Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

INFORMACION DHE IDENTITET – Parma, 27 nëntor 2010

Nga Albania News
11 Nëntor 2010
Në Kulturë

Gjatë javës së kulturës shqiptare në Parma 22-28 nëntor 2010, Shoqata Scanderbeg [Parma] në bashkëpunim me Shoqatën Alba Media [Modena], gazetën shqiptare online Albanianews.it, Resi Mobile Group dhe Poste Mobile, organizon një takim publik rreth çështjeve të integrimit, mediave dhe shoqatave të emigrantëve, me titull “Informacioni dhe Identiteti”.

E shtunë 27 nëntor 2010ora 15.00 – 19.30Teatro/Cinema Edison, Largo 8 Marzo n. 9, ParmaProgrami:15.00 – 16.30Albania News: kur informacioni zhbën skemat tradicionale.Gerarta Zheji Ballo bashkëbisedon me Darien Levani, Darina Zeqiri, Pietro Tarozzi, Manfred Bushi, Olti Buzi.Realitet dinamik, vullnetar e migrues, Albania News është themeluar më shumë se dy vjet më parë nga një grup të rinjsh shqiptarë. Falë aksesit e demokratishmërisë më të madhe dhe kostos më të ulët, interneti do të jetë mjeti i informacionit në të ardhmen. Albania News ka ndërmarrë këtë sfidë, duke u propozuar si “new media” me një redaksi dhe rrjet bashkëpunëtorësh shqiptarë e italianë aktualisht të ndërtuar mbi bazë vullnetare.

Nga ana tjetër, mediat tradicionale vazhdojnë, në disa raste në mënyrë të ndërgjegjshme, të përhapin një informacion dhe kulturë e cila e sheh tek i huaji, të sapoardhurin, “plëngprishësin” që dëmton mirëqenien, të kaluarën dhe liritë e vendasve. Në këtë kontekst, Albania News propozohet si media ndërkulturore, në të cilën vetë të huajt, në këtë rast shqiptarët, janë protagonistë dhe përhapës të informacionit që u përket si emigrantë po dhe si qytetarë të Shqipërisë.

17.00 – 19.00Tryezë e rrumbullakët: Shoqatat si mjet për zbulimin dhe vlerësimin e identitetit.Manfred Bushi bashkëbisedon me Ismail Ademin, Endri Xhaferraj, Antonio Caiazza dhe Vincenzo Romania.Në njëzetvjeçarin e eksodit të parë të shqiptarë në ambasadat e vendeve perëndimore, përfshirë dhe atë italiane, në Tiranë në korrik 1990, fizionomia e migracionit shqiptar ka ndryshuar shumë. Prej atij viti, eksodet vazhduan edhe në mars e gusht të 1991-shit, në 1997-ën dhe nuk munguan largimet drej Italisë nëpërmjet deteve Jon dhe Adriatik.

Nga Fatmiri, shoferi i kamionit i cili shembi murin e ambasadës italiane në Tiranë duke nisur një eksod që vazhdon ende, treguar me mjeshtëri nga gazetari Antonoio Caiazza në librin e tij “In alto mare”, deri në mimetizimin social zgjedhur nga shumica e qytetarëve shqiptarë si model integrimi në shoqërinë italiane, të përshkruar nga sociologu Romania ne librin e tij “Farsi passare per italiani”, duket sikur komuniteti shqiptar që jeton në Itali po del gjithnjë e më shumë në të hapur.

Faktor emigrimi njëzet vjeçar, stabiliteti ekonomik, integrimin në jeten sociale, pune e institucionale, ka bërë që të rritet dëshira per komunitet dhe pjesëmarrje në sferën publike italiane. Dëshmia vjen nga vetë shoqatat dhe kohët e fundit nga krijimi i rrjeteve të shoqatave në nivel rajonal në Emilia Romagna dhe Toscana, objektivat e të cilave kanë të bëjnë jo vetëm me promovimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës, por edhe pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në jetën sociale, kulturore dhe politike në këto dy rajone.

19.00 – 19.15PosteMobile e RESI Group për “L’Albania – l’offerta Il Tuo Mondo”Marco Braccioli – Senior Vice President RESI GroupTë ftuaritGerarta Zheji Ballo, gazetare, drejton emisionin “Shqip in Torino” në Radio Torino International, program i përditshem radiofonik në gjuhën shqipe ideuar nga vete ajo. Bashkëpunon me gazeten italiane “La Stampa”, faqen web te te rinjve nga Torino Digi.

