Dituria tremb!

Ne studentët e diasporës nuk mund të zgjedhim sepse vendi ynë nuk na pret krahëhapur. Vendi ynë është tepër i korruptuar për të na mbajtur shpresën gjallë.

Prej nëntë ditësh, një pjesë e mirë e studentëve shqiptarë është ngritur në këmbë, për të protestuar kundër një ligji arsimor, i cili jo vetëm i kufizon aftësitë e tyre, por mundeëon dhe kufizimin e të ardhmes së tyre, si dhe te një populli të tërë.

Një sistem arsimor, mediokër dhe i korruptuar bëhet sinonim i një shoqërie me kulturë të prapambetur. Është tregues i një forme shtytje,  nga sistemet më te lartë të politikës, për të mos lejuar ngritjen intelektuale të shoqërisë shqiptare. Dituria tremb!

Prandaj, sot rinia  po “pelcet” dhe kane te drejte ta bejne. Te shperthejne dhe te mos leshojne aspak derisa tu shpohen veshet te shurdherve. Tu shqepen syte qorrave te politikes; qorrave te zhgarravitjes se nje populli te tere.

Kjo eshte nje rini e cila nuk duhet te heshte, sepse nese do t’i duhet te heshte, do te na shuaje ate shkendije shprese – qe po ngjall edhe midis te fjetureve, midis te dorezuareve.

Ajo po na shkund edhe ne, te ikurve. Ne, te cilet ia mbathem!

 

E di, dhe ju deshironi t’ia mbathni: po nese do te ikim te gjithe, ç’do behet Shqiperia? Nje fuçi prej pluhuri te bardhe? Nje fole shpendesh grabitqare, te cilet do te fluturojne neper malet e kokaines apo ne pemet e fodullikut, rraskapitjes dhe trashellikut? Te mbeturit do te beheshin me te perkulur dhe mbijetues te pajete. Ata do te jene te pakte, ndersa te “fuqishmit”, te shumte dhe perfitues te majme, barkaliqe te pangopur. Nderkohe rinia, do jete shnderruar ne nje eksod te ikurish.

Te ikurit dhe te mbeturit: te gjithe te zhgenjyer nga ky vend i cili debon. I cili nuk jep por vetem merr; na ben lypsare dhe kokeulur.

Jam nje nga te ikurat, e cila ndjek nga larg, me ane te internetit, te gjithe protestat. I përkas brezit te lindur ne vitet 80, i cili eshte dyfish i neperkembur. Pasi ne, kemi lindur gjate kohes se komunizmit dhe jemi rritur ne kohen e pseudo demokracise: por as nuk ia pame hajrin! E kam zili, rinine tuaj dhe deshiren per te mos rene pre e perleshjeve partiake. Entuziazmin tuaj per te ngritur zerin.

Kemi nevoje te gjithe ne, brenda dhe jashte Shqiperise, per te rinj te motivuar si ju; te cilet kerkojne te rindertojne vendin e tyre. Mbase keshtu, ne nje te ardhme te shpejte, do te mund te udhetojne apo te studjojne jashte – jo me te rraskapitur apo te shtyre nga skampja dhe nga deshira per tia mbathur vrapit.

Ju duhet te jeni ate te cilet hedhin hapin per nje shoqeri, vertet, me demokratike!  Ju nuk duhet te jeni te vjedhurit e perjetshem. Fale jush, hajdutet duhet te nuhasin qe ditet e tyre po shkojne drejt fundit.

Sa here te ndiheni te lodhur, te tundshem ne bindjen tuaj per te vazhduar deri ne fund: ju lutem mos! Kujtohuni per nenat, gjysherit apo te afermit tuaj te cilet kane vuajtur ne pamundesine per te qene kaq te çliruar, si ju. –  Ju nuk duhet te deshtoni, por te fitoni dhe t’i riktheni dinjitetin e humbur, te harruar,  popullit tone, teper te vuajtur.

