fundi sollen frytin e shumepritur.

Qeveria e sotme vendosi: Firma e shkrimtarit te mirenjohur Vizar Zhiti, ish ministër i kultures shqiptare ne qeverine Berisha, qe aprovoi projektin e kompanise “Schnell shpk” per rijetesimin e Kalase se Lezhes ishte e gabuar e ne kontradiktë te plote si ne proceduren e aprovimit ashtu dhe me ligjin shteteror për mbrojtjen e trashegimise kulturore.

Shfrytezimi i Kalase se Lezhes, ashtu siç parashikonte projekti i qiramarrësit eshte i paligjshëm.

Milena Selimi, këshilltare per Mediat dhe Komunikimin ne Ministrine e Kultures, ne pergjigje te pyetjeve qe i drejtuam na shkroi menjehere mbi vendimin e marre nga Ministrja Kumbaro mbi ceshtjen e Kalase se Lezhes. “Veprimi i ministrise se Kultures me Kalane e Lezhes ishte rregullimi i nje procedure te abuzuar, te keqperdorur,  ku ishin shkelur te gjitha rregullat e parashikuara nga ligji lidhur me procedurat e koncesionit ose qirase”(..) Projekti teknik ishte i papajtueshem me potencialin arkeologjik te Kalase. Ndertesa ka nje potencial nentokesor arkeologjik shume te pasur e çdo ndertim mbi te do te ishte i demshem.

(…) Qeveria nuk eshte kundër koncesioneve ose qirave per sa kohe ato jane te parashikuara nga ligji, si forma bashkepunimi, por është kundër (..) abuzimit ne Monumentet e Trashegimise Kulturore”.

***

U fitua nje beteje por lufta eshte ende e gjate. Dashuria per historine e format qe e percjellin ate bashke me kokefortesine e arkeologes Etleva Nallbani qe drejtoi jo vetem kerkimet ne Kalane e Lezhes por dhe frymen e protestes kunder nëpërkëmbjes së trashegimise kulturore shqiptare sollen rezultatin e duhur. Nderkohe intelektualët e dhe e gjithë shoqëria i bashkohen nje tjeter nisme sociale e proteste paqesore qe shpresojme te mos zgjatet me tej si ajo e Kalase se Lezhes. Ne rrjetet sociale online beteja e radhës është ajo per shpetimin e Parkut Arkeologjik Kombetar te Butrintit. Pasuri kombetare e kercenuar nga privatizimi ne emer te “Kthimit te Pronave”.

Nje nga trashegimite e arbërve që në vitin 1992 është deklaruar nga UNESCO Pasuri e Njerezimit, sot gjendet nen rrezikun e arrogances se biznesit e neglizhimit te Shtetit.

I braktisur në fatin e tij, parku i Butrintit mban fshehur nen barishtet e gjata sa pemet e nen ndotjen e injorances nje nga mrekullite shqiptare. Ne emer te mirembatjes e te drejtes se kthimit te pronave, ajo çfare eshte e te gjitheve, e mbare botes (siç deklaron UNESCO) sot pretendohet te jete private. Pretenduesi, Agim Toro ka deklaruar se do te kujdeset per Parkun e Butrintin me pasion e nuk do e dëmtojë ate, madje do te lere bagetine te kullosë. Ne te kunderten ai do te pranonte nje kompensim te prones te barabarte me vleren 1 miliard e 500 mije euro. Ky lajm ka nxitur dhe interesimin e UNESCO-s e cila kerkon sqarime nga qeveria shqiptare mbi kete akt te kthimit te pronesise qe i perket Trashegimise Boterore. Me siguri te kullosesh mbi historine kulturore duhet te jete me mire se ne fushen muzeqare e ndoshta bagetia do te dijë ta ruajë trashegimine më mirë se njerëzit por ndërkohe protestat e meparshme te arkeologeve, te intelektualve e te shoqerise se thjeshte ne kerkim te mirembajtjes se monumenteve kulturore shqiptare perballe ketij turpi jane bere edhe me te forta.

Ne pergjigjen e saj, keshilltarja per mediat e komunikimin e MK, Milena Selimi, shpjegon se si problemi i Butrinit nuk i perket vetem Minstrise se Kultures por eshte nje problem ligjor. “Ministria, – garanton ajo,- po mbledh të gjitha dokumentet e duhura per te krijuar nje panorame te qarte mbi ç’ka ndodhur. Po bashkëpunojmë me Agjencine e Kthimit te Pronave dhe Ministrine e Drejtesise per te arritur ne infomacionet e plota per te avancuar me tej ne kete ceshtje. Ju garantoj,- nenvizon Selimi,- se qeveria eshte e vendosur per te mos leshuar asnje centimeter nga Trashegimia Kulturore”

“Trasparenca e respekti per te gjitha rregullat ligjorë jane bazat per nje bashkepunim frytdhenes mes biznesit privat e ruajtjes se pasurise e nese rregullat nuk jane te mjaftueshme do te hartojme te tjera sikunder po bejme me rishikimin e ligjit per trashegimine kulturore”,- perfundon Selimi.

Me pak fjalë, dikush zoteron nje tapi mbi Pasurine e Njerezimit qe i perket mijevjecarit te dyte Para Krishtit. Nje nga monumentet me te rendesishem e te lashte te trashegimise kulturore shqiptare ne kohen tone eshte prone private.

Qeverisë shqiptare i duhet te studjojë një zgjidhje për moskalimin në pronë private të këtij monumenti. Shqiperia mban ne gjirin e saj nje pasuri historike qe e shfrytezuar si e tille do t’i sillte mireqenie, turizem e investime. Nen rrenojat e ndertimeve te lashta ilire qendron rende karakteri i forte shqiptar, bashkejetesa me kultura të ndryshme dhe qe sot i japin nderin e nje populli mikprites e tolerues. Sot, nje informim i mirë dhe vëmendje e madhe ndaj akteve ligjore qe i perkasin kultures, nënkupton vlerësimin për një të shkuar të lashtë e largpamësi për të nesërmen e largët.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version