Kandidaturat shqiptare për ekstremin e djathtë: goditje ndaj vetvetes?

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, ku aktualisht, 70 kandidatë me origjinë shqiptare garojnë në këto zgjedhje

70 kandidatë me origjinë shqiptare garojnë në zgjedhjet administrative italiane

Të gjithë besojmë se njohim çdo skutë të jetës, të gjithë besojmë se njohim në perfeksion dashurinë, gëzimin, dhimbjen, trishtimin, besojmë se njohim njeriun. Por, realiteti na mëson se jeta ka shumë sekrete, shumë enigma që nuk i zgjidhim dot.

Kam parasysh kandidaturat e disa shqiptarëve, për disa parti të ekstremit të djathtë, me frymëzim racist, për zgjedhjet lokale, në Itali.

Nuk ka atentat më të madh ndaj ne emigrantëve, nuk ka thikë më të mprehtë të ngulur pas shpine, se sa të marrësh pjesë në këtë apokalips mendor, të një pjese tonës, të cilët kanë harruar baltën e origjinës së tyre, erën e bagëtive që deri dje kullosnin në bjeshkë, e sot, pasi kanë mësuar një italishte të çalë në shkrim e këndim, e ndiejnë veten më më vatikanistë se vetë Papa.

Nuk ka dëshirë më të madhe për të qenë i verbër e pa timpanë në këto momente, me qëllim që të mos ndihesh i plagosur nga injoranca!

Dhe, nuk ka dhimbje më të madhe për ne, që, dashur apo pa dashur, të mos i japim të drejtë Salvinit kur pretendon që këmbë emigranti të mos shkelë në Itali!

Ose, nuk do bënim mëkat nëse do “mallkonim” që, nëse ia arrin ditës që të shkelë, – njësoj si disa kandidatë me origjinë shqiptare, – të kenë lexuar të paktën një libër historie të popullit tonë.

Me qëllim që të mos mblidhemi përsëri këtu e të vëmë atë kujën e njohur të poetit “kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi”

Këndvështrimi i autorit të këtij publikimi jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e Albania News.

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane. Raundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor. Aktualisht, 70 kandidatë me origjinë shqiptare garojnë në këto zgjedhje. Këtu mund të konsultoni listën e plotë përgatitur nga Albania News.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version