Më 2 Janar 2012, në Departamentin e Historisë së Vjetër dhe Mesjetës të Universitetit të Sorbonës (Universiteti Paris IV), në Paris të Francës, Mathieu Aref (Arif Mati) mbrojti tezën ë doktoraturës me temë: “Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët në prejardhjen e qytetërimit grek”.Arif Mati e filloi kërkimin shkencor për doktoraturën në moshën 70 vjeçare (Shtator 2008) dhe e mbrojti në moshën 74 vjeçare (Janar 2012).
Arif Mati është shqiptar Egjipti, domethënë i lindur në Kajro nga prindër shqiptarë nga Mati dhe pjestarë të kolonisë së atëhershme shqiptare të Egjyptit. Në vitin 1952, ushtarakë të udhëhequr nga Muhamed Nagib dhe Gemal Abdel Naser rrëzojnë nga fuqia mbretin Faruk të Egjyptit, i cili ishte i fundit (i dhjeti) i dinastisë shqiptare që sundoi Egjyptin e Sudanin që nga viti 1805. Mbas rrëzimit të mbretit Faruk, kolonia shqiptare mbi-një-milionshe e Egjyptit filloi të thërmohet dhe shqiptarët e saj filluan të largohen prej Egjyptit. Familja e Arif Matit arriti në Francë më 1961 dhe që nga ajo kohë Arif Mati ka jetuar atje.Doktoratura e sapombrojtur pason dy libra të botuar më parë në frëngjisht nga Arif Mati (Mathieu Aref) dhe të përkthyer në shqip:Mathieu Aref, Albanie ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique, Paris, 2003Mathieu Aref, Shqipëria: Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Plejad, Tiranë, 2007Mathieu Aref, Greece (Mycenies=Pelasges) ou la solution d’une enigme, Paris, 2004Mathieu Aref, Mikenët=Pellazgët, Greqia, zgjidhja e një enigme, Plejad, Tiranë, 2008Arif Mati është një shembull i atyre shqiptarëve që, ndonëse të lindur e rritur larg tokës shqiptare, shqiptarinë e kanë patur mision gjatë tërë jetës së tyre.