Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Kulturë

Firenze: Nё djepin e kulturёs italiane, promovohet kultura shqiptare

Elvana Bilalaj Nga Elvana Bilalaj
1 Nëntor 2010
Në Kulturë

Pasditen e 23 tetorit Lidhja e Shkrimtarёve dhe Artistёve Shqiptarё nё Toskanё organizoi promovimin e librit Barleti apo Beçikemi? Njё pёshtjellim nё shkencёn shqiptare nga historiani Ilia Karanxha, libёr i sapo botuar nё Tiranё.

Takimiu organizua nё prani tё njё pjese tё mirё tё intelektualёve qё jetojnё nё rajonin e Toskanёssi dhe tё ftuar nga disa qytete tё ndryshme tё Italisё, ishin prezent anёtare tё Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve nё Toskanё si dhe pjesёtarё tё shoqatave tё ndryshme shqiptare tё rajonit tё Toskanёs. Agronomi dhe publicisti, krijuesi i Parkut tё Madh tё Tiranёs, z. Tomson Nishani nё njё pёrshёndetje tё shkurtёr uroiz. Ilia Karanxha pёr vlerat e librit tё tij.

Njё i ftuar special ishte edhe Prof.

Dok.z.

Thanas Gjika i ardhur nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pikёrisht pёr kёtё eveniment. Kёngёtari i Festivalit tё 11-tё i mirёnjohur nё skenat e muzikёs shqiptare, tashmё president i Lidhjes z. Zija Saraçi hapi takimin duke prezantuar referuesit e librit. Z.

Thanas Gjika pёrshёndeti takimin e organizuar, duke folur pёr vlerat e shqiptarёve dhe duke ftuar tё gjithё tё qёndrojnё mё pranё artit dhe kulturёs shqiptare, nё inkurajim dhe mbёshtetje tё krijuesve shqiptarё nё diasporё. Sipas traditёs, “personazhi kryesor” nё qendёr tё vёmendjes nё atё pasdite miqёsore z. Ilia Karanxha, foli rreth studimit tё tij historik, pёr tё cilin i ёshtёdashur tё bёjё njё punё impenjative, duke kuruar nё çdo detaj, jo vetёm pёrmbajtjen, por edhe anёn estetike tё tij, duke nxjerrё nga arkivat foto tё rralla qё u pёrkasin datave dhe periudhave historike. Mё pas antropologu Fatos Dingo, shprehu mendimin rreth librit duke mos dashur tё hyjё nё detaje kritike e historike, duke e cilёsuar historinё si njё kornizё, imazhin e tё cilёs nuk e njeh mirё dhe nuk ka kohёn dhe hapёsirёn e duhur pёr ta perfeksionuar. Selman Meziu, botanist, studiues dhe anёtar i Legёs, bёri njё analizё tё disa kapitujve tё librit. Elvana Bilalaj, ish studente nё Universitetin e Firences diplomuar nё Media e Gazetari dhe e ftuar pёr tё reçensuar nё kёtё takim, bёri njё pёrmbledhje tё dy kapitujve tё tij ku flitet per “misterin” e veprёs sё Barletit apo Beçikemit, si dhe hipotezave dyshuese qё hidhen pёr largimin e tij nga jeta.Cezarin Toma ish student i Letersisё Moderne nё Universitetin e Firences,hodhi njё hipotezё krejt tё kundёrt nё lidhje me çёshtjen qё z.

Ilia Karanxha trajton nё libёr, duke krijuar kёshtu njё “debat” miqёsor i cili ngjalli interes tek tё pranishmit, duke krijuar njё atmosferё kurioze, deri diku njё hije misteri, tё cilёn e ndeshim qё nё titullin e veprёs: Barleti apo Beçikemi? Njё pikёpyetje e pёrbёrё nga hipoteza e dyshime tё cilat karakterizojnё historinё nё llojin e saj.
Xhovalin Delia, piktor, skenarist dhe shkrimtar, anёtar i Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve Shqiptarё nё Toskanё qё nё krijimin e saj, shprehu mendimin e tij nё lidhje me argumenta tё pёrgjithshёm qё u trajtuan nё atё pasdite si dhe pjesёn artistike tё librit, duke e konsideruar historinё si njё tё vёrtetё jo apsolute pёr tё. Ai u shpreh me pyetje te tipit:A ёshtё kjo historia e vёrtetё? A do te jetonin njerёzit mё mirё me njё histori tё thjeshtё?

