Nisma #Thurje: përballemi me kastën që ka bllokuar zhvillimin ekonomik, social dhe politik të Shqipërisë

Pak ditë më parë kemi intervistuar Endrit Shabanin, aktivistin e Nismës #Thurje, një lëvizje qytetare anti establishment, i cili ka deklaruar: “Synimi ynë është instalimi i nje demokracie pjesëmarrëse, por një gjë e tillë kërkon përballje me një kastë që ka bllokuar zhvillimin ekonomik, social dhe politik te vendit”

Endrit Shabani Nisma Thurje

Endrit Shabani

Disa ditë më parë kemi realizuar këtë intervistë me aktivistin e Nismës #Thurje Endrit Shabani.

Mund të na flasësh çfarë është Nisma #Thurje?

Nisma Thurje është nje lëvizje qytetare anti establishment. Synimi ynë është instalimi i nje demokracie pjesëmarrese, ku qytetaret kane mekanizma ligjor dhe politik për të kufizuar pushtetin e zyrtareve publik. Sigurisht nje gjë e tillë kërkon perballje me një kastë që ka bllokuar zhvillimin ekonomik, social dhe politik të vendit, dhe është një përballje jo e lehtë.

Pse, sipas teje, shumë njerëz po i bashkohen kësaj lëvizje?

Sepse njerëzit janë lodhur me avazin e vjetër të partive që premtojnë gjithçka për të mos bërë asgjë. Njerëzit kërkojnë ndryshim, por duan ndryshim me themel. Ata kuptojnë se jemi ne nje situate ku bojatisja dhe suvatimi i kesaj ngrehine 30 vjeçare nuk është zgjidhje. Na duhet t’ia nisim nga themelet, dhe shoqëria ne pergjithesi, por te rinjte ne vecanti, kërkojnë pikërisht këtë. Ne jemi stacioni i fundit përpara nisjes për në emigrim. Shumë të rinj na thonë që nëse nuk ia dalim edhe këtë herë, do “bëjmë letrat për të ikur, se ky vend përfundimisht nuk bëhet.” Unë besoj që do ia dalim dhe ata do e shohin të ardhmen e tyre këtu, në vendin e vet, në shtëpinë e tyre.

Cilat janë tematikat mbi të cilat po punon Nisma #Thurje?

Ne kemi hartuar një manifest politik, i cili quhet Karta 2020. Aty kemi parashtruar idete baze dhe tematikat e punes sone.
Një prej ketyre pikave është fuqizimi i qytetarit dhe decentralizimi i pushtetit. Per kete qellim kemi ndermarre një nisme ligjore, te mbështëtur nga 50 mije zgjedhes, ku kemi kerkuar aplikimin e një sistemi zgjedhor me lista te hapura ku votuesit mund te zgjedhin ne menyre direkte perfaqesuesit e tyre ne Keshill Bashkiak dhe ne Parlament. Ne e kemi dorezuar nismen tone ligjore ne Parlament dhe momentalisht po lobojme per votimin e saj ne Kuvend.

Gjithashtu, ne mendojme qe demokracia kërkon dy pale, qytetarin dhe politikanin. Per kete arsye kemi nisur një tur Kombëtar ku po takohemi me qytetaret dhe po flasim per menyren se si dilet nga ky qerthull 30 vjecar. Po diskutojme edhe perse demokracia është e vetmja rruge per zhvillimin ekonomik te vendit. Me date 15 Shkurt do kemi takimin e Tiranes ne pallatin e kongreseve, ku mes poezive te Mirush Kabashit, dhe disa prezantimeve te tjera do kemi mundesi te flasim pikerisht keto ide.

Një teme tjeter e veprimtarise sone, është lufta ndaj privatizimit abuziv qe i është bërë burimeve natyrore, dhe sherbimeve publike. Ne kete drejtim kemi denoncuar ne SPAK koncesionin e sterilizimit te mjeteve spitalore,i cili per ne është simboli i gjithckaje qe shkon keq me kete qeveri. Ka qene një beteje te veshtire, pasi kemi vene ne rrezik një biznes mbi 100 milion Eurosh, i cili prej kallezimit tone sot është nen hetim nga prokuroria speciale antikorrupsion. është një beteje qe nuk është se ka ardhur pa kosto personale per secilin prej nesh, por keto janë gjera qe i kemi marre parasysh kur e nisem kete rruge, dhe nuk do te dorezohemi deri ne diten e fundit. Epokes se pandeshkueshmerise po i vjen fundi.

Ditë më parë more pjesë në protestën e minatorëve në Tiranë. Pse është e rëndësishme të jesh në krah të kësaj kategorie punëtorësh? (link)

Mbështetja jone per minatoret e rendesishme sepse beteja e tyre është perfaqesuese e betejes se perditshme te ketij populli qe meriton shume por ka pak, perballe një kaste qe ka gjithcka pa merituar asgje. është beteja e atij qe punon per buken e gojes, perballe atij qe leviz me jaht dhe avion privat. Ne kete beteje, ne jemi me me te dobetin.