Dhe sa here te ndiheni te dorezuar, mbani mend se bashkemoshataret tuaj, neper bote, udhetojne krejt te lire. Per arye te ndryshme: argetim, eksplorim, studime dhe shume te drejta, sepse shteti i perkrah ne mirembajtjen e te ardhmes se tyre. Shteti i tyre funksionon, pasi iu ploteson kushtet per te arritur me te miren.  Studentet dhe qytetaret, ne boten perindimore, te drejtat e tyre i pretendojne, pa ulje dhe pa presje. Edhu ju mund te beni te njejten gje.

Si, shoqja ime francese, Fanny, e cila gjate gjithe periudhes se studimeve nuk ka reshtur se udhetuari ne shume vende te botes. Universiteti ne te cilin studionte i jepte te drejten per te kryer disa stazhe ne vende te ndryshme jashte Frances. Keshtu ajo, ne te njejten kohe, ka mundur te rrise njohurite e saj profesionale por edhe te mesoje gjuhe te ndryshme, pa paguar domosdoshmerisht kurse te posaçme. Prinderit e saj nuk sakrifikuan dhe as qindarken e fundit. Ne nje nga udhetimet e shumta te saj, ajo u dashurua me kulturen Iraniane, shtet ku vendosi dhe te jetoje. Aty njohu dhe bashkeshortin e saj. Tashme ajo ka vendosur, perkohesisht, te jetoje ne Iran, ku aktualisht punon. Se shpejti Fanny, do te hape nje kompani trasporti te sajin, jo larg Brukselit.

Si Nathalie, nje shoqe tjeter franceze, qe gjithashtu ka udhetuar dhe bere stazhe, pa mase, anembane botes. Zoteron disa gjuhe dhe prej nje viti jep mesim ne universitetin ne te cilen ka studiuar.  Eshte gjithmone ne udhetim, por me rrenje te mbjellura fort ne France. Ajo nuk do ta braktise Francen.

Si Janika, nje vajze gjermane e cila ka studiuar midis Frances dhe Gjermanise. Ne nje shtet si Gjermania studentet, pasi kane mbushur 18 vjeçe, kane mundesi te levizin ne vende te tjera te botes, si anëtare apo vullnetare te shoqatave te ndryshme. Edhe Janika zoteron me shume se tre gjuhe te huaja. Pasi ka shetitur ne shume vende te botes, vende ne te cilat ka pasur mundesi te rrise pervojat e saj jo vetem profesionale, tashme ajo jeton ne Gjermani dhe punon per Onu.

Si Veronica, shoqja ime italiane e cila jo vetem ka kryer nje vit Erasmus ne France, por ka udhetuar dhe bere stazhe te ndryshme jashte Italise. Prej nje periudhe te gjate ajo jeton dhe punon ne Irlande, por tashme,  po planifikon te rikthehet ne itali. Ajo nuk ka frike, megjithe veshtiresite ekonomike qe Italia po kalon.

Une, kam pasur mundesine te studioj ne Firence, te Italise, me nje burse dhe sistem universitar i cili me ka ndihmuar pa mase. Per nje kohe te gjate kam pasur nje burse, per t’u patur zili, ku per shtepine e studentit  dhe mensën (dreke dhe darke, perfshire) nuk paguaja as edhe nje qindarke; nuk paguaja taksa, madje, me jepnin 1200 euro ne vit dhe kisha mundesine te ndiqja shume iniciativa kulturore, aktivitete sportive,krejt falas apo me ulje çmimi. Natyrisht, bursa mbahej duke studjuar. C’do vit numri i krediteve rritej dhe si rrjedhoje dhe numri i provimeve per tu mbajtur.

Ne universitet e Firences ka nje perqindje te larte te studenteve shqiptare, shume prej te cileve enderrojne nje rikthim ne vendin e tyre, por kane frike – si, dhe une! Pasi ka nje kleçke: ne nuk mund te zgjedhim, sepse vendi yne nuk na pret krahehapur.

Vendi ynë është tepër i korruptuar për të na mbajtur shpresën gjallë.

Ndaj ju brezi i përtej ‘90  dhe brezi i internetit, ju duhet të pretendoni, ju duhet të mos dorezoheni! Për të mos thënë kurrë më: “Shqiperia s’bëhet më, Shqipëria ka marre fund!”.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version