Firence: Skënderbeu në djepin e rilindjes italiane

Historia se përse në Firence, qytetin simbol të Rilindjes italiane gjendet edhe një gjurmë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Më datë 6 Maj të vitit 1405, lindi në Dibër personazhi më i rëndësishëm i historisë shqiptare, bëhet fjalë për Gjergj Kastrioti Skëndërbeun.

Figura dhe biografia e tij njihet në gjithë Botën si një figurë e çmuar, si një hero, si një luftëtar, si një diplomat, si një strateg, si një mit e si një legjendë.

Shumë është shkruar për të, të shumta janë statujat, bustet dhe pllakat përkujtimore, jo vetëm në trevat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi apo Greqi, por anëembanë Evropës.

Skulpturat dhe monumentet e Skënderbeut mund të admirohen në sheshet e Romës , të Brukselit, të Parisit, të Gjenevës a të Londrës, ndërsa kompozitori i mirënjohur italian Antonio Vivaldi në vitin 1718 i dedikoi heroit shqiptar një dramë me titullin “Scanderbeg” që u performua në hapjen e teatrit La Pergola të Firences.

Po në Firence, në muzeun pretigjoz të Ufizit, gjendet edhe një vepër tjetër mbi Skënderbeun. Bëhet fjalë për portretin e tij të realizuar nga piktori fiorentinas Cristofano dell’Altissimo në vitin 1552.

Këtë portret pata mundësinë ta admiroja nga afër dhe u ndjeva në detyrim të realizoja mbi të një video reportazh gjatë një vizite në galerinë e famshme në Firence.

Kjo është historia se përse në qytetin simbol të Rilindjes italiane gjendet edhe një gjurmë e heroi tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version