Ai nuk ishte ma dhe kishte lanë boshllek të pa zëvendesueshem ne jetën e saj. Ajo, akoma nuk e pranonte që e kishte humb At’ dhe shpesh e kërkonte në mes njerëzve, sidomos në rrugët kryesore, nën harqet e qytetit. Kapte një siluetë që i ngjasonte dhe… bam në gjoks, emocioni…! “Sa e marrë je!” – shante vedin dhe vazhdonte…Në fytyrat e njerëzve të huej, ndoshta kërkonte emocionin e shterrun e tashma, të ndërpremë. Shpesh ju kujtonte hera e fundit kur kishin ba dashni, fjalët e thanuna dhe mos e dituna se ajo ishte e fundit herë. E brente mendimi pse nuk e parandjeu. Kishte mujt me e kuptue se ai takim do te ishte i fundit, e kjo e shqetësonte, e brente lehtesija qe i kishte dhane atij moment. Nuk i dhashë aq sa ndisha, nuk ja bana as me dit atëhere…
Brenga i mbeti brengë… Fliste me Klarën për ketë qoshe të pambyllun të shqetësimeve të saj. Me Klaren diskutonte çdo gja që i kalonte në mend pa frikën se çfarë mendonte ajo, mbrrinin në konkluzione të marra e përfundonin në të qeshuna shpërthyese. Shpesh herë motiv i të qeshunit ishin te kerkuemit me ia gjetë fundin qosheve të trunit të tyne e sëmundjet psiqike që ia diagnostikojshin njena-tjetrës me hare e gaz te madh.
Ndërsa shkëmbejshin mendime mbi fenë e besimin, mbrritnin gjithmonë në konluzionin se feja asht diçka kaq personale sa duhet të zgjidhet kur te rritesh dhe jo të imponohet qysh në fëminì, kështu pak për bindje e pak sepse iu dukte ma e ambël prej disa tjerave përfundojshin me thanë se të dyjave i pëlqente cilado fè që flet për reinkarnacionin. Kishin nevojë me pasë një shpresë se do të kaloshin dikund tjetër e madje dhe do të ktheheshin aty ku ishin. Sa lojna fjalësh e arsyetime nate, mes tyne. Mandej interneti e ma vonë facebooku. Jo ban, jo s’ban. Në fillim Klara e kishte me te që e përdorte internetin, mandej iu vue edhe ajo e nuk u largohej ma prej kompjuterit. Realizonin njohje të reja, ia kalonin njena tjetrës e qeshnin duke thanë “i jemi kthye adoleshencës”, derisa një nate i vjen një kërkesë nga një emën mashkullit qe kishte të njejtin mbiemën të Atij. Ajo zakonisht nuk i pranonte të panjohunve, por mbiemni i tij e bani me i kalue të ftoftë në shtyllën kurrizore. Thirri Klarën e i tha: ” Kam një parandjenjë se njky me njef!”. “Fillove ti, – i tha ajo, – te andrrosh me sy hapun? Kontrollo ma shumë, shih ditëlindje, vendlindje…” Menjeherë si robot ajo kërkoi ditëlindjen dhe tesh i ra të ftohtë në të gjith trupin e ma shumese gjithkund u blloku ne krye. Ditëlindja 22 shkurt, kjo ishte dhe ditëlindja e tij. I telefonoj menjëherë Klarës: “Ti nuk më beson, por ka të njejtën ditëlindje, unë jam shumë keq, unë due me i folë edhe pse nuk e njof, për mue asht Ai”.” Eh -i thotë ajo – ty s’të ndalë gjà, tesh reincarnacioni t’asht bà fiksim”.
