Nëpërmjet artit udhëtoj në kohë

Intervistë me historianen e artit bashkëkohor dhe kuratoren Vlora Demiri

Vlora Demiri

Vlora Demiri

Para pak ditësh në një nga qytetet djepe të artit, dhe pikërisht në Korçë, u inagurua ekspozita personale ” Përtej Kaosit”, e fotografit të njohur shqiptar Osman Demiri, që jeton në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita ishte pjesë e ditëve të fotografisë Gjon Mili , fotografit legjendar i njohur në të gjithë botën, ( Gjon Mili Photography Day’s). Kuratore e kësaj ekspozite e cila ngjalli shumë interes tek vizitorët korçarë dhe jo vetëm, ishte vajza e tij, ( figlia d’arte), Vlora Demiri.

Vlora merr emrin nga qyteti ku u ngrit flamuri i kuq i pavarësisë me shkabën dykrenare në 28 nëntorin e largët të vitit 1912. Një vlerë, të cilën ajo përpiqet që ta nderojë dita ditës.

Vlora i përket klasës 1994, dhe mësimet e para mbi artin i merr në Universitetin ” Mimar Sinan Guzel Sanatlar ” të Stamblllit. Kryen Erazmus dhe një stazh öune pranë Muzeut të Artit Bashkëkohor në Zagreb, dipartimentin e koleksionit ( film, video dhe fotografi).

Përvojat si kuruese ekspozitash të fotografisë fillojnë në vitin 2014 me një ekspozitë ndërkombëtare ” My ËAY“; Photography Marathon“. Në vitin 2018 me ekspozitën ” Sinqeriteti Mistik” ” Afërsia njerëzore si dimension hyjnor“; ” Woman‘s hat 1951; ” Rrëfime portretesh dhe së fundi, ekspozita ” Kaos”.

Impenjimet e Vlorës njk ndalen këtu. Është dhe ligjëruese e shume kumtesave ne workshope të ndryshme që organizohen ne vendlkndjen e saj, në Gostivar si dhe skenariste e aktore. Për ekspozitën u fol gjatë në mediat shqipëtare, ndaj ne si Albania News i kërkuam një intervistë historianes së re të artit, profesion i vështirë në ditët që jetojmë e sidomos për një zë të ri e femëror.

Intervistë me Vlora Demirin
 

Kush është Vlora dhe si është transformuar pasioni mbi artin në profesion?

E lindur dhe e rritur në një rreth dhe fryme artistësh ndikoi shumë në përcaktimin e profesionit tim. Qysh në fëmijërinë time të hershme, “Do të bëhem artiste…” ishte përgjigja ime e vetme e pyetjes “Cka do të bëhesh kur të rritesh?”, nuk ka egzistuar ndonjëherë ndonjë opcion i dytë.
Vlora ka qenë cdoherë një nga ato karaktere që nuk parapëlqejnë limite, kufinjë dhe përkufzime dhe vetëm në  art kam gjetur gjithmonë lirinë e plotë. Me kalimin e kohës fillova të kërkoj se në cilin drejtim të tij do të gjeja “prehjen” dhe çuditërisht përfundova duke e kuptuar që unë doja t’I prekja dhe tu përkisja të gjithave. Ky ishte momenti që unë zgjodha historinë e artit si profesion. Me të unë  arrij të udhëtoj nëpër kohë. Kjo lëmi më jep lirinë për të njohur  dhe “takuar” individë, perandori, ngjarje dhe kultura të ndryshme botërore që kanë lënë gjurmë tek njerëzimi.

Puna e kurueses së artit perceptohet në një mënyrë të vecantë, si të jetë e mbuluar me një tis të mistershëm. Për ta zbuluar këtë mister kush është roli i saj apo i tij?

