Pas realizimit të suksesshëm të edicionit të parë të Festivalit “Art Kont” në Porto Palermo-Himarë, 2007, si dhe dëshirës dhe kërkesёs nga publiku, sidomos nga ai rinor, për ta replikuar, Qendra Art Kontakt realizon edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar i Artit Bashkёkohor ne Kalane e Ali Pashës (Porto Palermo) nё datat 10-12 Gusht 2012.Ekspozita qё ёshtё parashikuar pёr Edicionin 2012, do tё vendoset nё ambientet e brendёshme tё kёshtjellёs nё Porto Palermo dhe do tё paraqesё pёr publikun zhanre si: piktura, fotografia, video, instalacione, performanca. Edicioni i kёtij viti, synon tё hulumtojё impresionet, pёrjetimet, prespektivat dhe ndjesitё qё arti po trajton nё kёtё moment historik, si rrjedhojё e krizёs globale.
E organizuar nga Qendra Art Kontakt, kjo ekspozitё vjen me mbёshtetjen e Ministrisё sё Mbrojtjes tё Shqipёrisё dhe Kёshilli i Qarkut Vlorё, me kontributin e Vodafone Albania, Instituti Italian i Kulturёs, Konsullata Italiane Vlorё, Ambasada e Sllovenisё dhe Instituti i Kёrkimeve Urbana (URI) si dhe nё bashkёpunim me Promenade Gallery, (Vlore-Albania), The Office Contemporary Art Space Affair, (Torino-Italy), Marco Polo system (Venice-Italy), Citizens Association Omen Theatre, (Belgrad-Serbi) Electronic Music Tirana, (Tiranё Albania) Personal Cinema collective, (Athens-Greece) Propagando company.
Ky prezantim ёshtё njё format unik pёr skenёn artistike shqiptare, si nga forma ashtu edhe nga permbajtja. Njё kombinim i artit vizual avangard dhe i performancёs live me muzikёn eksperimentale. Pjesёmarrёsit janё artistё vizualё tё konsoliduar dhe tё rinj, artistё qё luajnё tendencat e muzikёs eksperimantale elektronike duke krijuar njё hibrid tё zhanreve artistike, tё ardhur nga Shqipёria si dhe nga vendet e rajonit. Gjithashtu, nё kёtё edicion tё dytё do tё jenё tё ftuar edhe studentё tё arkitekturёs, tё cilёt do tё japin ide dhe vizione inovative pёr njё rikonceptim tё zonave ish-ushtarake, siç ёshtё ajo e Porto Palermos, zona tё cilat mund tё shndёrrohen nё zona arti dhe prurje kulturash ndёrkombёtare. Në edicionin e parë, ambienti i realizimit të festivalit u bë kalaja sugjestive e Porto Palermos-(Himarë) e cila u kthye në një laborator artistik dhe mirëpriti ide të reja. Artistë, poetë, performer nga Shqipëria dhe nga vendet përreth duke “ndërhyrё” artistikisht tё frymëzuar nga konteksi historik/arkitekturor, duke i dhënë një imazh të ri kësaj zone ish-ushtarake. Kjo ndërhyrje artistike ishte një lloj elementi simbolik si “Kali i Trojës”, që u bë metaforë e mrekullueshme e shkëmbimit kulturor si mjet fitoreje për të thyer fortifikime qё simbolizojnё luftra dhe konflikte.
Gjatё kёtij festivali do tё zhvillohen disa simpoziume qё kanё tё bёjnё me gjendjen e artit nё kushtet e krizёs globale, prezantimin e projektit The MIG@NET, fushat e kёrkimit, tё cila pёrfshijnё 7 tematika tё ndryshme si: Kufijtё, Komunikimi dhe Informacioni, Edukimi dhe Njohja, Praktikat fetare, Lёvizjet sociale, Konfliktet ndёrkulturore dhe dialogu. Njё tjetёr simbozium ёshtё edhe ai i Rehabilitimit dhe promovimit kulturor i zonave ish-ushtarake.