Nga data 8 shtator, patenta shqiptare njihet nga shteti italian

Duke filluar nga 8 shtatori 2019, patentat shqiptare, modeli i ri, lëshuar nga 24.01.2017 do të njihen edhe në Itali.

Duke filluar nga 8 shtatori 2019, patentat shqiptare, modeli i ri, lëshuar nga 24.01.2017 do të njihen edhe në Itali.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka njoftuar se njohja për konvertim e patentave mundësohet falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive.

“Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), njofton të gjithë shtetasit shqiptarë në Itali mbajtës të modelit të ri të ”Leje Drejtimit” i lëshuar nga data 24.01.2017, se do të njihet per konvertim nga shteti italian, duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive”, thuhet në njoftim.

Lajmi i mirë pason atë të pak ditëve më parë, kur DPSHTRR njoftoi se duke nisur nga data 15 gusht, kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit, patenta do mund të tërhiqen për 30 minuta, duke reduktuar kështu afatin 15 ditor që ishte më parë pas marrjes së provimit për leje drejtimi.

Ky shkrim është i disponueshëm dhe më i detajuar në italisht

Muaji Gusht plot lajme të mira dhe lehtësira! ?

Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), ju bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet për konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive!??????

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version