Ata që e shitën kombin, e hoqën flamurin

Shënim nga Redaksia. Publikojmë reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me heqjen e flamurit kombëtar shqiptar me rastin e vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Dje nëpër kryeqytet u hoq flamuri ynë kombëtar i vendosur paraprakisht për hir të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Kompania e cila e vendosi në çdo vend nga një flamur kombëtar mes dhjetëra flamujve të shtetit të Kosovës dhe ShBA-ve, po kjo kompani i hoqi flamujt kombëtarë. U mor vesh se kështu urdhëroi ambasada amerikane në Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon aktin qyqar të heqjes së flamurit kombëtar shqiptar dhe servilizmin e panevojshëm e politikanëve qyqarë. Ata të cilët nuk e mbrojnë kombin e vet, ashtu qysh e mbrojnë atë edhe ShBA-të, nuk mund ta ndërtojnë as shtetin. Këta njerëz që tallen me flamurin tonë kombëtar janë ata që moti e kanë shitur kombin. Njeriu që e shet kombin, nuk ka dinjitet njerëzor dhe as mund të jetë përfaqësues i interesave të kombit dhe interesave të popullit.

ShBA-të kurrë nuk mund të kenë respekt për njerëz të nënshtruar. Vetë ShBA-të për flamur kombëtar e kanë atë me të cilën u çliruan nga Britania e Madhe. Flamuri me të cilin Kosova u çlirua nga Serbia është flamuri ynë kombëtar. Flamuri ynë nuk ka pse t’i pengojë askujt.Prishtinë, 12 tetor 2010Lëvizja VETËVENDOSJE!

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version