Ornela Vorpsi ne Torino

Diten e neserme, 18 shtator 2010, ne oren 18.30, ne nje nga sheshet qendrore te Torinos,piazza San Sarlo, Shoqata Vatra, prezanton “Bevete Cacao Van Houten!”, librin e fundit te shkrimtaresOrnela Vorpsi. Ne kete takim publik, merr pjese vete shkrimtarja e njohur. Takimi publik, propozohet ne kuader te veprimtarise kulturore kombetare, Portici di Carta të organizuar nga Fondazione per il Libro la Musica e la Cultura.

Takimi do të drejtohet nga gazetari shqiptar Benko Gjata, korrespondent i akredituar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Itali dhe Cecilia Cognigni përfaqësuese e Bibliotekave të Qytetit të Torinos.Veprimtaria, e organizuar nga Bibliotekat e Qytetit të Torinos, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe shtëpinë botuese Einaudi, do të realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali, Federatës së Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit, të Shoqatës Kulturore Shkodra Life dhe të Zyrës së Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino.Ornela VorpsiOrnela Vorpsi është sot një prej autoreve më të njohura e më të vlerësuar të letërsisë europjane. Ajo ka lindur në Tiranë në vitin 1968. Ka studjuar fillimisht pranë Akademisë së Arteve të kryeqytetit dhe më pas, nga viti 1991, në njërin prej institucioneve më prestigjioze të artit europjan, në Accademia di Brera, në Milano. Nga viti 1997 jeton në Paris. Ajo është gjithashtu fotografe, piktore dhe videoartiste. Në Itali ka botuar librin me tregime “Il paese dove non si muore mai” (Einaudi 2005; fitues i çmimeve: Premio Grinzane Cavour opera prima, Premio Viareggio Culture europee, Premio Vigevano, Premio Rapallo opera prima, Premio Elio Vittorini opera prima), “Vetri rosa” (Nottetempo 2006) dhe “La mano che non mordi” (Einaudi 2007; fitues i çmimeve: Premio per la letteratura di viaggio l’Albatros città di Palestrina, Premio Città di Tropea).

Ajo është cilësuar si një ndër 35 shkrimtarët më të mirë europjanë në antologjinë Best European Fiction të hartuar nga Aleksandar Hemon (Dalkey Achive Press 2010). Libri i saj i fundit është përmbledhja me tregime “Bevete Cacao Van Houten” (Einaudi 2010).

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare VatraVatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh shqiptarë dhe italjanë. Veprimtaria e saj synon integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve shqiptarë në shoqërinë italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version