Persa i perket minatoreve, jemi me ta edhe per faktin se po kërkojnë dicka bazike, sic është e drejta për të patur sindikaten e tyre. Ky është moment historik, pasi ende ne 2020 vazhdohet me Bashkimet Profesionale, qe nuk kane hallin e punetoreve, por shqetesohen per tekat e pronareve.

Per një moment po e leme menjanë kush ka te drejte, pronari apo minatoret, dhe le te fokusohemi tek si zgjidhet kjo pune? Si garantojme qe minatoret nuk keqtrajtohen dhe abuzohen nga pronari? Një pergjigje është shteti, por ne kete vend te korruptuar shteti është ne xhepin e oligarkeve. Atehere mbetet vetem aftesia e punetoreve per tu veteorganizuar perballe pronarit. Minatoret nuk po kërkojnë asgje me shume se kaq: ata kërkojnë vetem te drejten për të patur sindikaten e tyre. është një e drejte qe iu garantohet nga Kushtetuta, ligji per sindikatat dhe Kodi i Punes.

Në Shqipëri dikush e quan Nismën #Thurje një lëvizje populiste. Si i përgjigjeni këtyre deklaratave?

Kasta qe drejton vendin, nuk do ta bente dot kete qe ben, nese nuk do te kishte mbajtur me para dhe privilegje një shpure sherbetoresh qe gdhihen e ngrysen duke folur per hallet e saj, duke injoruar hallet e shqiptarit te zakonshem. Keshtuqe sa here qe dikush ngre problemet reale te vendit, duke prishur konsensusin e vendosur ne media, anatemohet si “populist”. Një term qe ne fakt ka shume kuptime, por qe ne thelb do te thote “te flasesh per hallet e popullit” vis-à-vis halleve te atyre qe qeverisin vendin.

Keshtu qe, nga kjo pikepamje, ne e kemi per nder te jemi “populiste” ne një shoqëri te dominuar nga “kryetari-stet” qe mbrojnë vetem interesat e dy individeve.

E megjithate, vlen te theksohet se ajo qe ne bejme nuk ka asnjë lidhje me populizmin e djathte qe ka mbire ne disa vende Evropiane. Ju ftoj ta ndiqni me vemendje artikulimin tone publik, dhe nuk do gjeni aty asnjë hije shovinizmi apo ekstremizmi. Zero. Krejt e kunderta, ne fakt. Lajtmovimi yne është dhembsuria, solidariteti dhe pergjegjesia per me te dobetin. Mesazhi yne është bashkimi.

Shqipëria po rimëkëmbet me vështiresi nga tërmeti i nëntorit të kaluar. Si mendon se është menaxhuar nga shteti kjo katastrofë?

Si pedagog, si një njeri ne kerkim te permiresimit te vetes, per mua nuk ka gjë me shqetesuese se refuzimi për të mesuar nga një gabim. Termeti i 26 Nentorit tregoi se qeveria, por jo vetem, nuk kishte mesuar asgje nga termeti i dy muajve me pare. Mengjesin e termetit une kam qene tek rrenojat e godinave te shembura, dhe aty kam pare një shtet krejtesisht te papergatitur per katastrofa te tilla. Cka do te thote se askush nuk e vuri ujin ne zjarr per termetin, edhe pas “paralajmerimit” qe iu dha ne shtator.

Tani, per tu rikthyer tek pyetja juaj, une mendoj qe situata po menaxhohet shume keq. Mjafton te shohesh qe femijet dhe te moshuarit kane dy muaj qe po flene neper cadra. Nga ana tjeter, askush nuk ndihet i sigurte ne shtepite e tyre, nese (larg qofte!) neser bie një termet tjeter. A janë shtepite tona te sigurta? A janë shkollat dhe spitalet publike te sigurta? A është shteti yne i pergatitur per ta menaxhuar një situate te ngjashme? Kam frike se jo.

Së fundmi një kuriozitet: Nisma #Thurje do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri?

Kjo nuk ka asnjë rendesi per shqiptarin e zakonshem. Fatkeqesisht shpesh politika komentohet sikur te ishte sport, ku fokusi vendoset tek lojetaret. Kush hyri, kush u demtua, kush po del, dhe kush do vije? Kjo pak rendesi ka. Politika është ceshtje serioze, zgjidh hallet jetike te shoqërise. Prandaj fokusi yne duhet te jete tek idete politike, tek institucionet dhe tek zgjidhja e halleve te perditshme te qytetareve. Kjo ka rendesi. Pa, se hyri ky ne zgjedhje, apo se nuk hyri, kjo është ceshtje e dores se dyte, per mendimin tim.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version