Ekziston një lidhje shumë  e vecantë mes artistit, veprës dhe kuratorit. Kam përshtypjen që secili artist veprat dhe krijimtarinë e tij e ka një pjesë të pandashme dhe lidhja në mes tyre mund të krahasohet me atë të një prindi me fmijën e tij. Është shumë e vështirë që një pjesë kaq të çmueshme tënden, t’ia lesh dikujt  tjetër në dorë, duke e ditur që ti je subjekti kryesor që  “ka sjell atë në këtë botë”. Mendoj se, kuratori është personi I vetëm që mund t’ia besojmë punën tonë, tamam si ua besojnë koleksionet apo artefaktet e cmuara të muzeve dhe galerive të ndryshme. Mund të themi lirshëm që kuratori përvec se kujdeset për artin , ai është një urë lidhëse në mes veprës dhe shikuesit. Është një ‘përkthyes’ i artistit dhe veprës së tij. Është në dorë të tij se  si shikuesi dhe vepra do ti qasen njëri tjetrit .

Përse duhet hyrë në ”shtëpitë” e artistëve?

Artistët kanë një botë tyren të veçantë dhe të çuditshme. Janë të sinqertë, por nga frika se ndonjëherë nuk kuptohen ata bëjnë një lloj muri rreth vetes dhe lejojnë brenda vetëm ata që mundohen t’I kuptojnë. Pra, të gjithë kanë dëshirë të hyjnë në “shtëpitë” e artistëve, por pyetja është se a kanë artistët dëshirë që të pranojnë sejciln. Gjithsesi, një “shtëpi” artisti është një planet më vete dhe për të depërtuar tek ai planet, duhet të kesh “pajisjen” e duhur, që për mua janë shpirti i pastër dhe sinqeriteti maksimal.

Çfarë aksionesh (veprimesh) zhvillon kuruesja e artit për t’I drejtuar dhe prezentuar artistët në hapjen e një ekspozite? Cilët janë objektivat ,(përmbajtja e ekspozitës apo zgjedhja e lokalit)?

Mendoj se kjo lidhet ngushtë me përgjigjen paraprake. Pasi të kesh kaluar “murin” të cilin e përmenda pak më lart dhe të kesh depertuar në “shtëpinë” e artistit, më pas është më lehtë. Tanimë hapii i parë vec është bërë. Relacioni artist- kurator tani është më i lehtë, sepse është fituar besimi i ndërsjellë. Këtu fillon puna e kuratorit,I cili rregullon enterierin ( brendësinë) e kësaj “shtëpie”, ku në të shumtën e rasteve është një kaos i vërtëtë. Ai nis e rregullon “orenditë” që janë të hedhura nëpër “shtëpi”, ashtu sic din vetëm një artist. Kuptohet, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me autorin. Pasi të jenë rregulluar këto “orendi” dhe të gjitha kthinat e kësaj “shtëpie” kanë marr formën dhe vendin e duhur, tema e një ekspozite, ose vendi se ku do të ekspozohen janë shume të lehta, dhe varen shumë nga momenti dhe rrethanat e kohës dhe situatës.

Arti e ndryshon jetën dhe si?

Në jetën dinamike që bëjmë sot, njëra nga sfidat është ndjenja e indiferencës për problemet e të tjerëve dhe nga çështjet globale që na rrrethojnë. Mangësia qëndron në atë se ne rrijmë larg dhe shumë të ftohtë edhe kur kemi mundësi për të ndihmuar dhe bërë ndonjë ndryshim. Dita ditës jemi dëshmitarë të një distancimi nga thelbi i të qenit njeri dhe dita ditës virtualiteti po ia zë vendin reales dhe shpirtërores. Mendoj se arti ështe e vetmja pikë e ndritshme që mund të bëjë ndryshimin dhe ka potencial për të na lëvizur emocionalisht dhe intelektualisht. Në një farë mënyre na merr dhe na çon përtej eksperiencave të zakonshme dhe përditshmerisë. E vetja gjë që duhet bërë është që ta lëmë të lirë brenda nesh dhe përreth.

