Prezenca e shqiptarёve nëMarke nëshek. XIV-XV ka qenë objekt hulumtimesh e publikimesh nga ana e studjuesve të ndryshëm të cilët kanëgjurmuar hapat e parё tepërtëvështirё dhe herë-herë dramatikё tëkomunitetit shqiptar në këtëprovincëtëItalisë.
Informacionet e para janëtë dokumentuara qysh nga shekulli i XIV, por prezenca e tyre – sizakonisht – bëhet më masive nëshekullin e XV dhe sidomos pas vdekjes sёSkënderbeut. Aty pas mesit të shekullit tëXVI këta emigrantëarrijnë të bashkohen me dinjitet në shoqërinë e vendit tëcilën studiuesiBonasera e shikon në vendosjen e njëportreti tëSkënderbeut, mes shumë portretesh të tjerё nësallat e Komunës të Fermo-s. Mes emigrantëve tëparë duhet tëketëqenëedhe Gjergj Shqiptari i biri i Prentes i cili kishte blerëtoka dhe një pallatnë Porta e Fermos (Porta di Fermo) gjëqëtregon përnjë pozicion shoqëror shumë më të lartë – pra nga fisnikëriashqiptare – e mjaft larg nga masa emadhe e shqiptarёve të cilët shpesh arrinin në një gjendje të vajtueshme. E thënë me fjalët e Papa Paolo II (Barbo)…të zhveshur, të zbathur e të uritur që mbushnin ajrin me klithmat e lutjet e tyre në një gjuhë të pakuptueshme…Në këto momente arti rilindas italian mbetej mjeti më i shpejtë dhe më prekëspër të transmetuar gjendjen ekëtyre emigrantëve në arrati.Veç nivelit të lartë artistik në pikturimin e ikonave nga Criveli, që nuk vihet në dyshim nga asnjë studiues, tërësia e ikonostasitnga pikpamja e përmbajtjesnatransmeton botën e brendëshme shpirtërore të dëshpëruar të njëprinci shqiptar i ciliashtu si pjesa tjetëre popullsisë ndjenin dhimbjen e madhe të humbjes së atdheut, të pasurive, të pushtetit pra të dinjitetit e indentitetit kombëtar.Në historiografinë e re shqiptarekjo situatë do të gjente shprehjen më të plotë nëpërmjet penës të humanistit tonë të shquar Marin Beçikemit (Barleti) në veprën e tij madhore Historia e Skënderbeut botuar më 1522: …duket gjë e pabesueshme, që kështu menjëherë nga zotërimi i gjithë asaj pasurie të parë u trasformuam në këtë mjerim, në një farë mënyre fundërina të varfërisë…
Pasuria dhe lavdia epirotase e gjitha u rrokullis që nga maja, dhe liria e botës dergjet e firaksur, ku nuk duket askund ndonjë shenjë e gjithë asaj burrërie, apo ndonjë kujtim nga fisnikëria e kaluar… Në lidhje më Gjergj Shqiptarinmësojmë se ai e pasardhësit e tijmë vonë u futën të bënin pjesë në kastën e gjyqtarëve, post që mund ta gëzonin vetëm shtresat e priviligjuara të qytetit. Me emrin e këtij fisniku shqiptar siç folëm deri këtu është e lidhur edhe veprimtaria zbukuruese e Karlo Krivelit (Carlo Crivelli- afërsisht 1430-1495 ) më 1470 për altarin e kishës të Shën Gjergjit në Porto San Giorgio (Fermo – Marke) pjesët e të cilit sot ndodhen të shpërndara në muzeumё të ndryshёm të botës e ndonjëra prej tyre mbetet akoma për t’u gjetur.
