Vëllimi poetik “Flakë në qilar” gëzon së bashku me qytetarët pogradecarë në festën e verës

Çmimi i parë për poetin Gegë Mullai dhe çmimi inkurajues për poeteshën Herman Çuka

“Flakë në qilar”, vëllimi poetik me poezi të përzgjedhura nga edicionet e kaluara “Nata poetike për verën”, e fillon udhën e tij drejt publikut në një natë të veçantë festive e tradicionale për qytetin e Pogradecit, në festën e verës.

Kjo festë, tashmë e koaliduar që prej dhjetorit të vitit 1994 me iniciativë të drejtorit të kanalit televiziv TV- Pogradeci, Zotit Jorgaq Shyfeku dhe që fiton përkujdesjet nga Bashkia e qytetit, merr përmasa më të mëdha nga viti në vit, duke u implementuar çdo herë me një element të ri që zbukuron kurorën madhështore të qytetit. Përveç çmimit të verës së bardhë e asaj të kuqe, ndahen çmime edhe ne fushën e artit, ku vera ështe komponenti ndërthurës: poezi, pikturë dhe fotografi.

I pranishëm në ceremoninë përuruese ndodhej dhe figura më e lartë politike e vendit, Presidenti i Republikës Zt. Ilir Meta. Së bashku me kryetarin e Bashkisë, Zt. Eduart Kapri, ndanë çmimet për verërat më cilësore. Fitues per verën e bardhë u zgjodh Zt. Petraq Cici, dhe për verën e kuqe, Zt. Gjergj Kaçorri.

Mbas hapjes së butit të parë, qytetin e rrëmbeu gjalleria, vallja, dollia dhe era e mishit të pjekur. Festa mori drite në mbrëmjen Galá të organizuar në Hotel “Emkelana” nga Bashkia e qytetit.

Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Republikes, i cili uroi begati e gezime për qytetarët pogradecarë duke evidencuar shpirtin punëtor dhe poetik të qytetit. Kujtoi emrat e Lasgushit dhe të Kutelit, emra që jua kanë dorëzuar stafetën shume artistëve bashkëkohorë pogradecarë. Një ndër ta është dhe poeti Dhimitër Pojanaku, i cili me punën e tij përkushtuese dhe plot dashuri, na dhuron nëpërmjet shtëpisë botuese ” Sfida”, vëllimin e parë të përmbledhjes poetike, “Flakë në Qilar”.

Vëllimi sjell poezitë e 53 poetëve të cilët ja dedikojnë fjalën poetike lëngut të magjishëm, verës. Po t’i hedhim një sy hartës gjeografike nga vijnë poetët,kufinjtë duket sikur nuk ekzistojnë. Shtrirja merr gjerësi nga rrugicat e qytetit me 25 autorë vendas dhe zgjerohet nga poetë nga i gjithë vendi, si dhe të diasporës: Itali, Greqi, Maqedoni, ShBA e Kanada.

Ideja që poetët të hynin tek festa e verës, shkruan në parathënien e librit, kuratori i librit, poeti Dh. Pojanaku, më erdhi si ajo shkrepëtima në qiell të hapur. “Kam fjalën të hynin e të ishin në poltronë me vargjet e tyre. T’i rrinin festës së verës si ato floriçkat mbi ballët e vajzave në veshjet që buronin nga fantazitë e qëndizmat e shekujve.”

Dhe kjo dëshirë u realizua falë besimit që i dha Bashkia e qytetit. Vlen të përmendim nën kryetarin e Bashkise, Zt. Avdulla Cani dhe punës së palodhur të Pojanakut. Juria e përbërë nga tre poetë përzgjodhi dhe vlerësoi ndër 15 poezi të zgjedhura për konkurim, dy poetë: me çmim të parë poetin Gegë Mullai dhe me çmim inkurajues poeteshën Herman Çuka që jeton në Itali.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version