I shkruen dhe merr pergjigje. Aj e njifte, dinte për të shumë gjana. Dinte lëvizjet e saja, shkollën, punët, jetën dhe i thotë se e ka dashtë gjithmonë. I ndante ekrani po ajo e ndiente. Në dhomë iu dukte se e kishte mbas kraheve, që shkruenin, shkruenin dhe nuk e komandonte ma vetën. E lane të takoheshin prep të nesërmen, në darkë vonë.U shkëput prej kompjuterit me vështirësi. Ishte si e mpime, ma pare se gjithkund ne krye e mandej trupi e duert që nuk i ndjente ma. Nuk dallonte a ishte ajo që kishte shkrue apo duart e saj. Kishin folë e folë si dy të njohun te kahershem. Ishin dashtë në kompjuter, ishin perkdhelë e i kishin dhane ambëlsi njeni tjetrit. Gjithçka ishte sureale. Çdo natë bante ato pak gjana të përgatitjes para se te binte me fjetë. Atë natë ra pa hjekë as teshat e trupit. Direkt në shtrat e dermueme me ftyrë të lagun e te ndyme prej lotëve e trukut. Hera e fundit, hera e paditun se ishte e fundit i ishte kthye me tanë forcën e saj dhe po e shtypte me emocionin e brenges, kishte marrë fuqinë dhe e komandonte.
Të nesërmen koha kaloi si e pa masë veç kur e pau veten se ishte përsëri para ekranit të vogël dhe se kishte shkue direkt në chat me të. Ai ishte në linjë, po priste. Filluen shkëmbimet, kujtimet, shumë miq të përbashkët, vende të shkeluna njeni mbas tjetrit, ambjente pune njeni mbas tjetrit. Ndjekë gjithë jeten e takue vetem sot…virtualisht!Ajo kërkoi ta njifte në realitet. Nuk pyeste ma as për rrezikun, as për frikën. Përherë e ma tepër ishte e bindun se ishte Ai. Nuk fliste ma per te as me Klarën sepse ajo do ta merrte për të marrë dhe nuk do ta lejonte që të takohej me një të panjohun që e kishte pa vetëm në facebook.
Caktuen diten. Doli ta priste te treni. Kambët nuk e mbanin. Ishte në kohë të ikte, por brenga kishte marrë komandën e donte me cu deri ne fund kurjozitetin teshma ne revan. Ajo ishte brenda ngjarjes te kthyme ne ciklon e nuk kthehej mbrapa. Në mes të turmës së njerëzve, që zbritën nga treni zgjodhi njërin, i cili ishte si e kishte imagjinue “Ky duhet të jetë” – mendoi. Çoi krahun dhe bani me dorë. Një krah i ngritur erdhi si përgjigje nga ana tjetër. Gjaku i iku prej krejet. Ai, me një çantë në shpinë, i gjatë, flokët shkurt, i qeshur, i afrohet, e merr afër vedit duke i thanë: “Nuk ke ndryshue hiç!”Kaq duhej dhe mpimja iu largue, ndërsa emocioni shtohej. Ajo e mori për dore duke i diftue rrugën për në shpi, printe e para. Për fat, shtëpia ishte afër stacionit, pa ashensor. Shkallët iu duken të pafund, por e ndihmuene me i mbulue emocionet. Apartamenti i errët me kuadrot që i pëlqenin aq shumë Atij, i kishte zgjedhë vete e ia kishte lanë kujtim. Ngjyrat e penelatat luejshin lojë erotike dhe mes luleve, rratheve, ngjyrave spikatte seksi.“Sa bukur, – tha ai, – sa e bukur shpia, sa spontane, po aq intelektuale”. Pak dritë, shumë gjana jo në vendin e tyne, libra gjithkah. Ishin librat e tyne ku kishin nda bisedat, emocionet, shkrimtaret e tyne te preferuem. Filloi me i folë për jetën e tyne e ai ndigjonte sikur donte me e përpi.
