Kjo ditë e gjithë për të kujtuar

27 Janar, Dita e Kujtesës! Poeti i njohur shqiptar Visar Zhiti i dedikon kësaj dite poezinë “Kjo ditë e gjithë për të kujtuar..”

Visar Zhiti

Visar Zhiti

27 Janar, Dita e Kujtesës! Në shumë vende evropiane sot shënohet Dita e Kujtesës, për të mos harruar shfarosjen naziste të gjashtë milion hebrenjve.

Në vitin 2005, OKB e caktoi datën 27 Janar – datë e çlirimit të kampit të Aushvicit – si një Ditë Ndërkombëtare në kujtim të Shoahut, për t’i nderuar gjashtë milion hebrenjtë dhe miliona të tjerët që u vranë nga nazistët gjatë luftës. Poeti i njohur shqiptar Visar Zhiti i dedikon kësaj dite poezinë “Kjo ditë e gjithë për të kujtuar..”

Kjo ditë e gjithë për të kujtuar…

për V. M. Solomon

Dhe nuk është lojë, megjithëse lodrat mbetën vetëm, të trishtura, pa fëmijët, të shkelura, të thyeradhe një e qarë nëpër erë, pa gojëe lotët pa sy, përzier me shiun që nuk binte, por rrinte pezull si ankthi. Borsalina të flakura më tejsi urtësia e pleqve, të çara dhe heshtje e zezë dhe qen këmbëthyer, gjysma macesh, copra pasqyrash, flatra zogjsh, ëndrrash e librash…

Në rrugën e zbrazët një këpucë e hedhur gruaje, e kuqe si gjaku, si zemra… Ku po e çojnë jetën? Shpejt, shpejt, shpejt, ec, lëviz! Ju – andej harrimit, këtej harrimit – ju. Shtyhuni! Të nisen makinat? Ku? Ku? Nëpër natë. Në cilën natë, në atë që s’ka yje,por tela me gjëmba. Në natën e fundit, ku nuk zbardh më… Ju – andej harrimit,Këtej harrimit – ju. Në mes ndarja si një e çarë fatale e botës.

Rreshti i gjatë, shumë i gjatë, gjysma në të dikurshmendhe gjysma në të ardhmen dhenuk mjafton një ditë për të kujtuar… Një lamtumirë që s’mbaron kurrë lëkundet gjithmonë si dorë e këputur,ja, u shndërrua në kockë, në mermer.

Këpucë të kalbura, që ecin vetë pa këmbë. Mos janë këpucët e misterit, të padurimit,të frikës së shndërruar në guxim? Ja, dalin nga rrethimi, poshtë telave me gjëmba,ku po shkoni, mijëra këpucë, se si jeni,si ulërimat, nuk ju nxë dot asnjë kujtesë, Pirgje leckash të gjalla, por krimi është më i madh, ohu-u, sa i madh! Dhe sa të vegjël janëata që e kryen, më pak se njëra nga këpucët, se guriçka brenda tyre…

Tymi i kobshëm i kufomavee shton kollën mbytëse kudo, te të gjitha rrugët e dyert. Kolliten shkallët, dritaret, heshtja, automatiku i zi, kujtesa, pemët, librat, pendesa…

Dhe ai sapun makabër si mund t’i lajë duart e historisë?Ti shikon unazate mijëra gishtrinjve të prerë,derdhen vezullimet tani si ai shiu i ngrirë që nuk binte… Po ora, ku është ora e njeriut, vajti vonë për në takimin që s’do të mbërrihet dot asnjëherë. Kërkëllijnë skeletet,çohen nga balta e vdekjes dhe kërkojnë mishin që ua zhvatën, duan pyllin e djegur të flokëve. Dritëne syve. Kujtesën. Pa kujtesë bota është vetëm një kafkë.

Pse heshtin fjalët, po kalben bashkë me buzët e kohës,puthja e mortjes mbulon brigjet dhe miliarda këpucë bosh ecin mbrapsht drejt harresës, fundosen në gropat ku kanë hedhur të gjalla ngjarjet e zbathura. Skeletet e jetësulërijnë për atë pjesë jete të pakryermë fort se sirenat ngjethëse të atyre trenave të egër që s’ndalnin gjëkundi,veçse në stacionin e fundit të vdekjes. Por ka prapë stacione, pa epidemi, ai i ndërgjegjevesë popujve, stacion tjetër i fantazmave…ja, erdhën nga prapa diellit. Stacioni i tmerrshëmi kujtesës.

S’ka më rreshta, as rregull,turma ngjarjesh, mëkatesh,gjëmojnë hapat e shurdhëta të akuzave, se ç’lëvizposhtë dheut, hapen gropat vetë jam dhe unë ndanë tyre, shpirt,s’kam kohë të ringjallem, vërtitem në vorbulla gjyqesh, jo në atë të fundit, kërkoj pallton time të shqyer, e ç’i duhet më shumë një fantazme,por e ka veshur vrasësi im, jo se ka më ftohtë, por ai ka përvetësuar dhe fatin tim…E ku mjafton një ditë për të kujtuar, nuk i nxë dot të gjitha, aq më pak një jetë. As harresa nuk mjafton, s’mundet, nuk i përpin dot të gjitha, nuk mjafton as vdekja.

Ç’po shkrin kështu, çasti? Pika të nxehta kohe,pikon kujtesa prej dylli e qiririt që ndeza tanidhe flakëza, duke mos gjetur mbrojtje mes qerpikëve, mërgon nëpër yjet e largët.Romë, 27. 01. 2010


Tiranë, janar, 2012.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version