To, revista Evropian në gjashtë gjuhë Cafebabel, dhe korrespondente e gazetës shqiptare “Tirana Observer”.

Darien Levani, Darina Zeqiri, Pietro Tarozzi, Olti Buzi e Manfred Bushi bëjnë pjesë në redaksinë Albania News, gazetë online në italisht, themeluar në mars 2008. Lajmet jane kryesisht rreth Shqipërise, Kosovës, marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, komunitetit shqiptar në Itali dhe migrimit.

Ismail Ademi, President i RAT, Rrjetit Shqiptar në Toscana. RAT, themeluar më 24 tetor të ketij viti, është i përbërë nga katër shoqata shqiptare të Rajonit të Toskanës, dhe do të hapë zyrat e saj në të gjithë rajonin në sajë të një marrëveshjeje me ACLI Toscana. Qëllimi është koordinimi dhe strukturimi i pranisë së komunitetit shqiptar në rajon, duke ofruar hapësirë dhe mënyra pjesëmarrjeje të gjerë. Aktiviteti i rrjetit është i hapur për individë, shoqata, grupe joformale, nxënës dhe të gjithë ata që punojne për komunitetin shqiptar në këtë rajon.

Endri Xhaferaj, President i Rrjetit F.

A.

R.

E., Forumi i Shoqatave Shqiptare në Emilia Romagna, dhe Shoqatës Juvenilja ne Forlì. Forumi, themeluar më 29 tetor të këtij viti, përbëhet nga 8 shoqata shqiptare të Rajonit Emilia Romagna, dhe është rezultat i një rruge të përbashkët qe zgjati më shumë se shtatë muaj. Ndër objektivat e këtij rrjeti janë pjesëmarrja e qytetarëve të huaj në sferën publike, promovimi i gjuhës shqipe dhe kulturës, forcimin e OJQ-ve dhe të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.

Antonio Caiazza, gazetar dhe shkrimtar, ka bashkëpunuar me«Il Mattino» në Napoli, «TriesteOggi», «L’Adige», ka qenë korrespondent i Italisë për TeleCapodistria e aktualisht punon si redaktor për Rai’n e Friuli-Venezia Giulia. Ka publikuar në 2008 për Instar Libri të Torinos: “In alto mare. Viaggio nell’Albania dal comunismo al futuro”.

Vincenzo Romania, studiues dhe profesor i sociologjisë të komunikimit në Universitetin e Padovës. Ka koordinuar e ka marrë pjesë në disa projekte e hulumtime kombëtare, duke përfshirë edhe kërkimin në projektin “Facilitatori Culturali” të Bashkisë së Padovës (2007), hulumtimi i IOM-it në integrimin e shqiptarëve në Itali (2001). Botimet e tij përfshijnë: “Farsi passare per italiani. Strategie di mimetismo sociale”(Carocci, Romë, 2004),”Identità e performance”(Carocci, Romë, 2005),”Le cornici dell’interazione”(Liguori, Napoli, 2008).


Për informacione: [email protected] të merrni pjesë në këtë aktivitet? Konfirmoni pjesmarrjen tuaj në facebook front_shqip_anews

INFORMACIONE_DHE_IDENTITETE.doc INFORMACIONE_DHE_IDENTITETE6.pdf

Argumenta të trajtuar: Albania NewsParma
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithmonë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Corso Lingua Albanese

Novara, al via il corso di lingua albanese per bambini nati in Italia

Hueyda El Saied

Natale, momento per includere un’amica che non c’è più…

Albania Letteraria

Fabrizio Gatti

La storia di un bambino albanese nella periferia di Milano

25 Janar 2023
Gentiana Minga

Tempi che sono…la recensione del libro di Gentiana Minga

24 Janar 2023

Librat më të fundit

Ciao Shqipëria!

Ciao Shqipëria!

Dhjetor 2021
Vito Saracino
Besa Muci
9788836291595
I prestiti lessicali nella stampa mediatica del Kosovo

I prestiti lessicali nella stampa mediatica del Kosovo

Prill 2021
Albulena Lala Zeqiri
Sapienza
9786203626230
Kosovo. Itinerari turistici alla scoperta del paese

Kosovo. Itinerari turistici alla scoperta del paese

Qershor 2021
Francesca Masotti
Odòs (Udine)
9788896303771
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}