Duke i diftue shpinë shkuen te dhoma e gjumit. Te dera e dhomes ishte e pashmangshme elektriciteti i krijuem; i mori me vedi e i hodhi ne shtrat. Filluen si shtasë me i marrë erë njeni-tjetrit, me u njoftë. Duert e tij hiqnin shtresat e veshjes saj, te cilat. ishin shumë. Ishte ftofte, e ajo nuk bante asnje kundërshtim. Era e tij i çarti trunin. “Erë.. erë.. më duket se e njoh ketë erë, ky asht parfumi i Tij, po, ky asht parfumi i Tij i herës së fundit”. Ai i puthte qafën, i puthte ftyrën e i thoshte vazhdimisht “sa e bukur je”. Kjo shprehje e ndoqi për tanë natën e ajo mbushej me ato fjalë. Dhoma ishte e mbushun me dritën e bardhë të rrugës që binte në shtrat e në kande të tjera të hapsines. Herë ndriçonte kambët e saja të bardha si qumshti, herë ndriçonte gjoksin edhe ma të bardhë, ku ishin shenjat e verës së kalueme, herë binin mbi bark duke rrëshqitë bashkë me çarçafin që mbulonte një cep të trupit saj. Në një moment, ajo u kujtue se nuk i kishte ofrue asgja me hangër edhe pse ai vinte nga nje udhëtim i largët. I pëshpëriti me ngadalë te veshi dhe u çue ashtu si ishte pa pasë parasysh asgja. Hapi frigoriferin, nxori pak proshutë të prerë në rriska te holla, ca pipra në vend të bukes dhe dy gota venë te mbushuna për gjysëm. I vuri në një tabake dhe i çoi te shtrati. U ul në buzë të shtratit dhe vuni tabaken në mes tyne. Morën gotat, i takuen lehtë duke urue për dashuninë e tyne dhe i vunë në buzë. Nuk kishte nevoje me pi se u ndihej e pime. Hangrën me duer proshutë dhe pipra e pinë venë të kuqe. Ai mbas disa kafshatash ishte i ngimë, ajo gjithashtu. Larguen tabaken dhe trupat e tyne u ngjeshën si mos me dashte me u nda kurre. Ai i rrinte sipër dhe e shikjonte në dritë të synit tue përseritë fjalen: sa e bukur je!Nuk kishin gjumë, edhe siku
r njenit t’i vinte gjumë, tjetri e linte tre minuta dhe mandje e zgjonte dhe fillonin prej fillimit. Trupi i saj ishte i pangimë atë natë, donte të shfrytëzonte edhe minutin. Të jepte e të merrte si në marrì, pa fund. Rreth ores 3 te nates asaj i vjen një sms nga Klara. “ku je? jam në merak per ty, je zhdukë!” I përgjigjet: “Kurrë ma mirë, dhe fikë telefonin.”Nuk donte me pa orën. Dita do të vinte vetë, pa sforcon e minutave që vrapojnë. Rreth orës 7 ai e pyet se a mund t’i bante ndonjë kafe. Ajo shkon në guzhinë dhe ndjen zhurmën e dushit. Kupton se ai asht në banjë. Del prej banjës me një peshqir që e rrethonte nga beli e poshtë, pin kafen dhe duke falenderue fillon ta puthë përseri në qafë, gjoks, bark, buzë. Penetron lehtë në trupin e saj dhe të dy së bashku në fillim me ambëlsi e mandej me një britmë të pakontrollueme mberriten ne bashkimin e rrahjeve se zemres, dyndjen e gjakut ne damar, marramendjen e trunit, aq të kërkueme dhe aq të vonueme gjate nates. Trupat e tyne bien si të plagosun mbi shtrat. Tashma ajo nuk ka forcë të çoje as dorën te ftyra e tij, janë të lodhun, të djersitun, por të shkrimë në një masë të vetme.
Treni u niste në orën 9. Ajo nuk shkoi deri tek shkallët e stacionit. U mjaftue me e pa duke u përzi me turmën e njerëzve që po vraponin drejt trenit. E ndoqi me sy derisa nuk e dalloi ma. Me një rrotullim 180 gradësh, me vrull e forcë mori me dalë prej stacionit. Gulshimat e kishin kapë në fyt po tesh ishin gukshima lirimit. Ai ishte kthye për me mbyllë “herën e fundit”Ecte rrugës si e trumhasun. Asgja nuk shihte, tym kishin përpara sytë e saj, mjegull kishte qyteti. Hapi derën, vrapoi te kompjuteri, ndezi dhe një cigare, hapi fb, kërkoi emrin…
Ai nuk ishte mà.