Arsimi i lartë privat, bordello diplomash

Shumëkush mund t’i mbajë mend lëvizjet rinore që përfshinë vendin tonë fqinjë, Italinë aty diku nga viti 2008. Pamë masa të tëra të rinjsh (nxënës, studentë, etj), të cilët prekën edhe milionin. Shkollat dhe Universitetet, 60% prej tyre u bllokuan si pasojë e grevave të ndryshme.Të rinjtë zaptuan rektoratet dhe aulat e studimit. Disa prej tyreprotestuan në shenjë simbolike së bashku me profesorët e pedagogët, duke bërë mësim në mjedise të hapura nëpër rrugët e qyteteve. U bllokuan stacione hekurudhore dhe sheshe. Por përse vallë protestuan miqtë tanë italianë? Çfarë i shtyu ata të ishin aq të zemëruar e rebelë, sa të mos rreshtin së bërtituri, me një zë aq të lartë, sa që nuk është dashur nevoja e ndonjë amplifikatori të madh që të dëgjohej deri përtej brigjeve të Adriatikut, në vendin tonë.

Jehona e tyre kishte një arsye dhe një shkak të fortë: bëhej fjalë për një reformë në arsim, reformë e bërë nga qeveria Berluskoni dhe më konkretisht nga ministrja e arsimit Xhelmini dhe që u miratua mes protestave të ashpra të opozitës, brenda mureve të Parlamentit, dhe të sindikateve të ndryshhme jashtë tij. Kjo reformë, i hoqi mjaft fonde arsimit, zbehu rolin publik të shkollave dhe fakulteteve, si dhe solli mjaft cënime për mësuesit e nxënësit. Disa shembuj që mund të japim janë ata të një mësuesi të vetëm për çdo klasë të shkollave fillore (çka do të linte pa punë mjaft mësues të tjerë), kthimi i notës në sjellje, si dhe ndarja në klasa të ndryshme midis nxënësve italianë, dhe atyre jokomunitarë (çka në fakt na kujton në mënyrë rrënqethëse Bantustanet, ku u internuan afrikanojugorët, nga minoranca që ushtroi Aparthaidin mbi ta, por kjo nuk qe edhe aq e çudisthe në një Itali të udhëhequr ng esktremi i djathtë, ku Lega Nord bënte ligjin).

Po përse na u ankokan italianët se do të financohet më pak arsimi i tyre dhe se rrezikon të krijojë më shumë hapësira për atë privat? A nuk është e vërtetë se arsimi privat është ai që sjell më tepër cilësi, siç e mendojmë edhe ne shqiptarët, pasi në vendin tonë shkollat private çelin si kërpudhat pas shiut? Atëherë përse italianët na qenkan kundër zbehjes së rolit të arsimit publik?

Arsyeja dhe përgjigja për këtë është e thjeshtë. Në një vend ku arsimi privat ekziston në kushtet reale të ekonomisë së tregut, arsimi shtetëror është thelbësor, për qindëra-mijëra studentë, të cilët skartohen nga tregu për arsye ekonomike. Pra, aty ku mungon eficienca e tregut, ndërhyn Shteti, i cili i garanton të drejtën kushtetuese për të studiuar çdo shtetasi italian, gjë të cilën privati nuk e ka për detyre. Jo rastësisht, Italia në vitin 2000, sipas shifrave zyrtare, nga 70 Universitete në total, 57 prej tyre ishin shtetërore (në Shqipëri dihet me saktësi se ka mbi 30 universitete private) dhe vetëm pjesa tjetër ishin private, dhe situata nuk ka ndryshuar shumë edhe sot. Fakultetet publike italiane nuk kanë norma shtrënguese pranimi, por janë të hapura për të gjithë kanidatët që dëshirojnë të studiojnë në to, me përjashtim të disa Fakulteteve, si ai i Mjekësisë, apo disa të tjera që e kanë numrin të kufizuar.

Ndërsa Fakultetet Private, duke qenë se janë në minorancë, vendosin kritere dhe teste të ndryshme pranimi, mbi bazën e të cilëve përzgjidhen vetëm kandidatët që marrin pikët më të larta, (çka garanton edhe më tepër cilësi për sa i takon kapitalit nejrëzor, ndryshe nga Shqipëria, ku shpesh ndodh e kundërta, vetëm në emër të parasë). Kjo bëhet pasi ka raste kur kërkesa mund të jetë më e madhe se sa oferta. Por për sa i takon pikëpamjes së vendosjes së taksave, Fakultetet në Itali, si ato publike, që kanë njëfarë autonomie, ashtu edhe ato private, i nënshtrohen një rregulloreje kombëtare, në bazën e së cilave nuk mund të kalojnë një kufi të caktuar në vendosjen e taksave për studentët.