Përsa i përket datës të këtij altari tashmë nuk ka më dyshime pasi ajo konfirmohet nga dydokumente të shekullit të XVIII. Në to bëhet fjalë për dy inventarë njëri i vitit 1727 i shkruar nga kryefamulltari Anselmo Erkoli dhe tjetri mё 30 dhjetor 1771 i bërë me rastin e një vizite të shenjtë. Të dydokumentet sot ndodhen në Arkivin e Krypeshkopatës së Fermos. Dokumenti i dytë na jep një përshkrim më të detajuar të ikonave brenda altarit aty shkruhet: ’Në këtë altarin e madh (të kishës famulltare të Porto S. Giorgio) ndodhet kuadri në ikona të pikturuara ku gjenden shëmbëlltyrat e Marisë të Shënjtë ulur me Fëmijën në krah; në krahun e djathtë në QëndrimUngjёllor, Shënjtorët Apostuj Pietro e Paolo; sipër në vezake ato të Shën Jeronimit e të Shën Katerinës virgjëreshë e martire; në anën e majtë në Qendrim Epistolar, ajo e Shën Gjergjit martir mbi kalë, mbrojtës i vendit; në vezaken e sipërme e Shën Antonios Murg dhe e Shën Luçisë virgjëreshë e martire. Mbi të gjitha ndodhet ikona që paraqet Ngashëllimin (Pieta). Në fund të kuadrit lexohet ky mbishkrim: ’Crivellus Venetus prinxt anno 1470’ (Krivelli Venezian pikturues viti 1470). Në anëte këtij alltarijanë dy kuadro me gjashtë portrete të shënjtorve të ndryshëm për secilën prej tyre, me stemën fisnikërore të Zotërinjëve Salvatori të pikturuara po ashtu në inkona…etj.’ Në lidhje me tratativat e kërkesës, angazhimin e pagesën e Gjergjit kundrejt piktorit Karlo Kriveli nuk janë gjetur dokumente të drejtpërdrejtё arkivore të kohës por pavarsisht nga ky fakt në historinë e artit Gjegj Shqiptari mbetet, edhe për traditë – tashmë pothuajse epakundërshtueshme – promotori i kësaj vepre. Mungesa e dokumenteve të shekullit të XV kompesohet në një farë mënyre me faktin e prezencës së stemës fisnikërore të Gjergjit mbi këtë ikonostas por edhe nga ngjarjet që rrodhën pas prishjes së kishës më 1803 kur famulltarët njohën të drejtën e pronësisë së këtij altari tё familjes Salvatori – pretendentët e pasardhësit e largët e të ligjshëm të Gjergjit. Në fillim altari i çmontuar u transferua në një kishë tjetër dhe vetëm në një moment të dytë dokumentohet se ai gjendej në shtëpinë e familjes Salvatori të paktën që nga viti 1805 në pritje të ndërtimit tëkishës sëre. Kështu më 1832nga një tjetër dokumentmësohet:se një pikturë e bukur në dru e Krivelit, dikur në famullinë antike,- tani gjenden pranë fisnikëve Salvatori – e me inkona të tjera nga e njëjta dorë. Kjo që po flasim është e ruajtur mire, e në krye tregon varrimin e Jezu Krishtit, poshtë në një dhomëzë në të majtë shëmbëlltyrat në këmbë të Shën Pietrit e Shën Paolos, në vend tjetër Virgjëresha e ulur me Zotin e vogël në fron të zbukuruar meplotfruta, dhe një e tretë në vazhdim, Shën Gjergjin në kalë, mbrojtësin e vendit dhe figura kryesore e kishës’ Në momentin e përfundimit të punimeve për kishën e re (1834) familja e riktheu atë, apo pjesët kryesore të saj, që të risistemoheshin – ndoshta në pozicionin qёndror që kishin pasur në kishën e vjetër – por pas pak, në vendin e altarit kryesor u vendos një bust i shën Gjergjit dhe altari i vjetër i K. Krivelit iu rikthye përsëri familjes Salvatori. Fakti i mësipërm dokumentohet nga një përshkrim i përgjithshëm që Riçii ka bërë kishës së re më 1834 ku konstatonte se vetëm ’pjesët e kuadrove me shumë shënjtorë gjenden pranë Zotërinjve Salvatori’ Duket që administratorët e rinj të kishës nuk i vlerësuan sa duhet pikturat antike – ndoshta tepër anakronike për kishën e re – e menduan më shumë për një modernizim të saj përderisa pjesët e saj ju rikthyen përsëri familjes. Pas këtij momenti me gjithë ndonjë kundërshtim të ndonjë anёtari të Komunës që pretendonte pronësinë mbi to – duket drejtësia pranoi arsyetimet e Salvatorit – ikonat u çuan në Romë (1835) nga Luigji Salvatori dhe që aty u shitën nëpër koleksionistë të ndryshëm. Fillon kështu odisea e pjesëve të këtij altari të cilat dorë pas dorë përfunduan në muzeumё të ndryshëm të botës ku gjenden akoma sot. Fajtori kryesor – ashtu siç e konceptojmë këtë ngjarje sot -mbeti Salvatori.
