“Shqipëria vendi përballë” në Palazzo Ducale të Genovas

“Shqipëria vendi përballë” do të marrë pjesë në manifestimin e madh Historia në Shesh që zhvillohet nga 15 deri më 18 prill 2010 në Genova. Më 18 prill, në Sala Camino të Palazzo Ducale në orën 15:30, në kuadër të manifestimit Historia në Shesh (La Storia in Piazza), Genova Film Festival do të shfaqë dokumentarin “Shqipëria vendi përballë”, që do të paraqitet nga regjisori Roland Sejko.

Më 18 prill, në Sala Camino të Palazzo Ducale në orën 15:30, në kuadër të manifestimit Historia në Shesh (La Storia in Piazza), Genova Film Festival do të shfaqë “Shqipëria vendi përballë”. Dokumentari do të paraqitet nga regjisori Roland Sejko.

Historia në Shesh i përkushton edicionin e saj të parë Lindjes së Kombeve me rastin e festimeve për përvjetorin e nisjes së Njëmijëve nga Quarto dhe hap manifestimet për 150 vjetorin e Bashkimit Kombëtar të Italisë. Nga Franca në Gjermani, Nga Shtetet e Bashkuara në Itali, “lindja e kombeve” u ka hapur shteg kulturave simboleve, identiteteve që me kalimin e kohës kanë shënjuar historinë e çdo komuniteti kombëtar dhe sot përballen me proceset e globalizimit.

Për katër ditë në Genova – nga 15 deri më 18 prill – historianë, aktorë, regjisorë, shkrimtarë me prejardhje nga e gjithë Europa dhe nga Shtetet e Bashkuara do të flasin për kombe, identitete, nacionalizëm, atdhe, demokraci, kushtetuta. Mëse 60 evenimente mes të shkuarës dhe të ardhmes për të kuptuar ndryshimet e botës së ditëve tona, për t’u dëfryer me historinë dhe me fjalët e mëdha të epokës sonë.”Shqipëria vendi përballë”, dokumentar i institutit Luce dhe Fox Channel Italia, u tregon italianëve një shekull të historisë shqiptare përmes imazhesh arkivi, italian dhe shqiptar, mes të cilave shumë të papara më parë. janë vetëm 60 milje ato që ndajnë brigjet italiane me ato shqiptare, e megjithatë, për pjesën më të madhe të italianëve të ditëve tona Shqipëria ka nisur të ekzistojë nga viti 1991, kur anijet e para të emigrantëve shqiptarë arritën në brigjet italiane.

Me anë të imazheve dhe të komenteve të historianëve si Roberto Morozzo della Rocca, Antonello Biagini, Nevila Nika, dhe personaliteteve të njohura si Carlo Azeglio Ciampi, Ismail Kadare, Sergio Staino, documentari u paraqet italianëve Shqipërinë duke ndjekur historinë e vendit nga shpallja e Pavarësisë deri në rënien e regjimit komunist, duke vënë në dukje në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e dyshimta dhe të paqëndrueshme me Italinë.

Filmi do të shfaqet në Sala Camino të Palazzo Ducale në orën 15:30.

Në manifestimin Historia në Shesh mes të tjerësh do të marrin pjesë edhe Maurice Aymard, Marc Augé, Thomas Bender, David Bidussa, Lucio Caracciolo, Fernanda Contri, Guido Crainz, Giancarlo De Cataldo, Erri De Luca, Beshara Doumani, Davide Ferrario, Marcello Flores, Paul Ginsborg, Adrian Lyttelton, Maurizio Maggiani, Geoffrey Nowell-Smith, Paola Pitagora, David Riondino, Sergio Romano, Paolo Rossi, Gian Enrico Rusconi, Shlomo Sand, Donald Sassoon, Eugenio Scalfari, Gianmaria Testa, Anne-Marie Thiesse, Marcello Veneziani, Lucio Villari.

Për më shumë informacione349 6222857segreteria@genovafilmfestival.orghttp://www.lastoriainpiazza.it/

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version