Dhe gjithashtu, fakultetet private marrin një pjesë të financimit të Shtetit, ashtu si ato publike. Diferencimi i vetëm mes tyre qëndron në cilësinë e shërbimit që ofrojnë (në sensin e burimeve materiale të përdorura dhe jo domosdoshmërisht të formimit të kapitalit njerëzor) dhe çmimin që e vlereson këtë diferencë, i cili lëviz gjithnjë brenda tavanit të caktuar kombëtar. Pra, një situatë krejt e kundërt nga ajo e Shqipërisë, ku arsimit privat, pas marrjes se licencës, i lihet një liri e plotë veprimi për sa i takon kuotës së vendosjes së taksave për studentët, ndërsa ai shtetëror, edhe pse po njeh një autonomi të lehtë, vazhdon të mbetet nën kontrollin financiar dhe politik shtetëror. Në kushtet e një ekonomie normale tregu, kjo do të ishte diçka e mirë, sepse në rast diskriminimi me çmimet nga ana e sektorit privat, studentët do të rendnin drejt atij publik, i cili mund t’i garantonte të drejtën për studim edhe atyre që kanë dëshirë dhe kapacitet, por jo kushte të mjaftueshme financiare.

Por në Shqipëri, ndryshe nga Italia, situata është e kundërt dhe duket se numri i universiteteve private është thuajse i barabartë me ato publike dhe ndryshe nga Italia, ku ishte privati ai që bënte konkursin për pranim, për arsye të mungesës së vendeve të lira, te ne është shtetërori që bën kufizime, sepse nuk ka vende. Ndërkohë që do të ishte normale që shtetërori të ndreqte ineficiencat e tregut, permes rolit të tij të rishpërndares së burimeve njerëzore në një mënyrë sa më të barabartë, te ne ineficiencat e tregut “i ndreq” privati! Pra paradoksi mund të nuhatet lehtë dhe të kuptohet se kjo mund të bëhet enkas për të favorizuar sektorin privat, i cili gjeneron shumë burime financiare për shkak të marrëveshjes së heshtur mes Universiteteve dhe diskriminimit me çmimin nga ana e tyre (me diskriminim nënkuptojmë faktin se taksa për student është shumë më e lartë se sa shpenzimet apo investimet e kryera nga Universitetet në përpjestim me ço student që studion në to).

Në Universitetin Sussex në Shtetet e Bashkuara taksa vjetore është diku te 13.000 dollarë. Në Shqipëri ka edhe Universitete në të cilat taksa vjetore është 5 mijë euro, pra pothuajse sa ai i Sussexit, me ndryshimin e vetëm se në Amerikë bëhet fjalë për një kampus universitar me ambiente sportive, mensa ,laboratore, konvikte, librari, biltioteka etj, ndërsa në Shqipëri, mjedise të tilla jo vetëm që mungojnë, por si për ta kompensuar këtë mund të të ndodhë që të kesh nderin të krekosesh se për shok klase kishe ndonjë trupeshk si Renzo Bossi. Ndokush mund të mendojë se mungesa e analogjisë në sektorin e arsimit mes dy vendeve, nuk është domosdoshmërisht një problem. Por përse vallë ekziston ky ndryshim? Mbajtja e një numri më të madh fakultetesh publike ka qenë gjithnjë një politikë e menduar mirë e Italisë, si garanci për t’i ofruar çdo qytetari të drejtën e studimit, gjë që privati nuk mund ta bënte për shkak të barrierave të tij financiare, të cilat janë të domosdoshme për të mbuluar investimin për shërbimin më të mirë të ofruar në krahasim me shtetërorin, barrierë të cilën jo të gjithë janë në gjendje të kapërcejnë.

Po në Shqipëri, si ka mundësi që askush nuk shqetësohet se tendenca është që arsimi i lartë privat të mbizotërojë në sasi, dhe se këto fakultete i fiksojnë çmimet sipas qejfit, duke diskriminuar dhe duke iu mohuar të drejtën kushtetuese për studim, të gjithë atyre shtetasve, të cilët nuk e kanë luksin për të paguar mijëra euro për të studiuar? Përgjigja është e thjeshtë: Ndërkohë që shumë Universitete private europiane janë jofitimprurese, në vendin tonë edhe kur deklarohen të tilla, në të vërtetë ato janë firma të mirëfillta, qëllimi i së cilave është vetëm fitimi. Dhe lidhja e tyre me politi
kën i krijon edhe imunitetin e nevojshëm për të qenë rehat nga tatim-taksat apo kontrollet e drejtorisë arsimore. Rezulalti i këtij procesi është se për një student të nivelit mesatar, që ka të drejtën dhe dëshirën të studiojë, por jo mundëistë e mjaftueshme ekonomike, në rast se ai nuk paguan dot privatin dhe i gjen dyert e mbyllura te shtetërori, për shkak të mbushjes së kuotës së pranimit, i bie që ai të mbetet pa shkollë dhe kjo do të thotë se e drejta e tij shkelet në mënyrë flagrante.