Pas këtyre ngjarjeve rindërtimi i altarit në gjithë kompleksitetin e tij origjinal nuk duket se ka qenë punë e lehtë nga ana e studiuesve dhe ka nisur kryesisht në kohët e sotme në bazë të përshkrimeve të autorëve të shekullit të XVIII-XIX që i cituam më lart por edhe në bazë të ndonjë dokumenti origjinal akoma në zotërim të familjes Salvatori. Hapi i parë në këtë drejtimishte bashkimi i ikonës të Shënjtorve Pietro e Paolo që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Londrës, me Shën Gjergjin që kishte përfunduar më 1897 në Muzeun Izabell a Gardner të Bostonit. Më 1946 studiuesi i shquar i artit italian Roberto Longi identifikoi në Galerinë Kombëtare të Washingtonit panelin qëndror të ikonostasit që paraqiste Shën Mërinë ndërsa në Detroit në ’Ngashëllimi (Pieta) zbuloi kreun e këtij kompleksi. Në vazhdim vezaket me Shënjtorët Katerina edhe Jerroniminu gjetën në Tulsa (Oklahoma) më 1950 ndërsa ajo me Shën Antonion Murg dhe Shën Luçien u gjet në Muzeumin e Krakovës (Cracovia. Muzeum Naradowe) më 1956. Plotësohet pak a shumënë vija të përgjithëshme ky kompleks ikonografik tek i cili mungojnë akoma ikonat me nga 6 shënjtorë secila si dhe stemat fisnikërore të Gjergj Shqiptarit të cilat do të kishin edhe ato një vlerë të madhe njohëse përsimbolet e fisnikërisë shqiptare gjatë periudhës të Skëndërbeut.
Kontesha Gladys Muzzarelli Salvadori një tjetër trashëgimtare e kohëve të fundit e familjes shqiptare të sipërpërmendur jo vetëm që ka ndihmuar në rindёrtimin e këtij ikonostasi por në bazë të një inventari të vitit 1805 që ruhet akoma pranë familjes së saj sugjeron edhe për një ’Darkë’ në pjesën qëndrore të një podiumi në madhësinë e një pëllëmbe pothuajse në të njëjtat dimesione me ikonat e shënjtorёve të ndryshëm që u përmëndën më lart dy ikoname nga 6 shenjtorë secila. Ka mundësi që për këto dy të fundit të paraqitnin të dymbëdhjetë apostujt. Në dokumentin e mësipërm shënohet se këto dy ikona (tavola) qëndronin në pjesët anësore të ikonostasit ndërsa në ikonostasin e realizuar nga Kriveli para këtij të Porta San Giorgio – pra që po flasim – dhe në ato që realizoi fill pas tij, brezi i shenjtorёve vërehet zakonisht në pjesën e fundit të ikonostaseve në rend horizontal me diferenca të vogla vetëm në numrin e shenjtorёve. Përpjekje të tjera për kompletimin e këtij altari janë bërë në Muzeun e Karkovias ku një ikonë me shumë shenjtorë paraqet disa afrimitete të cilat munt t’i përshtaten ikonostasit të porositur nga Gjergj Shqiptari. Në vazhdim po përshkruajmë pjesët e gjetura deri tani. Shën Mëria me Fëmijën dhe figura e vogël e dhuruesit qëlutet. (Përmasat 129.5 x 54.5 cm) Ndodhet në Galerinë Kombëtare të Washingtonit (Washington, National Gallery) qysh nga viti 1946Ishte paneli qëndror i ikonostasit të Porto San Giorgio e identifikimi i saj u bë vetëm më 1946 nga R. Longi, mbas një odiseje prej gati një shekulli. Prej kohësh ajo