Dëshmi nga një ditë për t’u harruar! Brindisi, 19 maj 2012

Brindisi, 19 maj, duhet te ishte nje e shtune e zakonshme pranvere ku te gjithe ngrihen ne mengjes per te filluar nje dite normale dhe ku shkollat jane te mbushura me nxenesit, te cilet ne pritje te ziles diskutojne rreth detyrave e ngritjes ne mesim.

Sepse eshte kjo per te cilen femije te asaj moshe duhet te shqetesohen. Por nuk ndodhi keshtu, sepse nje shperthim i forte dhe i papritur tronditi qytetin e vogel bregdetar.E prekur thellesisht dhe po aq e indinjuar dua t’ju percjell deshmine time per ngjarjen e djeshme ne Brindisi.

Ne oret e para te mengjesit te djeshem qytetin e mberthyen ethet e frikes dhe terrorit per ate qe ndodhi duke mos ditur ti jepej nje arsye nje ngjarje makabre te tille. Deri me sot ne Itali nuk kishte ndodhur asnjehere qe te goditej nje shkolle as nga mafia dhe as nga grupe terroristesh.

Pas terrorit te oreve te para, ku kerkohej ne te gjitha menyrat ti jepej ndihma e pare te plagosurve, vemendja eshte zhvendosur ne hetimin per kapjen e autoreve te atentatit. Ne total te plagosurit ne numer jane 5 dhe nje vajze e plagosur rende e cila eshte ende ne lufte per jetendhe per te cilen ne te gjithe diten e djeshme ishte e madhe frika nese do t’ja dilte mbane nga plaget e medha te marra sidomos ne kraharor. Pas nje operacioni qe zgjati disa ore studentja Veronika Capodieci eshte trasferuar ne qyetetin e Lecces ku eshte mbajtur nen oservim per te gjithe naten. Sot kuadri clinik eshte me pozitiv sepse Veronika eshte e zgjuar por mbetet ende rende.

Ne oret menjehere pas ngjarjes pistat e investigimit ishin te orientuara drejt nje atentati mafioz ose terrorist por kjo ngjarje e shoqeruar me shume elemente jo karakteristike te “modus operandi “te ketyre organizatave kriminale nuk ishte bindese per hetuesit. Ne Mesagne qe eshte edhe qyteza nga vinte autobuzi me shkollaret nga dhe zbriti Melissa Bassi vajza qe mbeti e vdekur nga ky shperthim, eshte epiqendra e grupit mafioz “Sacra Corona Unita” qe vepron prej vitesh ne zonen e Puglias e sidomos ne Salento. Sipas analizes se hetuesve ky akt kriminal ishte shume i dyshimte duke qene qe mafias nuk i intereson te terheqi vemendjen e te gjithe mediave nacionale dhe internazionale ne territorin qe vepron.

Ore pas ore pista e hetimit mori nje tjeter drejtim sidomos edhe pas analizes se bere telekamerave te pozicionuara ne afersi te zones se ngjarjes. Sipas forcave te rendit ne oret e para te mengjesit telekamerat kane filmuar nje person rreth te 50-tave qe ka aktivizuar me nje telekomande shperthimin e tre bombolave te gazit. Bashke me kete person eshte ndaluar dhe nje tjeter i filmuar po nga telekamerat. Personi i pare eshte nje ish ushtarak dhe ka ne fis nje familje qe merret me tregtimin e bombolave te gazit.

Pra hetimi po zhvendoset ne pisten e cmendurise se nje individi ose dhe me shume.

Nderkohe qe po punohet pa pushim per zbardhjen e ngjarjes por gjithsesi nuk perjashtohet ende asnje piste hetimi.

