Elegjia ime për poetin Ali Podrimja

Elegjia ime për poetin Ali Podrimja. Nga Visar Zhitinuk mund të vdiste Podrimja në Kosovën tij,s’e linte toka këtu të shtrihej, as të mbyllte sytë,gjithnjë në këmbë,klithmë jete gjithnjë nëpër beteja shpirti,me vështrim shqiponjee flatra të rënda ere,Toka Dardane nën hapat e tijsi nën ledhatime dashurie,Deti Jon avitej si frymëzimi i tij me dallgë të bardha si me kuaj dasmash,që i çuam në luftëdhe Lumi i tij, ditën i errët dhe i përzishëm, kurse natën plot me shkëlqime parajse,që lidhte zërin me ecjen,ëndrrën me rrugën, jetën me vdekjensi birin me atin,ikën Ti, burrë i magjepsur dhe befas bëhesh fëmijë, veshur me këmishë yjesh… * * *po ku ikën Ti, që s’ikën kurrë, Vëlla i shtrenjtë, Vëlla i madh, Bard i shenjtë?Nuk shkulesh dot se je zemër me rrënjët në gur,je gur me rrënjët në zemër,je rrënjë jete mes eshtrave të epokavenë Hijen e Tokës,je kohë pavdekësie në një thirrje.* * *atëhere ku shkoi shpirti yt? Ku ishte? Mos vallë sipër zjarreve, kur digjeshin Prizreni, Kruja?Ende më thellë endej si re sipër një si Troje, që u bë më e pamposhtur kur s’ishte më, kërkonte shpirti dardanin Enea,ikte ai me atin mbi kurriz. Shpirti i Eneas kërkonte trupin Tënd, e di,ma kanë thënë perënditë tona në Tomorr,të njihnin, ti u ngjite atje, të pritën dhendanë bukën me Ty.

Ecje Ti, Vëlla i perëndive, Baba Ali, me Kosovën mbi shpinë,me Lumin prej dore dhe s’duhej të vdisnin as Lumi, as Kosova, as Ti,as perënditë. Binin shigjetat, por Ti me ç’magjii ktheje në rreze dielli?* * *ky dardan i zhveshur që kishte ndalur në Butrint, ishe Ti, me shkëmbinjtë mburojë e krahët shpata,ngule një gur tjetër në Çamëri mes hirit, me fjalët e Tua të forta sa guri,lexove poezinë e fundit në Sarandë. Që të të përqafonin,u krijuan menjeherë gjire të tjerë të kaltër. Ti shikoje detin, atje ku mbështetej Naimi, tek ai ulli i moçëm,që befas bleroi prej Teje.

Nga duart e Tua dilnin pulbardha…* * *Vëllai ynë i madh, bard nga Gjakova, me Gjak klithmash në buzë,me himnin e lirisë në ballë për luftëtarët e Tu,plagët e tyre i vure të gjitha në trupin Tënd,të dhimbnin,me ujin e Lumit tënd i qetësoje,dole nga vorbullat e vdekura i gjallë,shtatore lirie lakuriq,krenar dhe i përunjur prej dhëmbjes,i ndershëm dhe i madhërishëm prej dëshpërimit, me këngën që edhe ujqit i bënte miq të zbutur,ndërsa ajri përreth shndërrohet në mermer të bukur që qan.

Na mbytën lotët pa Ty. Ti s’na duhesh varr, kur dhe varret e tjerë i kishe hapur dhe vdekjet i bëje jetë,skeletin e kujtesës tonë e mbushje me mish e gjak nga Yti, me metaforate Tua dhe po harroje veten, baca Ali,ku po shkoje ashtu, në ç’hutim, nuk duroje,doje të ishe njëkohësisht në shumë vende dhe asgjëkundi,me të gjithë, dhe me ata që s’janëe s’kanë ardhur ende, Mik i perëndive, Ti, që na tregoje rrugëtnga duhej të kalonim. Ti, që në flamujt tanë, të vjetër e të rinj, kishe venë krahun Tënd si shtizë.

Mos ik! Ku shkove ashtu, në ç’pyll nate të huaj?Kush të thirri aq larg? Lumi? S’e mbajnë dot brigjet, i shtyu si anët e arkëmortit. Kishte ardhur Lumi,që krijove Ti,e hape burimin me thonj…* * *Doje që të shlodhëshe gjetiu, tutje, matanë jetës,se toka Jote dhe jeta Jote nuk të linte të shtrihëshe,të mbyllje sytë,Udhëtar i dashuruar,gjithmonë në këmbë, i zbathur si dëshiratnë të kremten e poezisë,sy-hapur si koha. Lumi Yt rridhte poshtë flokëve të Tu, sillte zëra,dilnin shtojzavalle, pasqyra hënash të thyera, barii njomë si gishtrinj fëmije, të ndillte të tretëshe aty,ja, Ura e Shenjtë, hidhu si dikur, kush të thirri prapë,yjet ngecnin mbi qerpikë, stërkala ujrash sikur shkundeshinpsherëtima të argjenda,Lumi, i lumi Ti, u ngjir së thirruri deri sa të mori me vete.

Po Ti s’mund të jesh varr në tokën tënde, jo,veçse epos i ri nëpër erën e thinjur që fryn dhe fryn,sjell frymën tënde të fundit që të mos vdesëAtDheu, – e shkruajta si Ti dhe po shtojnë nderimin Tënd, emrin e lashtë, që e vije në fund:Ulpianë, më 23.07.2012

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version