ka qënë objekt i studiuesve të artit jo vetëm për faktin se bëhet fjalë për një nga veprat e para të dokumentuara të Krivelit por edhe për mjeshtërinë e lartëme të cilën vepra është realizuar. Në linja të përgjithëshme ajo ka mjaft pika të përbashkëta me Shën Mërinë e altareve që Krivlei realizoiji në vazhdim plot me simbollogji kristiane e që gjërësisht janë diskutuar e vazhdojnë të diskutohen nga kritika e artit por në të njëjtën kohë vëmëndja tërhiqet edhe në elementët e veçantë që atoparaqesin nga një kompleks ikonografik tek tjetri. Në lidhje meShën Mërinë që Kriveli realizoi me porosinë e Gjergjit si elementë të veçantë dallohen figura e vogël me dhuruesin në veshje murgu që lutet, kurora princёrore me gurë të çmuar e vendosur në këmbët e Shën Mërisë e dukshme në plan të parë dhe mbishkrimi në harkadën mbi fronin e Shën Mërisë. Interpretimi si në planin fetar po ashtu edhe atë historik shpesh është bërë duke e vlerësuar ikonën si një njësi më vehte të shkëputur nga gjithë kompleksi ikonografik tek e cila ajo bënte pjesë. Në lidhje me personazhin e vogël që lutet janë shfaqur mendime të ndryshme. Mendohet e komentohet ideja e një autoporteti të Krivelit i cili ishte kthyer në Itali jo shumë kohë më parë pas një periudhe mërgimi për shkak të një proçesi gjyqësor në Venedik. Pas riatdhesimit, ndryshimi në dimesione mes Shën Mërisë dhe figurës në veshje murgu, duhej të shprehte jo vetëm pendimin e madh por edhe devotshmërinë e pa masë të tij. Prezenca e elementëve të tjerë si kurora me gurë të çmuar mbishkrimi në arkadë e tё tjera, kanë përjashtuar këtë mendim. Sot predominon ideja se prapa figurës së murgut kemi porositësin, apo dhuruesin e altarit,GjergjShqiptarin. Në këtë mendim bashkohen shumica e studiuesve edhe në këtë rast, njëlloj si më sipër, raportet e shproporcionuara kuptohet mbartin simbolikën e devocionit të pakufishëm dhe të shpresës së madhe për të rifituar një ’principatë’ të humbur, të rrëmbyer me forcën e armëve padrejtësisht. Në harkadën mbi kokën e Shën Mërisëgjejmë këtë mbishkrim: ’MEMENTO * MEI * MATER * DEI * REG:NA * CELI * LETARI’ (’Mos Më Harro Mua, Mëmë e Zotit, Mbretëreshë e Qiellit’)duket sa lutje e pendim aq edhe thirrje e dëshpëruar për një gjëmë të madhe që i ka ndodhur atij. Shpresa pritet në kualitetet e Shën Mërisë si Mëmë e Zotit dhe Mbretëreshë e Qiellit. Mbasi e ’Keqja’ ka marrë përmasa universale e në ’Qiell’ ku kërkohet ndihma – e paraqitur nga ikona mbi Shën Mërinë – kunsumohet gjëma akoma më e madhe me Jezu Krishtin e vdekur në qendër, një gjendje tragjike e cila rëndohet akoma më shumë nga pjesёmarrja e një sërë shënjtorësh rreth e rrotull tij. Krahas Shën Mërisë, Jovan Evangjelistit e Shën Magdalenës, që do t’i gjejmë me ndonjë ndryshim të vogël në pozicionet e tyre në të gjitha ’Ngashëllimet’ (Pieta) që Kriveli pikturoi në ikonostaset e tjerë, këtu gjejmë edhe Shënjtorët Nikodemo e