Më në fund edhe Italia ka qeverinë e saj të re. Pas krizës politike që u mbyll me dorëheqjen e Silvio Berlusconit, protagonist i padiskutueshëm i mëse 20 vjet jete politike në Itali, presidenti i republikës Giorgio Napolitano, emëroi Mario Montin në detyrën e kryeministrit, dhe pas formimit të qeverisë kryeministri i ri mban dhe dikasterin delikat të ekonomisë dhe financave.
Profesori, si e quajnë për shkak të aktivitetit të tij universitar, ka një të kaluar shumë prestigjoze që i bën të gëzojë rrespekt jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Pasi ka mbaruar studimet në universitetin më cilësor të Italisë, Bocconi, Monti ka vazhduar karrierën akademike në Trento dhe më pas është kthyer sërish në universitetin ku u diplomua, për të dhënë mësim, më pas për tu bërë rektor dhe së fundmi president i të njëjtit universitet. Në vitin 1994, kryeministri i atëhershëm Berlusconi, e propozon si komisioner evropian për tregun e brendshëm, detyrë që Monti kryen në mënyrë profesionale duke u rikonfermuar si komisioner për konkurencën gjatë mandatit evropian të presidentit Prodi.
Në aktivitetin e tij ne gjirin e komisionit të BE-së, ka reputacion si njeri i istitucioneve dhe i rrespektit të regullave. Këtë e tregojnë edhe aksionet e tij kundër monopoleve në rastin e Microsoft, dhe raste të tjera më pak të bujshme. Është presidenti evropian i Trilateral Comission, një nga organizmat më me influencë në botë, themeluar nga David Rockfeller. Ndër të tjerash me këtë të fundit e lidh edhe fakti që Monti, njëlloj edhe si Mario Draghi apo vetë Romano Prodi, kanë qenë ose janë këshilltar të grupit Goldman Sachs. Të panumërta janë publikimet shkencore të profesorit në fushën e ekonomisë dhe është nderuar me disa medalje nga presidentë të ndryshëm të republikës italiane, deri sa para pak ditësh Napolitano e emëroi senator të përjetshëm, dhe më pas kryeministër të Italisë. Monti, në cilësinë e komisionerit evropian për doganat dhe tregtinë e brendshme, ka pasur mundësi të vizitojë Shqipërinë në mars të vitit 1998, gjatë firmosjes së një marëveshje mbi asistencën e BE-së në përforcimin e sistemit naval dhe doganor shqiptar.
Një profil i tillë, nuk kishte se si mos të formonte një skuadër qeverie me disa nga teknikët më të mirë që Italia sot si sistem/shtet është në gjendje të ofrojë.
Në ministrinë e punëve të jashtme është caktuar Giulio Terzi di Sant’Agata, ambasadori aktual i Italisë në Washington, i cili më përpara ka mbuluar detyre delikate në OKB dhe mund te veçohet fakti që ka qenë edhe ambasador i Italisë në Izrael.
Anna Maria Cancellieri do të udhëheqi dikasterin e ministrisë së punëve të brendshme. Karriera e saj është e gjitha në administratën e lartë italiane, ku ka pasur rolin e prefektit në disa nga qytetet më të rëndësishëm të vendit. Kohët e fundit është thirur shpesh të drejtojë, në cilësinë e komisares së jashtëzakonshme, ato bashki ku për arsye të ndryshme administrata bashkiake ka rënë nga funksionet e saj dhe qyteti pritet të shkojë në zgjedhje. Rastet më të rëndësishme janë Bologna, dhe së fundmi Parma, qytet të cilin prefektja e drejtonte deri para pak ditësh.
Ministrinë e Drejtësisë, që gjatë këtyre viteve ka qenë ajo më delikatja, edhe për shkak të proçeseve të Berlusconi-t, do ta drejtojë Paola Severino, një nga avokatet penaliste më në zë të Italisë. Zëvendës rektore e univeristeti Luiss të Romës, nga më prestigjozët në Itali, ka një sërë publikimesh të rëndësishme, dhe ka mbrojtur në sallat e gjykatave disa nga personazhet më në zë të jetës publike italiane. Ka refuzuar para pak muajsh, detyrën e zvëndës kryetares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë italian.
Admirali Giampaolo Di Paola, do të jetë ministri i ri i mbrojtjes. Admirali ka pasur role delikate dhe një karrierë ushtarake të rëndësishme. Ndër të tjerash ka qenë presidenti i komitetit ushtarak të NATO-s, këshilltar i disa ministrave të mbrojtes italian dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë italiane. Në këtë detyrë ka vizituar edhe Shqipërinë në prill të vitit 2006.
Corrado Passera do të drejtojë ministrinë e Zhvillimit ekonimik, infrastrukturave dhe trasportit. E kanë pagëzuar qysh në ditën e parë si një super ministër për rëndësinë e sektoreve që mbulon. Passera, përveç formimit në universitet amerikane më të mira, është diplomuar në Bocconi, ku aktualisht është edhe këshilltar i bordit drejtues. Ka punuar për grupin McKinsey dhe më pas ka qenë një nga menaxherët më të rëndësishëm të grupit CIR (që në Itali kontrollon grupin editorial l’Espresso – la Repubblica). Më pas ka qenë administrator i bankës Ambrosiano – Veneta dhe i bankës Cariplo, deri në momentin që qeveria italiane i kërkon të drejtojë Postën Italiane, e cila nën drejtim e Passera-s shndërrohet në një nga aktivitetet më fitimprurëse të shtetit italian. Nga 2006 drejton grupin bankar Intesa – San Paolo, më i rëndësishmi edhe në tregun shqiptar.
