Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Gëzuar ditëlindjen “Scanderbeg”!

Nga Anila Kadija
27 Korrik 2011
Në Kulturë

Në një ditëlindje nëna ngrihet në mëngjes herët dhe puth në gjumë fëmijën, ashtu me sy të mbyllura ai e ndjen ngrohtësinë e buzëve të saj, pëshpëritjen e fjalës. Eshtë toka, rreh në pulsimin e gjakut që shkarkohet në dejet e një populli, është dashuria nimfë në zemrën e një emigranti, është malli nostalgji e kujtesës dhe rikthimeve në pragun e shtëpisë që e përcolli. Sapo e kthyer nga Shqipëria, akoma me ajrin nostalgjik e ngrohur nga përqafime nene, e mora me vehte si dhuratën puthjen e tokës tonë…

Nuk më pëlqen të rreshtoj programe apo aktivitete, as orë mbledhjesh pa fund që dikujt mund ti duken retorikë faktesh. Një hapje fletësh ditari do të kishte qenë diçka më origjinale për jetën pesë vjeçare të një shoqate që dëshiron, mundet dhe di të ekuilibrojë atë çka quhet patos emocional dhe parime jete në një bashkësi komunitare.

“Scanderbeg”!

Në një tryezë të thjeshtë,me 27 korrik 2006,lindi si një dëshmi e ndjenjës pa kushtëzim, pa interes, pa labirintet partiake për të qenë sot unitet zërash, idesh, pjesëmarrjeje. Më është bërë një pyetje nga një gazetare e TVSh-së në një okazion të ditës së pavarësisë. Ishte ideja që kishte media shqiptare për emigracionin, hedhin valle dhe këndojnë nëpër festa! Ahengje do të thosha unë pa i hequr asnjë lëvdatë këtij lloj argëtimi se na kujton dasmat e bukura tradicionale shqiptare dhe kur është kënaqësia përse te mos i hedhim! Por ahengjet nuk mund të personifikojnë“Javën e kulturës ” për çdo vit, nuk mund të arrihet në vlerat e një populli vetëm me këngët “ E ku të ka lala moj kumurije…” Ekspozitat figurative,në zhanrin e pikturës, nga talente shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, të emocioneve që ndalohen në fokusin e një fotografie origjinale nga një fotograf italian parmez apo të një momenti historik në bardhe e zi që dëshmon atë ç’ka ne nuk e kishim parë ndonjëherë në librat e historisë kur flitej për patriotët e rilindjes…Poezia që i jep krahë përmasës shpirtërore në një kuvend poetik, të ulur të gjithë bashkë, në një rreth që i ngjason tokës, pa e pyetur njeri-tjetrin nga vijmë dhe ç’racë jemi. Kjo është ajo që ne njohim dhe bëjmë përkrah edhe një të tundur shamie! Në ditar hidhen shkronjat, tregohet për mësueset, në shkollën shqipe “ Scanderbeg”, bashkë me fëmijët që për dy vite me radhë e transformuan të shtunën nga një ditë pushimi argëtuese në një ditë diturie.femijet_parmaËshtë në traditën shqiptare aty ku pena shkruan 7 marsi stafetën ia lëshon në dorë 8-tës, ditës së gruas dhe asaj zërin ia dëgjon Parma auditorëve dhe bibliotekave të saj nëpërmjet librit, një tjetër forme komunikimi dhe bashkudhe kulturore këtu në të cilën gruaja emigrante paraqet me mjeshtri formën e natyrës dhe të traditës.presentazione_anildaNdoshta skedinën për të luajtur totogol akoma nuk e përgatisin tifozët e skuadrës, ka kohë të mendojmë një arritje të tillë, por shija e thirrjes që është dëgjuar me qindra herë fushave të futbollit parmixhan “Forca Scanderbeg!” dhe rezultati i shkëlqyer i fitores të këtij viti vlen me të vërtetë një çmim të jashtëzakonshëm në podiumin e nderit në një flete tjetër kujtese.skuadra_scanderbegMeqë e nisa këtë shkrim si një ditar është e natyrshme që të flas pak për emocione ditësh. Të shijosh një pjatë tipike të “Etnogusto-s” është si të mbyllësh sytë e të kujtosh byrekun apo pilafin e shijshëm, në atë tepsinë e larë me tel apo rërë deti për të qenë e shkëlqyer nga duart e gjyshes, të të sjellë ndërmend aromën e kuzhinës së vjetër ku digjeshin drutëdhe tymi dilte nga oxhaqet. Nuk është një krahasim i ekzagjeruar, as vlerësim i varfërisë sonë të dikurshme, shpesh harrojmë nga kemi ardhur dhe kjo bene të humbasim shijen e jetës.etnogusti“Shqiptarët e padukshëm në Liguria” shkruan një gazeta lokale Levante. Një artikull i shkruar nga Don Pasquale Limoncini me shqetësimin e një personi të thjeshtë, pavarësisht nga veshja fetare që ka. E njohu shoqatën rastësisht, informacioni virtual bënë çudira dhe ndihmon, kështu 720 shqiptarëve që jetojnë atje, një shifër e konsiderueshme për qytezën e Rapallos, grupi i valleve popullore “ Scanderbeg” i dhuroi një pasdite artistike të mirëfilltë.rrapalloJu lumshin këmbët Scanderbeg! Vajzat me djemtë e grupit fluturonin nga gëzimi bregdetit të bukur të atij qytetit Liguras. Ditëlindje të tilla fillojnë në lindje diejsh dhe zbresin në perëndim Adriatiku me një zemër edhe se kritike, kontradiktore apo emotive emigracioni, me vështirësi apo gëzime, por gjithmonë në rrahje jete.

Argumenta të trajtuar: ParmaScanderbeg Parma
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Statua di Enver Hoxha

Da piccino nella svolta dell’Albania

3 Shkurt 2023
Richiamare Bene Valbona Jakova

Il richiamo alla vita nelle poesie di Valbona Jakova

1 Shkurt 2023

Librat më të fundit

Tacco 19, mettetevi nelle mie scarpe

Tacco 19, mettetevi nelle mie scarpe

Qershor 2022
Youcanprint
9791221409673
Le prime voci dell’italofonia albanese

Le prime voci dell’italofonia albanese

Tetor 2021
Fabio M. Rocchi
Artemide Edizioni
9788875753771
Ciao Shqipëria!

Ciao Shqipëria!

Dhjetor 2021
Vito Saracino
Besa Muci
9788836291595
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}