Jozefin e Arimatea të cilët në ikonografinë e kohës paraqiten kryesisht në varrimin e Krishtit e rrallë herë në skenën e përmëndur. Shpëtimi, ringjallja e rikthimi në jetën e dikurshme pritet prej andej. ’Kurora princёrore’ afër dhuruesit në këmbë të Shën Mërisë – dikur simbol i pushtetit fisnikëror e fetar – tashmë të shkurorzuar – i është besuar asaj. Devozioni i Gjergjit kundrejt Shën Mërisë s’ka kufi e paraqitja në veshje murgu e përforcon akoma më shumë këtë, mirëpo tepër i vogël, tepër i vetëm për të përballuar një gjëmë kaq të madhe e për të rivënë kurorën princore me të gjitha pasojat që ajo sjell. Paraqitja e kurorës është në përmasa natyrale e pa ndryshuar ashtu siç duhet të mbetet gjithmonë devocioni dhe pushtetet fisnikërore që e mbrojnë këtë devocion.
Gjithë historia e ikonostasit zhvillohet rreth Shën Mërisë, rreth figurës qëndrore që me madhështinë e saj imponon devotshmërinë e pakufishme por njëkohësisht tregon edhe rrugën e shpëtimit e cila lyp ’Mënçuri’ shënjtorët Pietro e Paolo në krahun e djathtë duan të thonë edhe këtë por edhe ’Veprim’ me forcë e trimëri rinore ashtu si shqiptarët e kishin demostruar këtë nëpërmjet Skëndërbeut ashtu si Shën Gjergji me gjithë forcën e tij djaloshare i jep goditjen vdekjeprurëse kuçedrës në agoni e sipër. Gjithë talenti i mahnitshëm i Krivelit shkëlqen në kombinimin e përsosur të ngjyrave, në paraqitjen e hijshme rinore, gazmore e të pafajshme të Shën Gjergjit i cili plot dinamizëm do na shpjerë drejt një zgjidhjeçlirimtare. Në fytyrën e tij është fiksuar buzëqeshja dhe gëzimi për këtë akt. Gjthçka kalon në plan të parë, momenti i dylyftimit për një vepër të dobishme për njerёzimin e kërkon këtë. Madhështia e aksionit e xhestit nuk është jashtë lutjeve, mbrojtjes e vëmendjes së Shën Mërisë e cila në këtë moment del mbrapa kalorёsit trim diku larg në një zonë të ngritur malore e prapa saj peisazhi qytetar i qetë – thuhet Porto San Giorgio – që është siguruar nga ky dyluftim mёse i ligjshëm dhe i shenjtëruar. Paneli qëndror i ikonostasit me Shën Mërinë është ekspozuar disa herë në Londër(1851, 1902, 1912, 1930) dhe ka pasur disa ndërhyrje restauruese më 1938 e 1945 nga Piketo (Pichetto) e më 1959 nga Modestini.
Ikona me shënjtorët Pietro e Paolo (Përmasat 87×44 cm.) Ndodhet në Londër në Galerinë Kombëtare (National Gallery) qysh nga viti 1924. Ishte vendosur në anën e djathtë të Shën Mërisë. Në përgjithësi është e ruajtur mirë dhe vetëm në pjesën e poshtëme vërehet ndonjë plasaritje. Toni i kuqerremtë i lëkurës, mënyra e prerë e syve dhe ngjyrat e sfumuara kanë nxitur dyshimet për autorёsinë e veprës të tërhequr më shumë nga ndonjë detaj jo korekt (si p.sh. këmba e djathtë e Shën Pietrit) të cilat nuk mund t’i shpëtonin Krivelit. Megjithë këto ’difekte’ të konstatuara nga studiuesit, në totalin e tyre, ato nuk janë të tilla që të privojnë autorsinë e përkatësinë në altarin e Porta S.