Po ne pse nuk reagojmë për një situatë të tillë? Mbase sepse na intereson ta marrim dijen me pagesë dhe jo me djersë, tekefundit të gjithë mërmërijnë e thonë “Po ç’ke, merre një herë diplomën ta kesh, se më pas do e gjejmë një mik dhe gjen punë të mirë”. Një mentalitet i tillë pasqyron realitetin, pra atë që ndodh në të vërtetë në vendin tonë në më të shumtën e rasteve. Ndërkohë që kapacitetet e vërteta dhe truri mërgojnë, ose digjen të pashfrytëzuar, diplomaxhinjtë e fakulteteve bordello-diplomash, ku paguan shërbimin dhe merr kënaqësinë, mbushin administratat, spitalet, apo gjykatat, duke garantuar një politikan të korruptuar më shumë nesër, një doktor të aftë më pak dhe një gjykatës të padretjë më të specializuar. Sistemi arsimor shqiptar është kthtyer në një sistem privat, ose më saktë në një pronë private, por jo të biznesit apo të tregut, por të disa pushtetarëve monopolizues të caktuar, të cilët gëzojnë benefitet prej tij.

Mund të përmend dy raste nga ato që na thonë miqtë tanë që kanë “nderin” të studiojnë në këto fakultete. Në njërin, mësohet se pronari mbledh gjithë stafin pedagogjik dhe në “leksionin” e tij iu thotë: “Për ju studenti është pronari! A mund t’i prishnit dot punë pronarit ju?!”. Ndërsa në një rast tjetër, pronari komunikon vetë me dy studentë të rinj që po interesohen të regjistrohen dhe iu thotë: “Pa merak, nëse doni të mësoni luftoni për notë të mirë, nëse jo, ç’keni ju, 5-n e keni në xhep!”. Çfarë çlirimi nga stresi!! Pa përmendur pastaj shumë e shumë raste, ku ka mungesë kontrolli nga ana e Ministrisë, që i lë të bëjnë ç’të duan privatët dhe t’i japin leksionet e seminaret me metoda nga më jo orthodhokset, në mungesë kontratasht e rregulloresh, çka bie e gjitha në kurriz të studentëve, të cilët nuk kanë si të hapin gojë, tekefundit si mund të qahen, kush do t’ia u dhurojë diplomat më pas?

Në një situatë normale, numri i këtyre universiteteve private do të ishte shumë më i vogël dhe licencën do ta mbanin vetëm ata 5-6 që realisht e meritojnë, dhe ndërkohë do të rriteshin fondet dhe investimet për shtimin e aulave dhe senateve akadamike publike, duke rritur edhe rrogat e pedagogëve, në emër të shmangies së mitmarrjes dhe garantimit të vendit për studentët që duan të studiojnë. Njëkohësisht në kushte normale do të rriteshin edhe kurset e formimit dhe mundësitë e pedagogëve por edhe të studentëve për specializime të mëtejshme, kur ka edhe një Kartë Bolonje, që duhet respektuar. Vetëm më pas mund të pretendonim një sistem të bazuar te meritoktacia dhe jo te miku, si dhe të kërkonim që Fakultetet tona të njiheshin edhe jashtë Shqipërisë.

Në një kohë kur pritet të na hapen dyert e Europës, ne nuk mund të hyjmë “de jure” në BE, kur kemi të mbyllura dyert e dijes. Për të shpresuar që kjo katrahurë të ndryshojë një herë e mirë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që të ketë një vullnet të fortë politik që të përbuzë çdo kompromis fitimprurës perosnal. Në fakt, mund të bënim edhe vetë diçka, përse jo, mund ta shkundnim edhe ne mejdanin si miqtë tanë italianë, por fatkeqësisht nuk e kemi ende atë ndërgjegje sociale dhe atë sens e ndjeshmëri civile, sa të kërkojmë një të drejtë të merituar, kur fare mirë mund ta përvetësojmë atë edhe me marifete, tekefundit Shteti na e lejon….

Megjithatë më mirë vonë se sa kurrë! Shpesh thuhet se universitetet private në Shqipëri janë vetëm për “bosë” dhe nuk ke si mos t’u japësh të drejtë atyre që e thonë këtë, kur përveç bosëve tanë po shkollojmë edhe “Bosët” e botës. Vetëm dje Bashkia e Tiranës propozoi që të shpallet qytetar nderi Franco Frattini, ish-ministri i jashtëm italian, i cili mundësoi në zyrat e tij takimin midis sekserit të burgosur Lavitola, dhe atij që burgut i shpëtoi për fije, por vetëm sepse ndodhet ne Shqipëri, dhe jo sepse e meriton, Ilir Meta. Në këtë pikë do të ishte e udhës t’i propozonim Bashkisë së Tiranës të shpallte qytetar nderi edhe Renzo Bossi-n, si dhe Universitetit Kristal që motot e tij “Kristalizo të ardhmen” dhe “Ky është vendi” t’i shndërronte në “Prej këtej dalin vetëm Trofta” “Ky është vendi”.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version