Vlerat dhe Demokracia

Është i çuditshëm fakti që sapo shkruan fjalën Demokraci në Google të dalin përpara syve me qindra përkufizime ; pikëpamje objektive më së shumti. Nuk mungojnë as dëshmitarët e shtjellimeve më akademike të cilët shpesh humbasin në lëmshin e fjalëve që s’kanë të mbaruar dhe përfundojnë duke pohuar të njëjtin dyshim që kishin në mendje të mposhtnin.

Me një fjalë gjenden të gjitha format e mundshme që mendimtarë të mëdhenj janë munduar ti përveshin me qëllim që t’i jepnin një farë  zgjidhje problemeve  të kohës, konflikteve të përjetshme që lloji njerëzor rrallë herë ka mundur t’i zgjidh.

Konfliktet, problemet e ndryshme ndërnjerëzore, mënyra e të qeverisurit të popullit, forma e pushtetit dhe kufijtë e tij, liria, toleranca, drejtësia shoqërore, mirqënia kolektive – këto jane konceptet thelbësore  që të vëna në mardhënie me Demokracinë na japin një peisazh relativisht të mirëqenë të realitetit. Të thëna me fjalët e Volterit na mbushin me “optimizëm” e ndoshta do ishte i nevojshme dhe ai kandidjan .

Por diçka ndodh dhe fatkeqsisht të vetmit që  bëhen të vetëdijshëm mbi këtë bashkjetesë të nevojshme (shkak-efekt), mes Demokracisë dhe koncepteve të tjera që lindin prej saj janë njerëzit, vullneti i përgjithshëm, të vetmit që ndiejnë nevojën e një ndërveprimi  mes asaj që pjell dhe pjellës. Të vetmit që, ne një fjalor të thjeshtë gjuhësor arrijnë të lexojnë përtej fjalëve demos – kratos. Ndërsa pjesa tjetër, me mendjen larg cdo problemi. lexojnë përkufizimin e thjeshtë klasik dhe fjalët që vijnë pas, fjalë si: Dru-id, Dollar, Druvar, Derr, Dimër, Duhan, Drogë, Dehje, Delir. Koncepte e fenomene që mendjen nuk e ushqejne me asgjë të mirë siç shihet dhe paramendohet efektivisht. Por më i mjerueshem është fakti që askush prej tyre nuk denjon tëlexojësipër/poshtë fjalës Demokraci: mbase dhe tëhasë në të  sumblimten Detyrë (qytetare).

E më poshtë vijojnë: Drejtësi, Dituri, Dashuri (atdhe), Durim, Dije.

Të gjitha këto vlera  përbëjnë trupin e të shenjtës Kushtetute Republikane e cila është mishërimi i çdo  lirie themelore dhe çdo të drejtë popullore për të pasur një “qeveri përfaqsuese” të denjë që respekton çdo princip drejtqeverisjeje. Dhe në rast se kjo nuk arrihet atëherë nuk ngelet veçse vetqeverisje sepse asnjëprej atyre virtyteve nuk merr formëjashtëkufijve të Sovranitetit Popullor që  pasqyrohet ne te drejten popullore pë r tëvetëzgjedhur perfaqësuesit e saj

Supozim: Shpesh lind vetë pyetja: nëse  njerëzit që kanë fatin të na qeverisin lexojne ndonje faqe të fjalorit nën shkronjën “D”, e nëse jo si mundet të jenë në dijeni të shkronjave të tjera të alfabetit?!!!E këtu flitet për fjalë si: Liri, Punë, Tolerancë, Virtyt, Bon Sense, Moral, Mirqënie kolektive, Drejtësi shoqërore, Kulturë, Sovranitet Shtetëror, Identitet Kombëtar, Patriotizëm i Shëndoshë, Kushte të Barabarta.

E pra na duhet  deshpirimisht të pohojme: çdo princip Republikan duhet të pjellë Demokraci, të shtrenjtën formë që duhet të qeverisë jo vetëm popullin, por  qeveris dhe shpirtin e çdo njeriu ku çdo e drejtë dhe liri që rritet në Demokraci duhet të bazohet, ta ketë gjenezën në vlerat republikane. Çdo virtyt qytetar duhet të vihet në shërbim të mirëqeverisjes, çdo liri duhet të jetë bazë e qeverisjes së drejtë, dhe impuls jetësor në vetëshprehjen e çdo individi në jetën shoqërore. Çdo vlerë republikane duhet të jetë bazë e një qeverie demokratike  të konceptuar si shprehje e Sovranitetit Popullor, dhe ç’është më e rëndësishmja, marrja pjesë aktive e qytetarëve në jetën politike.

Çdo popull i lirë duhet të qeveriset prej përfaquesish të denjë që kanë marrë detyrën prej tij. Çdo qeveri e korruptuar duhet të largohet me vullnetin e saj e nëse kjo nuk ndodh nuk ka njeri mbi tokë që do të rrijë skllav i egoizmave dhe i delireve personale të një klase politike që është kthyer  gangrena e shumë popujve. E mbase kishte të drejtë Hobsi që i quante “krimba zorrësh”, të aftë të shkatërrojnë organizma të shëndoshë a të brishtë.

Në një të ardhme sa më të afërt të duhet të jemi në gjendje të vemë në vend dinjitetin tonë si popull që e ka kërkuar gjithmonë  e me çdo kusht lirinë e tij, të drejtën e tokës ku jeton, patriotizmin si atdhedashuri e bashkim kombëtar nën vlera të përbashkëta njerëzore, vetëqeverisjen si shkallën e fundit pas çdo lloj degjenirimi dhe tejkalimi të çdo lloj pushteti tiran. Më tepër se detyrë, këto janë nevoja që çdo individ që mendon se jeton në një shtet të lirë dhe të drejtë paramendon të ketë.  “Paramendon” duke qenë se realiteti i gjerave të fut në mendje dyshime të njëpasnjëshme që të bën të harrosh lidhjen e ngushtë mes një vendi të lirë e demokratik dhe një qeverisjeje që vetequhet demokratike dhe mendon të bazohet në vlerat e kushtetutes republikane. Të bën të harrosh mardhënien mes të drejtave themelore dhe respektimit të tyre, mundësisë për t’i shfrytëzuar këto të drejta. Realiteti i fakteve ( një kaos i paimagjinueshëm) të bën të dyshosh mbi të drejtën e çdo qytetari për të pasur të siguruar punën, jetën në punë, jetën në të gjitha dimensionet e tjera, lirinë e fjalës, barazinë e kushteve, shërbimet publike, tolerancën qytetare, të drejtën për t’u shkolluar. I gjithë ky grumbull kaotik fenomenesh, që ndërveprojnë dhe kundërshtohen pa u vënë re prej askujt, të bën të mendosh se shoqëria shqiptare ka nevojë të rinovohet thelbësisht. Të rilindi nën një vullnet të përgjithshëm që i kundërvihet çdo lloj forme tiranie ekonomike e shoqërore, çdo lloj korrupsioni në dëm të tyre. Kjo nevojë është jetësore sepse në të bazohen vlerat më të larta njerëzore të bashkjetesës shoqërore që lind nën respektimin e ligjeve dhe nën mbrojtjen prej të drejtave themelore.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version