Tragjedia e 21 janarit dhe klasa drejtuese shqiptare

Në një vend që aspiron të jetë demokratik, dhe që i paraqitet qytetarëve të tij dhe partnerëve ndërkombëtare në mënyrë të tillë, vdekja e qytetarëve në një demostratë duhet të na bëjë të mendojmë shumë

FB IMG 1548194208470

Në një vend që aspiron të jetë demokratik, dhe që i paraqitet qytetarëve të tij dhe partnerëve ndërkombëtare në mënyrë të tillë, vdekja e qytetarëve në një demostratë duhet të na bëjë të mendojmë shumë.

Ngjarja përbën një precedent shumë të rrezikshëm, sidomos në Shqipëri, ku tashmë po shijonim një stabilitet që zgjat prej më shumë se 10 vitesh.

3 shqiptarë vdiqën, nga plumbat e një organi shtetëror, duke u bazuar tek versioni i deritanishëm i prokurorisë. Vdiqën për shkak të asaj dhune të organizuar që shteti duhet të ushtrojë për të mbrojtur dhe jo për të marë jetë njerëzish. Kjo ngjarje e rëndë duhet të kishte shkaktuar menjëherë një ulje të tensioneve dhe të bindte klasën drejtuese shqiptare se koha e baleteve politikë ka mbaruar, dhe ka nevojë për qeverisje, opozitë dhe kompromise, siç ndodh rregullisht në vendet demokratike.

Në të vërtetë çfarë po ndodh? Opozita socialiste, dhe të tjerët, ja hedhin fajin Sali Berishës dhe qeverisë dhe fton popullin të vazhdojë protestat. Nga ana e tij lideri i PD-së ja hedh fajin Edi Ramës me shokë e lejtnantë dhe gjithashtu fton mbështetësit e tij në një protestë paqësore ku ti tregohet mbështetja dhe besnikëria qeverisë.

Këto sinjale tregojnë qartë se ne vuajmë nga mungesa e një klase drejtuese politike, që të jetë e denjë për këtë emër. Personalisht jam i shqetësuar kur shikoj që protagonistët e këtyre eventeve janë Skënder Gjinushi, Gramoz Ruci, Sali Berisha, etj; e gjithë nomenklatura që i vuri flakën direk apo indirekt Shqipërisë në 1997- ën.

Është e trishtë sot në Tiranë, dhe më gjerë në Shqipëri, mungesa e një alternative politike serioze dhe të besueshme. Është e trishtë gjuha dhe fjalori i papërgjegjshëm që klasa jonë politike përdor. Shqipëria nuk mund të jetë një stadium i përhershëm ku tifozë të dhunshëm bërtasin pro apo kundër 22 lojtarëve që nuk e kanë idenë e rregullave të lojës. Përderisa fëmijë deputetësh e pushtetarësh të lëvizin me kobure e të sillen si zotërinj të Tiranës e Shqipërisë, do jetë e pamundur që të dali në pah meritokracia ndër të rinjtë. Përderisa të jetë para syve të të gjithëve që gjyqëtarë, funksionarë shteti, deputetë e të tjerë pushtetarë të lëvizin me makina e të flasin në telefona, që për ti blerë do u duhej 1 vit rrogë, do jetë e vështirë që të ketë ndonjë ndryshim.

Tragjedia e 21 janarit duhet të shërbejë që klasa jonë drejtuese mos të eci pa busull, të arrijë ti japi një vizion vendit, një prespektivë për të ardhmen dhe mbi të gjitha hapsira pjësmarje më të gjera. Ose ndoshta 21 janari duhet të shërbejë që të kuptojmë të gjithë që kemi nevojë për një klasë drejtuese të re, që të jetë një përfaqësim më i denjë i shqiptarëve, dhe të punojmë në këtë drejtim duke filluar nga vetja jonë, e duke evituar mentalitetin “që tani do ndërkombëtarët do zgjidhin ngërçin”.

Një aspekt tjetër domethënës që sipas meje duhet nënvizuar, është aftësia e kritikës të pjesës dërmuese të opinionit publik shqiptar, që nuk do në asnjë mënyrë që vendi të humbasi stabilitetin për hir të një grushti burrash që do donin të ishin shtetarë por janë vetëm pushtetarë në fazat e tyre më kronike dhe patologjike.


Lexoni dhe “Çfarë mund të bëjmë pas 21 janarit?” , nga Darien Levani

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version