Nënë Tereza në Romë, pranë Skënderbeut

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, i shoqëruar nga një delegacion me përfaqësues të artit dhe trashëgimisë, është takuar të martën në Itali me homologun e tij, ministrin e Pasurisë Kulturore, Sandro Bondi.

Gjatë takimit, të dy vlerësuan bashkëpunimin mes vendeve në fushën e arteve dhe kulturës. Mes diskutimeve të shumta, ajo çka vlen të theksohet ka qenë ideja e z.

Bondi për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në sheshin “Albania” në Romë, pikërisht pranë bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për t’u dhënë në këtë mënyrë identitetin e plotë këtyre dy figurave të rëndësishme shqiptare. Ky propozim i Bondit erdhi menjëherë pasi Xhaferaj i shpjegoi se viti 2010 në Shqipëri është shpallur “Viti i Nënë Terezës”. Gjithashtu Xhaferaj i përcolli Bondit propozimin e Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e Institutit të Kulturës Shqiptare në Romë, në ambientet e shtëpisë së Skënderbeut, për të cilën ministri italian u shpreh menjëherë i gatshëm. Gjithashtu, ndër propozimet e tyre sa u takon bashkëpunimeve, ka qenë lidhur me fushën e arkeologjisë nënujore, trajnimin dhe krijimin e rrjeteve muzeale në Shqipëri, si dhe vijimin e bashkëpunimit për mirëfunksionimin e Qendrës së Restaurimit në Tiranë dhe mundësitë për shndërrimin e kësaj qendre në një qendër rajonale të restaurimit të kategorisë së dytë UNESCO. Një tjetër pikë e rëndësishme në të cilën ministrat u ndalën gjatë takimit ishte pjesëmarrja e artistëve shqiptarë në operat apo koncertet italiane, ndërsa nuk mungoi edhe një ftesë nga ana e ministrit shqiptar për Sandro Bondin, si poet, duke e ftuar të jetë i pranishëm me poezinë e tij në aktivitetin ndërkombëtar të “Poetekës”, që zhvillohet në Durrës.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version