Si e vlerëson artin bashkëkohor në Maqedoni? Ekzistojnë diferenca mes konceptimit të artit midis artistëvë shqiptarë ndaj atyre maqedonas?

Për fat të keq, rrethanat politike kanë krijuar klimë në të cilën përdorën terma të tillë. Personalisht artin nuk do e përkufizoja kështu të ndarë. Cfarë “koncepti” mund të kenë dy fëmijë në lojën që bëjnë në oborrin e një pallati, ani se njëri është shqiptar e tjetri maqedonas, apo turk, apo cfarëdo tjetër. Dallimi është vetëm te gjuha me të cilën emërtojnë gjërat, kurse loja është e njejtë. Kështu duhet të jetë në një jetë dhe vend normal. Mirëpo plotësisht e kuptoj pyetjen tuaj, sepse politika është ajo që na i ka ndërruar edhe konceptet për jetën . Falë mendjegjërësisë së të rinjve që po shkollohen nëpër botë, këto “koncepte” dita ditës po afrohen mes tyre dhe nëpër ekspzoitat kolektive që shpesh mund t’i vizitosh, dallimet janë shumë të vogla, madje nuk ekzostojnë fare, nuk mund t’i dallosh se kush cilit nacionalitet i përket, nëse paraprakisht nuk ua ke lexuar emrat.

Çfarë ka ndryshuar në botën e artit me përdorimin e teknologjive të reja si: Net-art, video art, Performancë-art?

Arti është fluid dhe mer formë sipas vendit, kohës dhe rrethanave në të cilën gjindet. Ndryshimet e jahtëzakonshme sociokulturore, politike, ekonomike që ndodhën në shekullin e XX, artit I  dhanë një kahje dhe formë krejtësisht të ndryshëm. Format tradicionale të tij, me të cilat njerëzimi ishte mësuar tanimë, po zëvendësoheshin me forma të reja që padyshim paraqisnin një huti . Kjo periudhë revulucionare ia dha lirinë arit që të dalë nga kornizat e një telajoje, nga format e mermerta dhe nga muret e ngujuara të një muzeu apo galerie. Këto të fundit u kthyen në vende jo vetëm ku ekspozohej, por edhe ku krijohej dhe  prodhohej ai.

Zhvillimi  I teknologjisë ashtu sic arriti të prekë dhe të ndikojë bindshëm në cdo sferë të jetës, zgjati dorën dhe gjeti vend edhe tek arti duke krijuar një boëtkuptim ndryshe në lidhje me të. Ky ndryshim, këto forma të reja edhe sot krijojnë një huti duke mbajtur peng mendimet dhe duke I ndarë në pro apo kundër. Këto forma të reja edhe pse ndoshta në pamje të parë na lene përshtypje, në të shumtën e rasteve na bëjnë të mendojme dhe pyesim se cili është qëllimi, kuptimii dhe si duhet të reagojmë ndaj tyre. Këto janë pyetje që ne sot i hasim në artin bashkëkohor.

Në anën tjetër e kemi shumë të lehtë që një pikturë-vaj në pëlhurë, të varur në muret e një galerie ta pranojmë si art dhe rrallëherë e fusim në gjykim sepse një formë e tillë është në pajtim me artin tradicional,  kurse arti bashkëkohor ka këputur cdo lidhje me të. Ai nuk është një stil, është një lëvizje dhe botëkuptim që në mënyrë shumë të vetëdijshme largohet nga tradicionalja. Pra ky lloj arti është një praktikë radikale që me vetëdije I del ballë formave të artit tradicional dhe është I vështirë për tu kuptuar ngaqë nuk u pergjigjet të priturave tradicionale.