I menjehershem ishte edhe reagimi i popullsise qe nepermjet rrjetit perhapen mesazhin e Kryetarit te ri te Bashkise. Mimmo Consales per te organizuar nje manifestim proteste ne sheshin Vittoria te Brindisit. Brenda pak oresh ky organizim u shtri pothuaj ne te gjithe sheshet e Italise ne menyre vullnetare dhe ne shenje proteste kundra terrorizmit, mafias dhe kriminalitetit.

Ne sheshin Vittoria dje u derdhen rreth 10000 vete te ardhur nga te gjitha zonat perreth per te treguar solidaritetin me familjet e goditura dhe per te ngritur zerin kundra c’do lloj akti kriminal qe godet te pafajshmit, qe guxon te preki shkollat ku formohet e ardhmja e nje vendi. Ndjehej ne ajer prekja e pergjithshme dhe indinjata per keto veprime te pakualifikueshme. Ne shesh ishin prezent te gjithe perfaqesuesit istitucionale me te rendesishme si: Arqipeshkvi monsignor Rocco Talucci, kryetari i bashkise se Brindisit i porsazgjedhuri Mimmo Consales, kryetari i komunes se Mesagnes, Franco Scoditti, Presidenti i Provinces Massimo Ferrarese, Presidenti i Rajonit te Puglias, Nichi Vendola, segretaret e pergjithshme te Cgil, Susanna Camusso dhe te Uil Luigi Angeletti, nensegretari Manlio Rossi Doria, zevendes presidenti i dhomes se deputeteve, Rocco Buttiglione, ministri i Arsimit Francesco Profumo dhe presidenti i shoqates ‘Libera’, don Luigi Ciotti.

Ne Shesh ishin prezente edhe shume grupe studenteske dhe studente te Istitutit Morvillo-Falcone te cilet, me parrulla te medha shprehnin zemerimin dhe dhimbjen per humbjen e mikes dhe bashkemoshatares se tyre. Parrulla te tipit: “Shkollat nuk preken!”,”Tani na vrisni te gjitheve!”,”Brindisi qan viktimat e tij“, “Cfaredo qe te beni nuk do te na ndaloni dot!“, mbushen dje sheshin dhe dyqanet e mbyllura me arsyet:”Zi per respekt” dhe “Dhimbja jone sot eshte e pafund“. Gjithçka demostronte qarte qe kjo ngjarje ka prekur thelle te gjithe qytetin e Brindisit dhe jo vetem ate.

Shume prekes ishte edhe momenti kur foli studentja Martina Carpani dhe Don Luigi Ciotti te cilet percollen mesazhit e rivoltes kundra te keqes nen fjalet “U duhet thene JO, ketyre krimineleve qe thyejne ne mes shpresen, endrren dhe jeten e te pafajshmeve. Sepse nuk mund te humbet jeta duke shkuar per ne shkolle” ishte ky mesazhi i tyre per njerezit e mbledhur ne shesh.

Ne shenje rivolte eshte vendosur qe sot e diele, 20 maj, ne oren 18, do te mbahen hapur shkollat e te gjithe Italise. Duhet dhene nje shenje e forte kurajoje dhe reagimi, per ti treguar organizatave mafiose dhe kriminale qe NE populli qe e duam jeten dhe demokracine nuk do te ulim koken para kesaj dhune te pajustifikueshme nga cilado ane qe mund te vij.

Mesazhe solidariteti jane shprehur nga te gjithe autoritetet e vendit dhe jashte tij. Sot, vendi i ngjarjes eshte mbushur me qindra e mijera buqeta me lule e letra mesazhi nga te gjithe qytetaret dhe mendimi i pare i shkon Melisses, engjellit te vogel, familjes se saj dhe vajzave te tjera qe gjenden ende ne spital.

Ngjarja e djeshme duhet te na sherbeje te gjitheve per reflektim ne menyre qe te punojme perdite e me shume kundra Mafias dhe çdo organizimi tjeter kriminal dhe per te ndaluar ne te ardhmen qe dite te tilla si ajo e djeshmja te mos perseriten me kurre.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version