Shqipëria dhe (dis)integrimi i saj në BE

2012 mund të jetë viti i tretë radhazi që Shqipërisë t’i refuzohet statusi i vendit kandidat për t’u bërë pjesë e BE-së. Kjo, pas kërkesës së nxituar nga ana e Shqipërisë e cila u formalizua në prill të vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.Paradoksi është që dy partitë kryesore në vend e duan integrimin dhe mëshojnë mbi këtë premtim drejtuar shqiptarëve duke mos mbajtur përgjegjësinë në rast falimentimi të proçesit.

Në këtë artikull dua të ndalem tek disa aspekte të cilat jane motivi i refuzimit të statusit nga ana e BE-së dhe ndaj të cilave politika shqiptare ndër vite nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Përkundrazi, vazhdon me retorikën e saj boshe ku vazhdon t’u premtojë shqiptarëve integrimin në BE prej dy dekadave.

Një tranzicion i nisur ters

Pas rënies së murit të Berlinit, në të gjithë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, gjithë Republikat, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, përqafuan vlerat dhe liritë e vendeve perëndimore, modelet e tyre qeverisëse, dhe kërkuan të anëtarësoheshin në strukturat e tyre ndërkombëtare si BB, FMN, KE, NATO, BE etj.

Ishte për të gjithë këto vende një periudhë tranzicioni, për kalimin nga sistem qeverisës një-partiak në pluralizëm partiak, nga vende me ekonomi të planifikuar e të kontrolluar nga Shteti në ekonomi tregu, nga vende të çensuruara në vende me liri shtypi, etj.

Shumë nga këto vende si Polonia, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, janë sot pjesë e BE-së që prej vitit 2004. Biles edhe Rumania e Bullgaria nga 2007. Të vetmet vende të Europes lindore jashtë BE-së këto dy dekada janë ato të ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. Nëse për vendet e ish-Jugosllavisë vonesa mund të justifikohet nga luftrat e përgjakura gjatë viteve ’90, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Shqipërinë.

Shqipëria e nisi rrugën e saj drejt integrimit europian gjatë qeverisjes socialiste 2001-2005, kur firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me BE-në në vitin 2003.
Ishte korrupsioni në çdo qelizë të shoqërisë motivi kryesor i cili i largoi nga pushteti dhe solli pikërisht në qeveri slloganin “Me duar të pastra” te demokratëve në korrikun e 2005.
Ishte korrupsioni i neveritshëm i socialistëve motivi për të cilin shqiptarët i falën PD-së dhe Sali Berishës ’97, edhe pse këto të fundit kishin elemente e sllogan shpresëlënës.
Ishte dështimi i socialistëve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira edhe pse kishte kaluar një dekadë që solli PD-në e Sali Berishën në pushtet.
Ishte politika e oborrit e partisë ajo që largoi socialistët nga pushteti duke i dhënë sërish shansin PD-së e Sali Berishës.

Jemi gati 7 vite pas dhe problemet mbeten të njejta: korrupsion, dështim për mbajtje zgjedhjesh të lira (duhet të shikojmë reformën zgjedhore çdo katër vite), privatizim i vendit në një grusht njerëzish për interesa të ngushta, politika e papërgjegjshmërisë dhe e mosndëshkimit, etj.
Po kalojnë pothuajse dy mandate dhe gati asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk mjafton liberalizimi i vizave dhe hyrja e vendit në NATO.

Duket sikur BE-ja ka përdorur politikën e mosfunksionimit në bazë të stabilizimit afatgjatë për Shqipërinë. Të gjithe shqiptarët (pozitë e opozitë) e mbështesin fuqishëm integrimin europian. Ose këto te fundit janë hipokritë. Ose të dyja bashkë.

Një gjë është e dyshimtë, BE-ja i dha statusin Serbisë e cila për gati dhjetë vjet ishte shkaktarja e gjakderdhjeve në Ballkan dhe ka gati gjysmën e vendit që nuk e duan integrimin në BE.

Ndërsa Shqipëria e do shumë BE-në por nuk arrin t’i afrohet aspak ndër vite STANDARTEVE, të kërkuar më shumë këmbëngulje nga BE-ja dhe që Serbia i ka më shumë se ne.

Paradoksi i standarteve është dhe mbetet i njëjtë në të dy dekadat ku Shqipëria akoma kërkon ujë e drita 24 orë:
Në organet drejtuese të vendit u vendosën njerëz që në të kaluarën i kanë shërbyer regjimit komunist duke lënë nën hije të rinjtë e protestave të dhjetorit të cilët, me kalimin e viteve, ose u larguan nga politika ose përqafuan metodat e vjetra. Në këto vite, Shqipëria me qëllime demokratike, është qeverisur nga njerëz me vizion të mbyllur komunist. Nëse në vendet demokratike respektohet ndarja e pushteteve ndërmjet Qeverisë, Parlamentit e Gjyqësorit, në Shqipëri ky kriter vazhdon të mos konceptohet.

Nëse në vendet demokratike zgjedhjet e lira janë një nga bazat e funksionimit të demokracisë, në Shqipëri – në dy dekada- nuk kemi mundur të kemi asnjëherë zgjedhje të lira pasi politika jonë (e rritur komuniste) nuk e ka konceptin e lirisë. Nese ne vendet e lira per çfaredo lloj abuzimi pergjegjesi vendoset para ligjit, ne Shqiperi pergjegjesia eshte element i panjohur veçanerisht nese je pjese e politikes dhe e gjyqesorit. Edhe pse kemi jetuar bashke me ’97, Gerdecin e 21 Janarin.

Nese ne vendet demokratike individit i sigurohet e drejta e prones private, ne Shqiperi keto dy dekada nje prone mund te kete me shume se nje pronar – te gjighe te ligjshem.
Nese ne vendet demokratike ka media te lira qe vezhgojne qeverisjen ne interes te publikut, ne shqiperi mediat i kemi bardhe e zi.
Nese ne vendet demokratike prona private i perket pronarit te ligjshem, ne Shqiperi nuk ndodh sepse kemi ligje me ane te cileve nje prone ka me shume se nje pronar.
Nese ne vendet demokratike arsimi eshte cilesor dhe pretendohet te investohet tek te rinjte, ne Shqiperi ndodh e kunderta. Kemi nje arsimim jocilesor dhe anje perkujdesje per politikat ndaj te rinjeve.
Nese ne vendet demokratike sherbimi shendetsor eshte fuksional dhe i garantuar per te gjithe, ne Shqiperi jo – ndodh e kunderta etj.

Ja pra, ky duhet të jetë objektivi i shoqërisë dhe politikës shqiptare që duhet të arrijë. Nëse arrin këto objektiva, atëherë nuk ka për të pasur asnjë shqiptar kundër integrimit në BE.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version