Padyshim që në çfardo forme të jenë, të gjitha veprat e e artit në thelb kanë të njëjtin qëllim, të komunikojnë, të prekin dhe të na tregojnë dicka, por arti bashkëohor duke qenë I këputur nga kjo  formë tradicionale e bën të vështirë mënyrën tonë të të kuptuarit. Për ta kuptuar atë është e nëvojshme që të dihet se në c’rrethana sociale, politike, kulturore dhe filozofike është krijuar. Pejsazhet, kompozicionet figurative, natyrmortet, nuk jane më një normë, vendin e tyre e zënë temat si identiteti, politika gjinore, globalizmi, politika, dallimi I kulturave dhe shume tema delikate si këto.

Dhe më e rëndësishmja, për të kuptuar atë nevojitet që ta shikojme me një sy dhe mendje të hapur. Jo çdoherë takimi në mes veprës dhe shikuesit është I drejtëpërdrejtë. Veprat e artit  kërkojnë nga shikuesi që të njohë atë që sheh dhe të dijë të komunikojnë me to. Në ato tradicionalet këtë kërkesë mund ta përmbushim më lehtë sepse brendësia dhe forma e tyre është më e njohur dhe më e kapshme për ne. Por, në format e artit bahkëkohor, në një temë abstrakte, performancë, instalacion nuk mund të jemi dhe aq të qetë, sepse këto janë më pak të njohura dhe dhe për këtë arsye kërkojnë më tëpër nga ne. Pra, arti bashkëkohor si nga forma ashtu edhe nga tema është më i vështirë pot në të njëjtën kohë impresiv. Një nga gjërat që e bën artin bashkëkohor kaq të diskutueshëm është forma e tij e larmishme dhe prania përtej asaj që ne jemi mësuar ta shohim. Pavarësisht se çfarë mendoni për artin bashkëkohor, nuk ka dyshim se është mjaft joshës dhe në të njëjtën kohë konfuz. Dhe kjo e bën pikëpyetjen më të madhe se a është problemi tek artisti apo shikuesi.

Ekzistojnë paragjykime në mjediset e artit përsa I përket gjinive?

Nëse i referohemi politikës në historinë e artit, artistet gra janë përfshirë nëpër debatet e artit vetëm në dekadat të fundit. Në kanunet e kësaj lëmie figura e saj mbetet e kufizuar dhe e kornizuar ndër shekuj. Ajo u krijua për t’u parë dhe jo për të parë. Kanuni i historisë së artit përjashtoi çdo artiste që do të shfaqte art nga prizma e saj si grua. Të jesh femër do të thoshte të jesh e modeluar dhe pikturuar sipas dëshirës dhe pasionit mashkullor, figura e saj mbahej larg nga subjektiviteti.

Ajo prezantohej si pjesë kryesore e historisë së artit, por pa pasur të drejtë ta sfidojë atë. Gratë artiste kanë ekzistuar gjithmonë, por librat e historisë u shkruajtën nga burrat…dhe në njëfar mënyrë ata harruan ti përmendin ato… Por duke filluar nga shekulli i 20-të gjërat filluan të ndryshojnë. Mund të themi lirshëm që kemi të bëjmë me nje botë që ka ndryshuar. Tani ekzistojnë mundsi shume të mëdha që nuk kanë ekzistuar deri në 50 vite më parë. Edhe pse gjërat kanë filluar të ndryshojnë, ajo që vazhdon të mos ndryshojë është që artistet edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të  përdorin artin për të folur për çështjet e veçanta me të cilat ato përballen si gra, identitetin dhe vendin e tyre në shoqëri. Nuk kemi të bëjmë me mospjespamrje por me mospërfshirje.

Si e shikon veten mbas 10 vjetësh? Projektet e tua për të ardhmen…

Nëse jap një përgjigje direkte, kam frikë se do të bie ndesh me atë që thash më lart, se arti dhe artisti duhet lënë të lirë dhe se momenti është kyç në jetën dhe botën e tyre. Pra, jam prej atyre  që e jetojnë momentin dhe nuk parapëlqejnë plane afatgjate.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version