Nuk vdesin poetët – Lamtumirë Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

Nuk vdesin poetët,
rilindin përsëri
në çdo trung peme
që digjet bëhet hi.

Nuk vdesin poetët,
rikthehen bashkë me valë –
shndrisin në buzë e sy,
kur bëhen fjalë.

Nuk vdesin poetët,
janë farë nën tokë – që mbinë,
janë heshta të ëmbla
që ngulen thellë në gji.

Nuk vdesin – kur vdesin poetët,
por nisen për rrug’tim – drejt asaj –
që kërkuan, ëndërruan pa mbarim.

Nuk vdesin poetët,
nuk plaken kurrë –
ngrihen si malet – rrjedhin si lum.

Lamtumirë Moikom Zeqo

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version