Ministria e poltikave bujqësore do të drejtohet nga një funksionar i lartë i saj Mario Catania, ashtu si ministria e ambientit do të drejtohet nga ish drejtori i përgjithshëm i të njëjtit dikaster, Corrado Cini. Të dy ministrat e rinj kanë qenë disa herë në Tiranë, në kuadër të funksioneve të tyre.
Ministrinë e punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta, do e drejtojë Elsa Fornero, një ekonomiste nga më të njohurat në Itali, që është specializuar gjatë këtyre viteve në sistemet e pensioneve dhe zgjidhjeve makroekonomike për këtë sektor. Aktualisht ajo është edhe zvendës presidentja e këshillit mbikqyrës së grupit bankar Intesa San Paolo. Bashkëpunon dhe drejton disa istitucione të rëndësishme evropiane në fushën e kërkimeve socio ekonomike, dhe ka qenë një nga ekspertet e Bankës Botërore për vendet në zhvillim e sipër. Me këtë rol ka qenë e ngarkuar me punë disa herë në Shqipëri për llogari të Bankës Botërore. Një nga publikimet e saj ka të bëjë pikërisht me
Francesco Profumo, do të drejtojë Ministrinë e Universitetit dhe Arsimit. Ka qenë docent, rektor i univeristeti Politeknik të Torino-s, dhe më pas drejtor i CNR (Qëndra kombëtare kërkimore italiane). Ka qenë konsulent për grupet ndërkombëtare më të rëndësishme që punojnë në Itali dhe zhvillon bashkëpunime me istitucionet dhe sipërmarjet më të rëndësishme në rang vendi.
Lorenzo Ornaghi, do të jetë ministri i ri i kulturës dhe artit. Aktualisht ai mbante postin e rektorit në Universitetin Cattolica të Milano-s, një tjetër qëndër ekselence universitare në Itali. Gjithnjë afër ambienteve katolike, është zvëndës president i gazetës katolike Avvenire, dhe ka drejtuar për një 5 vjeçar agjensinë italiane të shoqatave jo fitim prurëse. Në prill të 2010, në funksionin e rektorit të Universitetit Cattolica, Ornaghi ka firmosur marëveshjen për trajnimin e personelti shëndetësor shqiptar me ministrin aktual të shëndetësisë Petrit Vasili.
Renato Balduzzi, ministri i ri i shëndetësisë, është pedagog në Universitetin Cattolica të Milano-s, pra koleg me ministrin e kulturës. Në aktivitetin e tij gjatë viteve është fokusuar në konsulencat në temat e shëndetësisë për shumë rajone italiane. Gjatë qeverisjes së qëndrës së majtë, ka qenë në vitet 1997/1998 shefi i kabinetit për legjislacionin i ministres së atëhershme Rosi Bindi, aktualisht nënkryetare e dhomës së deputetëve italianë, dhe presidente e Partisë Demokratike.
Enzo Moavero Milanesi, ministri i ri për çështjet evropiane, është krahu i djathtë i kryeministrit Monti. Përveç një të kaluare si profesor në Bocconi, ai ka qenë gjyaktës evropian në Strasburg, dhe gjatë periudhës së Monti-t komisioner ka qenë gjithnjë shefi i kabinetit të tij. Nga 2002 deri në 2005 ka qenë edhe zvendës sekretari i përgjithshëm i Komisionit Europian.
Piero Gnudi, do të jetë ministri i sportit dhe turizmit. Karriera e tij profesionale ka kaluar në të gjitha fazat më të rendësishme të historisë italiane dhe të firmave me pjesëmarje shtetërore. Gnudi ka drejtuar ENEL (Koorporata energjitike italiane) nga viti 2002 deri në 2011.
Fabrizio Barca, do të jetë ministri i “kohezionit territorial” (coesione territoriale). Duhet të jetosh në Itali dhe te njohësh mirë kontekstin politik italian, përfshi fenomenin Lega Nord, që të kuptosh mirë këtë emërtim. Barca është një ekonomist shume i vlerësuar në nivel ndërkombëtar dhe në cv-në e tij spikatin mastera dhe doktaratura në universitet më prestigjoze të botës. Aktualisht ai drejton departamentin e Politikave të Zhvillimit në ministrinë e ekonomisë italiane.
Piero Giarda, ministri i ri për mardhëniet me parlamentin, ka një eksperiencë qeverie ndoshta më të gjerë nga të gjithë pjesëtarët e tjerë. Pas një formimi profesional në Princeton dhe Harvard, ka qenë për vite pedagog ekonomie në universitet më në zë italiane, dhe nga 1996 deri në 2001 ka qenë nënsekretar për ekonominë në qeveritë Prodi, d’Alema dhe Amato. Gjatë funksioneve qeveritare të mëparshme, Giarda është marë edhe me Shqipërinë, sidomos në luftën kundër kontrabandës.
Andrea Riccardi, ministri i ri për kooperimin ndërkombëtar dhe integrimin, ishte edhe surpriza e këtij kabineti qeveritar ku cv-të e pjesëmarësve janë të një kalibri shumë të lartë. Themelues i Comunità di Sant’Egidio, një nga organizatat katolike ,më të rëndësishme jo vetëm në Itali, është një nga figurat më aktive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Janë të panumërta çmimet dhe nderimet që i janë bërë punës së tij, dhe të organizatës që drejton, në gjithë botën.
Pas një qeverie si ajo e Berluskonit ku shumë anëtarë në cv-të e tyre kishin eksperienca si balerina, këngëtare, ose të disa ministrave apo nënsekretarëve për të cilat prokuroritë e ndryshme kishin kërkuar arrestimin, duket sikur jemi në një planet tjetër, ose sikur jemi zgjjuar nga një ëndër e keqe. Tani nuk ngelet veç të shohim në aksion qeverinë e re.