ItaliKulturë

Italia zbulon Shqipërinë / Tregime jetësh në udhëtim

Me rastin e projektit: “Shqipëri-Itali, dy brigje të të njëjtit det”, promovuar nga Moxa Modena me kontributin e Rajonit Emilia Romagna dhe i Institutit Italian të Kulturës, duke filluar nga data 26 shtator 2014, do të prezantohet ekspozita l’Italia riscopre l’Albania – Italia zbulon Shqipërinë.

Ekspozita, e përbërë nga 11 panele ka qëllim ti tregojë vizitorëve, nëpërmjet imazheve em-blematike, copëza nga jetë të brezave të tërë, nga ku del në pah një urë konstante mes “dy brigje të së njëjtit det”, mes Shqipërisë dhe Italisë, herë dramatike apo konfliktuale, në raste të tjera e përbashkët dhe solidale, që përkon sot me shkëmbime paqësore njerëzish, idesh dhe tregtie.

Materialet e ekspozitës janë nxjerrë nga arkivë të ndryshëm: Fototeka Marubi, Shkodër, Shqipëri; Arkivi Kombëtar, Tiranë, Shqipëri; Arkivi ATSH, Tiranë, Shqipëri; Shkolla Shqiptare e fotografisë si edhe personalja e Roland Tasho-s, të integruara nga disa arkiva private.

Ekspozita do të shoqërohet nga projektimi i video dokumentarit realizuar në kuadër të nismës “Tirana-Modena: Cinema and Memories” me regji të Pietro Marcello dhe Daniele Gaglianone.

Informacione
Hapur nga data 26 shtator deri me date 14 tetor 2014

Orari: 19:00

Vendi: IIC – Hall, Kati II, Pallati i Kulturës

I organizuar nga: Moxa Modena me kontributin e Rajonit Emilia Romagna dhe i Institutit Italian të Kulturës

Në bashkëpunim me: IHRFFA 2014

Poster Ekspozite
Poster’i për ekspozitën Italia zbulon Shqipërinë

Hapësira për debat

Argumenta
Shfaq më shumë

Mund t'ju interesojë gjithashtu