Albania. L’ultimo atto – Qerim Skënderaj

Albania Ultimo Atto Qerim Skenderaj

Është ky libri më i fundit i shkruar në gjuhën italiane nga shkrimtari shqiptar Qerim Skënderaj, libër i cili tashmë ka zënë vend në raftet e librarive italiane dhe është një bashkëpunim me Gruppo Albatros Il Filo, që bën të mundur publikimin e tij.

Ky liber, lind nga eksperienca e përjetuar nga autori, gjatë rënies së regjimit komunist në Shqipëri, i përbërë nga ngjarje të cilat kanë një të vërtetë reale të transformuar në një realitet simbolik, duke pasqyruar në çdo moment dashurinë për një popull dhe një tokë të pasur me kontradita dhe pyetje pa përgjigje. Lexoja dikur disa vargje në një nga librat e z. Qerim Skënderaj, titulluar “Nën hijen e fundvjeshtës”, vargje të cilat tingëllonin:…kështu, Arbëria emër tjetër merr, fluturo e lirë, shqipe me dy krerë …

Dhe tashmë, kjo fillim vjeshte e sjell Shqipërinë në një “akt të fundit”, “Albania. L’ultimo atto”, kështu e ka titulluar librin e tij më të fundit shkrimtari Qerim Skënderaj, një titull që të ngjall kureshtje, që të intrigon dhe të bën të zhytesh në imagjinatën retrospektive, duke shfaqur shenja padurimi në shfletim dhe interes të çdo vargu, të shkruar të zezë mbi të bardhë.

Pas një periudhe pushimi mes dritëhije veprash, kjo fillim vjeshte e gjen Qerim Skënderaj nën dritën e veprës së tij të shkruar në gjuhën italiane, pas dhjetë vitesh banimi në Pistoia, në një nga qytetet e rajonit të Toskanës qytet i cili shquhet për gjelbërim dhe si përkim letrar, është edhe qyteti i lindjes i poetit dhe shkrimtarit Giosuè Carducci.

Por teksa shkruaj, më vjen në mend një tjetër libër nga i njëjti autor, romani “Pas kuintave të teatrit DIKTONIAN” të cilin e konservoj me dedikim në bibliotekën e librave të mi. Filloj të analizoj me vehte trinomin “teater”,“kuinta” dhe një “akt të fundit”, mundohem t’i bashkangjis dhe dal në atë përfundim që më shfaqet, autori me një filozofi që e karakterizon në çdo shkrim, kërkon të shfaqë përpara lexuesit atë çka ka përjetuar, në një periudhë dhe në një moshë tjetër.

Arrin të pasqyrojë dhe të paraqesë momente historike, ngjarje të cilat paraqiten të dhimbshme në të shumtën e rasteve, por, metaforat dhe figurat e tjera letrare të përdorura e lehtësojnë lexuesin. Pra, Qerim Skënderaj kërkon të paraqesë një realitet të shfaqur në “teatrin e jetës” dhe ne si lexues na mbetet vetem t’a identifikojmë vehten si protagonistë apo thjeshtë si spektatorë të vëmendshëm… Artikulli është në fundin e tij, ndërsa unë, në fillimet e leximit të një “akti të fundit të Shqipërisë” – Albania. L’ultimo atto…

Kush është Qerim Skënderaj

Qerim Skënderaj lindi ne Ninesh te Mallakastres me 12 mars 1949 ku kaloi femijerinë e hershme dhe mori mesimet e para. Vdekja e papritur e te atit, kur ende nuk kishte mbushur ende pesë vjeç, e ben te ndjente fort mungesen dhe te donte dyfish te emen qe u vu ne rolin e te dy prinderve. Per 46 vjet me radhë ndertoi lidhje te fuqishme shpirterore duke pasur pike referimi e muze frymezimi ne shume poezi. Nena, Naimi dhe natyra kanë qenë shtysa e parë drejt magjisë se artit poetik.

Ne vitin 1965 shkon ne Tiranë per te kryer studimet ushtarake dhe pas shtatë vitesh titullohet oficer ne specialitetin e artilerisë kunderajrore. U emerua ne kryeqytet ku sherbeu dy vjet pranë ish Fushes se Aviacionit ne zonen eLaprakes. Ne vitin 1971 transferohet ne Vlorë ku njihet e dashurohet me Aferditen, duke krijuar familjen nga e cila erdhen ne jetë kater djem, Martin, Arber, Alban dhe Taulant. Pas dhjetë vitesh, një tjeter transferim ben te sistemohej ne Lushnje dhe ne vitin 1991 rikthehet perseri ne Vlorë.

Ka shkruar ne shtypin periodik te kohes, kryesisht ne ate ushtarak. Ne vitin 1995 me nje grup krijuesesh vlonjate, formuan Shoqaten e Shkrimtareve ”Petro Marko” dhe deri ne vitin 2001 ka qenë kryesor i saj. Qe nga ai vit vendoset ne Pistoia-Itali ku banon edhe sot se bashku me familjen.

Libri në Amazon

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version