Giorgio.
Shën Gjergji që vret kuçedrën. (Përmasat 90x46cm, fotoja kryesore e artikullit) Ndodhet në Boston në Muzeumin Izabella Stjuart Gardner (Isabella Stewart Gardner Museum – Boston) qysh nga viti 1897. Ishte vendosur në krahun e majtë të Shën Mërisë dhe gati në unanimitet nga kritika e artit është konsideruar si një nga kryeveprat e para të Krivelit. Në veprimtarinë e mëtejshme, artisti do të ritrajtojë si të gjithë shenjtorët e tjerë edhe Shën Gjergjin por këto raste dalin jashtë interesave të këtij studimi. Një variant tepër të përafërt me Shën Gjergjin e Bostonit Kriveli do të realizojë pas vitit 1490. Në këtë rast bëhet fjalë për një nga të pestat ikona që qëndrojnë si bazament për ikonostasin e ashtuquajtur Shën Mëria e Dallëndysheve e cila është një nga të paktat altare të Krivelit e arritur deri në ditët tona i plotë. Ky i takon periudhës së fundit të veprimtarisë së piktorit ku shumë studiues kanë vënë re një farë rrënje të nivelit artistik të tij. Megjithatë Shëngjergji mbi kalë i pikturuar edhe në këtë ikonostas ruan përsëri bukurinë e gjallërinë e veprimit, forcën e madhe të brendëshme e të jashtëme për një çështje të drejtë e sublime siç është shkatёrrimi i së keqes, pra kuçedrës. Por ndërsa në ikonostasin e Porta S. Giorgio Shën Gjergji është njëkohësisht edhe një personazh historik, një fytyrë e vendosur në plan të parë të cilin e shohim e na frymёzon si një model i përsosur për t’u imituar në ikonostasin e Shën Mërisë të Dallëndyshes ai qëndron në një pozicion disi të mënjanuar, ne nuk njohim fytyrën e tij apo e shohim atë vetëm pak. Perceptohet kalimthi xhesti i tij si një veprim i domosdoshëm në jetë për të luftuar të keqen, si një shteg i pashmangshëm për t’u kaluar por jo një nxitje e drejtpërdrejtë për veprim. Gjithë vëmendja e besimtarit këtu drejtohet tek Shën Mëria e cila duhet të frymёzojё atë drejt reflektimit e adhurimit. Një shkollë drejt formimit të tij fetar. Dy ikonostase me destinacione të ndryshme, në kohë historikisht të ndryshme kërkonin edhe interpretimeartistike të ndryshme të cilatpavarsisht nga ndonjë mendim i kundërt ruajnë përsëri vlera të mëdha krijuese të piktorit. Në ndonjë rast gabimisht nga ndonjë studiues ikona e Shën Gjergjit në këtë ikonostas është ngatëruar me ikonën e Porta San Giorgio të cilën e kishte porositur Gjergj Shqiptari. Me qëllim që t’i japim mundësi publikut shqiptar të konstatojë e të vlerësojë edhe personalisht ndryshimet artistike, interpretative e kohore për të cilat folëm më sipër po publikojmë të dyja variantet.
