International Land Coalition organizon konferencën botërore mbi tokën në Tiranë

International Land Coalition (ILC) do të mbajë sesionin e pestë të Konferencës Ndërkombëtare dhe Asamblesë së Anëtarëve në Tiranë, Shqipëri,nga 24-27 Maj 2011 me temën Sigurimi i aksesit ndaj tokës për të varfrit në Kohë Intensive Konkurrence për Burimet Natyrore.

Evenimenti organizohet në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Shqipërisë (SHKPKK), anëtare e ILC-së me bazë në Tiranë e do mbledhë mbi 200 përfaqësues lokalë dhe ndërkombëtarë nga qeveria, organizata qeveritare ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile, lëvizje sociale, institute kërkimore dhe agjenci zhvillimi.

Fjalimi përurues do mbahet nga Kryeministri shqiptar, z.

Sali Berisha dhe të pranishëm në konferencën ndërkombëtare do jenë Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Konferenca synon të promovojë krijimin e një rrjeti global dhe shkëmbimin e ideve ndërmjet aktorëve të ndryshëm në sektorin e tokës; të ngrejë profilin e çështjeve e aksesit ndaj tokës dhe pronës në nivel global dhe të mbështesë proceset e politikave të tokës në Shqipëri duke angazhuar politikë-bërësit dhe shoqërinë civile në shkëmbimin e eksperiencës së përftuar me një sërë aktorësh ndërkombëtarë.

Programi do përmbajë dialogë mbi politikat e tokës dhe qeverisjen dhe lidhjen e tyre me çështje si siguria e ushqimit, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore, ndryshimi i klimës e shumë të tjera. Pjesëmarrësit do të vzitojnë komunitetet pyjore të Shqipërisë për të mësuar më shumë nga banorët lokalë, ndërkohë që një sërë panelesh diskutimore do ofrojnë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave ndërkombëtare. Evenimenti do të mbyllet me Asamblenë e Anëtarëve, organi më i lartë qeverisës i Koalicionit.

Shqipërua u zgjodh si vendi Konferencës dhe Asamblesë së ILC-sëpër 2011 në shenjë njohjeje të sfidave dhe mundësive të ofruara nga konteksti lokal për sa i përket aksesit ndaj tokës dhe sigurisë së pronës. Duke qenë se 2011 është gjithashtu Viti Ndërkombëtar i Pyjeve është e përshtatshme të theksohen edhe çështjet e tokës, me të cilat përballen komunitetet pyjore në këtë kontekst specifik.


Rreth ILC-sëInternational Land Coalitionështë një aleancë globale e shoqërisë civile dhe organizatave ndërqeveritare që punojnë së bashku për të promovuar akses të sigurtë dhe të barabartë ndaj tokës për njerëzit e varfër, nëpërmjet përkrahjes, dialogut, shkëmbimit të njohurisë dhe ngritjen e kapaciteteve. Aktualisht ILCpërbëhet nga 81 organizata anëtare në mbi 40 vende, duke përfshirë agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, organizatave të fermerëve, instituteve kërkimore, OJF-ve dhe organizatave të komuniteteve.

ILCi jep vlerë aktiviteteve të anëtarëve dhe kontekstit global të tokës nëpërmjet pozicionit të saj si organ thirrës i shoqërisë civile, qeverive, aktorëve ndërqeveritarë dhe palëve të tjera të interesesuara për përmirësimin e politikave dhe qeverisjes së tokës.


Mund të lexoni artikullin në anglisht në F.

A.

R. ose ne italisht

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version