Gëzuar ditëlindjen “Scanderbeg”!

Në një ditëlindje nëna ngrihet në mëngjes herët dhe puth në gjumë fëmijën, ashtu me sy të mbyllura ai e ndjen ngrohtësinë e buzëve të saj, pëshpëritjen e fjalës. Eshtë toka, rreh në pulsimin e gjakut që shkarkohet në dejet e një populli, është dashuria nimfë në zemrën e një emigranti, është malli nostalgji e kujtesës dhe rikthimeve në pragun e shtëpisë që e përcolli. Sapo e kthyer nga Shqipëria, akoma me ajrin nostalgjik e ngrohur nga përqafime nene, e mora me vehte si dhuratën puthjen e tokës tonë…

Nuk më pëlqen të rreshtoj programe apo aktivitete, as orë mbledhjesh pa fund që dikujt mund ti duken retorikë faktesh. Një hapje fletësh ditari do të kishte qenë diçka më origjinale për jetën pesë vjeçare të një shoqate që dëshiron, mundet dhe di të ekuilibrojë atë çka quhet patos emocional dhe parime jete në një bashkësi komunitare.

“Scanderbeg”!

Në një tryezë të thjeshtë,me 27 korrik 2006,lindi si një dëshmi e ndjenjës pa kushtëzim, pa interes, pa labirintet partiake për të qenë sot unitet zërash, idesh, pjesëmarrjeje. Më është bërë një pyetje nga një gazetare e TVSh-së në një okazion të ditës së pavarësisë. Ishte ideja që kishte media shqiptare për emigracionin, hedhin valle dhe këndojnë nëpër festa! Ahengje do të thosha unë pa i hequr asnjë lëvdatë këtij lloj argëtimi se na kujton dasmat e bukura tradicionale shqiptare dhe kur është kënaqësia përse te mos i hedhim! Por ahengjet nuk mund të personifikojnë“Javën e kulturës ” për çdo vit, nuk mund të arrihet në vlerat e një populli vetëm me këngët “ E ku të ka lala moj kumurije…” Ekspozitat figurative,në zhanrin e pikturës, nga talente shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, të emocioneve që ndalohen në fokusin e një fotografie origjinale nga një fotograf italian parmez apo të një momenti historik në bardhe e zi që dëshmon atë ç’ka ne nuk e kishim parë ndonjëherë në librat e historisë kur flitej për patriotët e rilindjes…Poezia që i jep krahë përmasës shpirtërore në një kuvend poetik, të ulur të gjithë bashkë, në një rreth që i ngjason tokës, pa e pyetur njeri-tjetrin nga vijmë dhe ç’racë jemi. Kjo është ajo që ne njohim dhe bëjmë përkrah edhe një të tundur shamie! Në ditar hidhen shkronjat, tregohet për mësueset, në shkollën shqipe “ Scanderbeg”, bashkë me fëmijët që për dy vite me radhë e transformuan të shtunën nga një ditë pushimi argëtuese në një ditë diturie.Është në traditën shqiptare aty ku pena shkruan 7 marsi stafetën ia lëshon në dorë 8-tës, ditës së gruas dhe asaj zërin ia dëgjon Parma auditorëve dhe bibliotekave të saj nëpërmjet librit, një tjetër forme komunikimi dhe bashkudhe kulturore këtu në të cilën gruaja emigrante paraqet me mjeshtri formën e natyrës dhe të traditës.Ndoshta skedinën për të luajtur totogol akoma nuk e përgatisin tifozët e skuadrës, ka kohë të mendojmë një arritje të tillë, por shija e thirrjes që është dëgjuar me qindra herë fushave të futbollit parmixhan “Forca Scanderbeg!” dhe rezultati i shkëlqyer i fitores të këtij viti vlen me të vërtetë një çmim të jashtëzakonshëm në podiumin e nderit në një flete tjetër kujtese.Meqë e nisa këtë shkrim si një ditar është e natyrshme që të flas pak për emocione ditësh. Të shijosh një pjatë tipike të “Etnogusto-s” është si të mbyllësh sytë e të kujtosh byrekun apo pilafin e shijshëm, në atë tepsinë e larë me tel apo rërë deti për të qenë e shkëlqyer nga duart e gjyshes, të të sjellë ndërmend aromën e kuzhinës së vjetër ku digjeshin drutëdhe tymi dilte nga oxhaqet. Nuk është një krahasim i ekzagjeruar, as vlerësim i varfërisë sonë të dikurshme, shpesh harrojmë nga kemi ardhur dhe kjo bene të humbasim shijen e jetës.“Shqiptarët e padukshëm në Liguria” shkruan një gazeta lokale Levante. Një artikull i shkruar nga Don Pasquale Limoncini me shqetësimin e një personi të thjeshtë, pavarësisht nga veshja fetare që ka. E njohu shoqatën rastësisht, informacioni virtual bënë çudira dhe ndihmon, kështu 720 shqiptarëve që jetojnë atje, një shifër e konsiderueshme për qytezën e Rapallos, grupi i valleve popullore “ Scanderbeg” i dhuroi një pasdite artistike të mirëfilltë.Ju lumshin këmbët Scanderbeg! Vajzat me djemtë e grupit fluturonin nga gëzimi bregdetit të bukur të atij qytetit Liguras. Ditëlindje të tilla fillojnë në lindje diejsh dhe zbresin në perëndim Adriatiku me një zemër edhe se kritike, kontradiktore apo emotive emigracioni, me vështirësi apo gëzime, por gjithmonë në rrahje jete.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version