Tё pranishmit kaluan mё pas nё njё cocktail tё organizuar enkas pёr kёtё promovim, ku vazhduan akoma diskutimet pёr çёshtjen qё trajton libri i z. Ilia Karanxha. Hipotezat e asaj pasdite mbeten tё shkruara tё zezё mbi tё bardhё duke hedhur kёshtu njё hap pёrpara nё historinё shqiptare…E vёrteta qёndron tek hipotezat, apo tek njё e vёrtetё apsolute qё nuk ekziston? Deri nё momentin e hipotezave tё reja tё cilat do tё kundёrshtojnё tё sapo hedhurat, do tё mbetemi brenda misterit qё pёrmban njё pikёpyetje: Barleti apo Beçikemi?Zija Saraci, Ilia Karanxha, Thanas Gjika[Zija Saraci, Ilia Karanxha, Thanas Gjika]

Argumenta të trajtuar: Artist ShqiptarAutor ShqiptarFirenceShkrimtar ShqiptarShoqata ShqiptareToscana
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikuj të ngjashëm

Vlora Demiri
Intervista

Nëpërmjet artit udhëtoj në kohë

Nga Sabina Darova
24 Nëntor 2019
Gjergj Kastrioti Skenderbeu Ne Firence
Kulturë

Firence: Skënderbeu në djepin e rilindjes italiane

Nga Arbër Agalliu
6 Maj 2019
Intervista

Evi Reçi: pasioni im për radion u bë realitet në Firence

Nga Arbër Agalliu
4 Korrik 2018
Itali

Futbolli historik fiorentin

Nga Gino Luka
30 Mars 2018
Itali

Shpërthimi i qerres: Një traditë fiorentine

Nga Albania News
29 Mars 2018

Artikujt më të fundit

Ermal Meta Libro

“Nesër e përgjithnjë”, romani debutues i Ermal Metës, në librari, Itali, më 19 maj

Fatto Quotidiano Fabio Mini

“Il Fatto Quotidiano” dhe gënjeshtrat e tmerrshme për ngjarjet e luftës që përjetuan kosovarët

Albania News

Elena Pagani Albania Bergamo

Invitare, Ospitare, Accogliere

Firenze Galleria Artista Albanese Armando Xhomo 1

A Firenze, un ponte di colori nella galleria dell’artista albanese Armando Xhomo

Albania Letteraria

Flama Tom Kuka Enkel Demi

La risoluzione dell’errore, oltre il vizio famelico e il nodo del peccato

Anila Dahriu Il Canto Della Fanciulla

Il vortice dell’amore come cura del sé

Librat më të fundit

Foglie e fiori

Foglie e fiori

Vinçenc Prennushi
2 Maj 2022
Grecale Edizioni
9788899598563
Il kinostudio la vecchia Albania

Il kinostudio la vecchia Albania

Gëzim Qëndro
29 Nëntor 2021
Rubbettino Editore
9788849865417
Che fine ha fatto quel clandestino?

Che fine ha fatto quel clandestino?

Eltjon Bida
23 Shtator 2021
PubMe (Policromia)
9788833669816
  • Kush jemi
  • Kontakt
  • Italisht
  • Privacy
  • Cookies
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
  • Kulturë
    • Histori
    • Muzikë
  • Opinion
  • Intervista
  • Aktualitet
    • Emigracion
    • Itali
    • Politikë
    • Ekonomi
  • Projekte
  • Italisht
  • Video
  • Libra

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
Preferenca
{title} {title} {title}