Shënjtorët Katerina e Aleksandrisë dhe Jeronimi. (Përmasat 35 x 48.9 cm)Gjendet në Tulsa(Oklahoma – ShBA) në Qendrën e Artit Filbruk (Philbrook Art Center) qysh nga viti 1949 Ikona ishte e vendosur në pjesën e sipërme të shenjtorёve Pietro e Paolo dhe merita e identifikimit të saj si pjesë e ikonostasit të Porto San Giorgio i takon studiuestit italian Frederiko Zeri më 1950. Më parë ikona ishte konsideruar si vepër e një piktori të panjohur e të vonshëm bizantin mirëpo tek Shën Katerina studiuesit panë përqasjen e madhe pothuajse binjake me shëmbëlltyrën e Shën Gjergjit të Bostonit. Shën Katerinën si shenjtore e gjejmë të riprodhuar nga Kriveli në variante të përafërta apo të ndryshme me të njëjtën mjeshtëri artistike edhe në ikonostase të tjerë por ritrajtimi i këtyre subjekteve nga artisti mbetet një argument që u përket studimeve kriveliane. Shenjtorët Katerina e Jeronimi në ikonën që po flasim kanë pasur vlerësime pozitive nga kritika dhe si gjithë ikonostasi konsiderohen si vepra të pjekurisë e afirmimit të plotë artistik të Krivelit. Shënjtorët Antonio Murgu e Luçia. (Përmasa 33×47.7cm)
Gjendet në muzeun Kzartoriski Krkovia (Cracovia Museo Czartoriski)qysh nga viti 1914. Në simetri me ikonën vezake të Shenjtorёve Katerina dhe Jeronimo kjo ikonë ishte e vendosur mbi ikonën e Shën Gjergjit duke plotësuar kështu në vija të përgjithëshme kompleksin ikonografik të përshkruar nga dokumentet arkivore. Ngjasimet e detajet e përbashkëta me shënjtorët e tjerë të pikturuar nga Kriveli kanë konfirmuar autorёsinë e saj por edhe përkatësinë në ikonostasin që po flasim. Për herë të parë ideja se kjo ikonë i përkiste ikonostasit në fjalë u hodh qysh më 1918 por vetëm më 1956 ajo pati konfermën e miratimin e plotë nga kritika e artit.
Ngashëllimi’ (Jezu Krishti mes Shën Mërisë, Jovan Evangjelistit, Shën Magdalenës e Shënjtorve Nikodemo e Zefi i Arimatea-s.) (Ikonë (gjysmëhëne) me përmasat 42 x 114 cm.) Gjendet në Detroit, Instituti i Arteve (Institute of Arts) qysh nga viti 1925. Ishte pjesa e sipërme e ikonostasit dhe indentifikimi i saj u bë më 1946 nga R.
Longi (Roberto Longhi). Kritiku e konsideron si një ndër punimet e para të Krivelit. Tërheq vëmendjen nga pikёpamja artistike ngurtësimi disi arkaik i personazheve që është mjaft i afërt me altarin e Masa Fermana (Massa Fermana) i realizuar para tij më 1468 ndërsa intonacionet e ngjyrave të sipërme përputhen me Shën Mërinë (e Washingtonit) në pjesën qёndrore të ikonostasit që folëm më lart. Vepra mungesoretë altarit.Si vepra mungesore që duhet të lidhen drejtpërdrejtё me krijimtarinë e Krivelit në këtë altar duhet të jenë dy ikonat me nga gjashtë shenjtorë secila dhe me stemat fisnikërore të Gjergj Shqiptarit të cilat i përmendëm edhe më lart. Po në këtë kontekst duhet të futet edhe një tjetër ikonë e vogël e cila paraqet ’Darkë’-n e fundit të Jezu Krishtit dhe që ndodhet – sipas referimeve të Pietro Zampetit – në familjen e konteshës Gladys Muzzarelli Salvadori. Përsa u përket dy shënjtorёve Shën Françesko Borxhias e Shën Luigji Gonzagës të cilët na referohen si pjesë të këtij ikonostasi të pikturuara në kanavac, nuk janë vepra të Krivelit por të ndonjë artisti të shekullit të XVIII pasi Selia e Shënjtë kishte njohur shenjtërinë e këtyre dy personazheve historikë. Nga ky fakt del e qartë se para momentit që u përpiluan relacionet(1771) ikonostasi ka pasur ndërhyrje në strukturën e tij për shkak të këtyre shtesave, kështu që edhe varianti i sotëm i rindërtimit të tij ka nevojë të rishikohet duke pasur parasysh edhe këto pjesë mungesore.
P.
S. Shkrimi iripunuar. U botua për herë të parënë GazetaShqiptare – shtojcaMilosao (12. dhjetor.2010) me titullin: Gjergj Shqiptari, Fisniku që porositi ikonat për një kishë në 1470.