E keqja e shqiptarit është vetë shqiptari

"Pse u dashka doemos të më pëlqejë si këngëtar Ermal Meta? Sepse jemi shqiptarë?"

Kështu u shpreh dikush në mënyrë sipërfaqësore. Shqiptar edhe ai. Dikush tjetër, edhe ai shqiptar:
“Obobo, po pse me këtë këngë do të paraqitet Italia në Eurovizion?” I shqetësuar shumë d.m.th për zhgënjimin eventual që mund të marrë Italia në Eurovizion me “këtë këngë” nga Meta/Moro, fituese e Sanremo-s 2018.

Jo, zotëri. Nuk imponohen shijet. Ato të çfarëdo fushe apo sektori dhe në këtë rast, as shijet muzikore. Do të ishte jo vetëm humbje kohe ta pretendoje këtë gjë por, edhe thjesht tregues i një ngushtësie në mentalitet apo horizont. Njëkohësisht, shijet muzikore me flamujt nuk ka pse të përzihen.

Thjesht mora shkas të shkruaj një refleksion të shkurtër mbi këtë gangrenë që shqiptarin e bren nga brenda ka kohë: inati, cmira, nënvleftësimi për arritjet e tjetrit dhe, shumëfishuar këto ndjesi negative sidomos kur bëhet fjalë për bashkëkombës të tyre.

Nuk ma ka ënda të ngatërroj konceptet pra, të sjellim shembuj: “Unë jam pro këtij politikani, ndërsa unë jam kundër”, pasi simpatizimet konfliktuale të personave ndaj rreshtimeve e ngjyrimeve të ndryshme politike në Shqipëri kanë përçarë familje, kanë krijuar grindje e sherre ndër fëmijë/prindër, motra/vëllezër, kushërinj e të afërm, miq etj.

Por, mora shkas nga fryma përkrahëse dhe entuziaste që këto ditë ndër shqiptarë është karakterizuar si e përhapur me një shpejtësi marramendëse me fitoren e Ermal Metës në edicionin e 68-të të Festivalit të Sanremos në Itali.

Dhe, ndërkohë, për paralelizëm, nga fryma paradoksale kundërshtuese, mospajtuese, tendencioze, kritikuese, apo nënvleftësuese ndaj këngës së dyshes Meta/Moro nga vetë disa shqiptarë!

Tani, duke pasur parasysh që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, që jo të gjithë duhet të kenë të njëjtat shije muzikore e njerëzit – shqiptarët kryesisht – nën këtë aspekt, nuk mund të homologohen përkundrejt preferencash të njëjta, vetëm se Ermalin “e kemi shqiptar”, duke konsideruar që Ermali përfaqëson në këtë manifestim muzikor Italinë e jo Shqipërinë – ama, ai nuk është lodhur ndonjëherë duke përmendur origjinën e tij, ai origjinën shqiptare e ka lartësuar gjithnjë – duke konsideruar njëkohësisht që nuk duhet ngatërruar një preferencë muzikore me sensin e përkatësisë kombëtare, njëkohësisht them se…

Një i mençur shprehej:
“Kush kërkon që nëpërmjet mungesës së tij të bëhet shkak i vëmendjes së tjetrit, kjo është arrogancë, mendjemadhësi.”

Unë, bëra një paralelizëm.

Meqë ndodhemi ende në rrymën e komentimit të fituesve të Sanremos, vërej diçka:
Përtej shijeve muzikore, ata shqiptarë që kritikojnë fitoren e E. Metës bashkë me F. Moro-n, që minimizojnë cilësinë e këngës, këngë që mori:

E çuditërisht bëhen papritur të gjithë kritikë muzikorë apo ekspertë teknikë të fushës.

D.m.th, këta persona polemikë, në të vërtetë kërkojnë veç vëmendje për veten e tyre, pretendojnë t’u drejtohen reflektorët nga vetja e tyre – me arrogancë e mendjemadhësi – duke rezultuar “kundër rrymës”, në një klimë përgjithësisht entuziaste e që këtë fitore e vlerëson pa masë, sidomos ndër shqiptarë.

Do t’u lija kohë artistëve Meta/Moro, të shijojnë fitoren e merituar paraprakisht.

Do t’u sugjeroja shqiptarëve “antikonformistë” që ndërkohë që askush nuk tenton t’ju homologojë me çdo kusht apo t’ ju imponojë të jeni solidalë e të bashkëndani gëzimin për fitoren e një bashkëkombësi tuaj në një vend të huaj për më tepër, të keni parasysh se brenda Italisë ka se kush të polemizojë mbi këtë fitore, apo jo?

Juve, bashkojuni po mundët – vetëm nëse kjo nuk ju kushton edhe aq shumë – asaj pjese të publikut italo-shqiptar kryesisht, që Ermal Metës i dha mundësinë që të ngjitet dhe të fitojë në skenën e Teatrit Ariston, aty ku janë gjurmët e gjigandëve të muzikës italiane – siç theksoi vetë Ermali në përshëndetjen e falënderimin direkt pas shpalljes së fitores.

Bashkojuni përse jo, edhe atij brezi të djegur shqiptarësh, – pa harruar historinë e të shkuarën tonë – që për të ndjekur Sanremon në kohën e diktaturës në Shqipëri, rebelimin ndaj censurës e ka paguar me jetë.

Sot, Ermali ka fituar edhe për ata!

 

Mund t’ju interesojë gjithashtu

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version