Diten e enjte, 11 mars inaugurohet ekspozita personale e artistit shqiptar Fani Zguro. Ekspozita me titull “Tregimet e Ylberit” konsiston në prezantimin e dy serive me piktura. Seria e parë është një grup prej pesë pikturash në telajo dhe akrelik, ku artisti luan me historinë e artit dhe rizgjimin e të kaluarës.
Abstraksioni ekspresionist dhe piktura gjeometrike janë aplikuar në një projekt të vetëm. Njëkohësisht elementi i ngjyrës është pjesë determinuese e ciklit. Kjo për të ironizuar edhe njërën prej pikave të manifestit të John Baldessarit – piktura që ka më shumë ngjyra ka më shumë mundësi tregu! Kjo seri ka për qëllim të reflektojë rreth faktit se si lëvizjet artistike rikthehen në kohë, shpesh identike dhe të paricikluara. Kurse seria e dytë konsiston në disa akuarele, të cilat i japin titullin ekspozitës. Seria “Po ti bashkosh të gjitha katroret formohet ylberi” është një projekt specifik i realizuar enkas për ekspozitën personale në Galerinë Promenade. Fani Zguro ka lindur më 1977 në Tiranë. Ai jeton dhe punon në Berlin. Punët e tij janë prezantuar gjithashtu edhe në Bienalen e Tiranës, në Bienalen e Artistëve të Rinj në Bukuresht, në Hauser der Kulturen der Welt në Berlin, në Museo de Arte Moderna në Medellin, në Reina Sofia në Madrid, është fituesi i çmimit të parë Onufri 07 etj. TREGIMET E YLBERITFani ZguroGaleria PromenadeInagurimi 11 Mars 2010 ora 18.00Prej 12 deri më 31 Mars 2010 The Promenade Gallery Bulevardi Skele Uji i FtohteAL 9401, Vlore ALBANIA