Sot është festë por nesër jeta vazhdon
Ne vendin tone kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme…
…dhe askush s’mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
Më rikthehen këto vargje tek shikoj flamujt tanë anekënd Shqipërisë, në ballkonet jasht kufijve, në statuset tona të zemrave. Vall Migjeni ka qënë një poet me forcë vargu të pa kushtëzuar në kohë dhe në situatë? Apo ne vazhdojmë të risjellim vargun e tij në melankolinë e fytyrave të lypsave rrugëve të bukura të Tiranës. Ai është i ulur në një qoshe dhe mendohet jo më të shesi shkrepse por të krijojë diçka për të mbijetuar dhe flamujtë e shikojnë nga lart me krenari kombi të papërfillshëm. Se sot është festë por nesër jeta vazhdon.
Dhe nëse flamujtë do ti heqin rrugëve, me gjithë shpenzimet e pa llogaritura që janë bërë për tu ndjerë të pranishëm në festë, atë nuk e heq kush nga rruga për tu ndjerë i pranishëm në jetën e të vobektit. Do të qëndrojë aty gjatë me sytë e ngulur rrugës me zhurmë makinash lluksoze, do të qëndrojë aty gjatë duke parë dritat e qytetit si fiken një nga një pas festës dhe pa kuptuar do të shtrihet me dorën gjysmë të hapur të kërkojë lëmoshë.
Eshtë vallë kjo që deshëm të ndërtonim per 100 vjet pamvarësi nga ç’gjëmë u ç’liruam se njerëzit vazhdojne të mbijetojnë dhe flamujt valviten harreshëm sikur asgjë nuk po ndodh sikur ç’do gjë ecen si sahat. Kohë e mbushur me gjëma dhe kohë e ndaluar nën ndriçimin e shkëlqimit të rremë.