Albania News
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Albania News Shqip
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet
Home Intervista

Gjetan Keta, “Këtë fitore ia dedikoj Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeut”

Në kokën time qendronte çdo sekondë një zë që thoshte: "Ti Gjetan duhet patjetër të nderosh Shqiptarët!"

Adela Kolea
25 Tetor 2018
Në Intervista
Gjetan Keta

Përshëndetje Kampioni ynë Gjetan Keta, mirë se vjen në Albania News. Cilësoj paraprakisht “Kampioni ynë”, pasi fundja ne shqiptarëve na vjen natyrshëm të të konsiderojmë si një Fitues të Shqiptarëve fillimisht e më tej, si Kampion të Botës.

U shpalle muajin që kaloi Kampion i ri i Botës për peshat e mesme si kategori në WBU (World Boxing Union) me garën që fitove në takimin në Dibër të Madhe.

Cilat ishin ndjesitë e tua, para se të ngjiteshe në ring? Kundërshtarin si e konsideroje?

Përshëndetje Adela, Faleminderit Albania News për këtë intervistë!

Emocionet ishin të pafundme!

Të qenit në vendin tim  dhe njëkohësisht dhe “Viti i Skënderbeut“ i rrisnin akoma më shumë emocionet dhe përgjegjësitë e mia…

Në kokën time qendronte çdo sekondë një zë që thoshte: “Ti Gjetan duhet patjetër të nderosh Shqiptarët!”

Unë asnjëherë nuk i kam nënvlerësuar kundërshtarët e mi. Asnjëherë nuk kam thënë boll Gjetan, ti je stërvitur mjaftueshëm për këtë kundërshtar!

Madje i kam mbivlerësuar gjithmonë, gjë e cila më bën të stërvitem fort deri në momentin e fundit.

Ç’do të thotë për ty të ndeshesh e jo vetëm, të fitosh në atdheun tënd, në Shqipëri?

Peshë shumë e madhe mbi supe por, njëkohësisht kënaqësi dhe krenari të promovoj vendin tim, Shqipërinë nëpër Botë.

Kujt ia dedikon këtë fitore?

Këtë fitore ia dedikoj Heroit tonë Kombëtar, “Gjergj Kastriot Skënderbeut“, që unë krenohem dhe motivohem me të, të gjithë shqiptarëve që më mbështesin gjithmonë, familjes sime, vëllait e njëkohësisht trajnerit tim, Ismailit, që nuk lodhet kurrë me mua.

Gjetan keta skenderbeu
Gjetan Keta

Si ishte Gjetani fëmijë apo adoleshent si temperament, përsa i përket raportimit me fizikun e vet e në lidhje me të tjerët, më saktë edhe me boksin, natyrisht atë të improvizuar, pasi ende nuk mund të flitej për përgatitje profesionale…

Kam qenë fëmijë me temperament të fortë dhe shumë nevrik, por asnjëherë problematik. Fëmijë që ëndërronte për të ardhmen. Atëherë thosha: “Ah, sikur të ngjitem një herë në ring!”

Por, kurrë nuk mendoja e besoja që do të arrij këtu ku jam sot!

Gjetan Keta, Kampion Bote në WBU
Gjiganti i mirë, Gjetan Keta, Kampion Bote në WBU

Cili është mesazhi që një Kampion si ty, i drejton fëmijëve apo të rinjve që kryejnë akte bullizmi?

Mesazhi im për fëmijët, veçanërisht për adoleshentët që janë në një moshë shumë delikate: Të gjejnë doemos kohën, që të praktikojnë ndonjë aktivitet sportiv. Kjo i ndihmon të shkarkojnë energjitë negative, streset dhe lodhjet e ditës. Në këtë mënyrë, nuk bëhet një person tjetër “gur antistresi”!

Dhuna mbi femrat, plagë e rëndë e shoqërisë në nivel botëror por, e theksuar në Shqipëri. Me ç’term do ta përkufizoje një mashkull të dhunshëm ndaj femrës?

Dhunën ndaj një femre, unë e përkufizoj si një akt jo burrëror. Forca fizike e një mashkulli nuk krahasohet me atë të femrës.

Tani po flas edhe profesionalisht: Një femër, sado e përgatitur të jetë fizikisht, Boksiere Profesioniste, nuk futet në ring me një mashkull Boksier! Dhuna nuk sjell zgjidhje!

Trajneri yt është njëkohësisht edhe vëllai yt. Jeni disa persona në familje që merreni me këtë sport. Sipas teje, ky emërues i përbashkët, është një predispozicion i juaji si gen apo thjesht rastësi e, secili nga ju ka ndjekur pasionin e vet me përkushtim?

Po, është e vërtetë. Vëllai im i madh, Ismaili është njëkohësisht trajneri im. Mendoj se është njëkohësisht gjenetik, edhe pasion. Rrënjët gjenetike, trungu e pasion.

Në vendlindjen tënde, Bulqizë, si po shkojnë punët me krijimin e impianteve sportive për rininë, a je i përditësuar, e ndjek, qoftë edhe në distancë situatën atje nën këtë aspekt?

Patjetër që i ndjek. Së fundmi është vendosur krijimi i një kompleksi sportiv, pikërisht në Bulqizë, ku unë bëra ndeshje në tetor të 2014-ës.

Projekte për të ardhmen? Po një ëndërr në sirtar, a e ke?

Projektetet e mia dhe për disa vite  të tjera, janë Ndeshjet. Ëndrrën që kisha ëndërruar gjithmonë, “Të bëhem Kampion Bote“, e realizova. Por, dua që këtë ëndërr ta vazhoj më tej me tituj dhe në Federata të tjera Botërore.

Faleminderit , Gjetan Keta!

Gjetan Keta me familjen

Argumenta të trajtuar: Gjetan Keta
Google News
Ndiq Albania News në Google News! Regjistrohu

Artikujt më të fundit

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: Një zë i ri për Karpin

Dafine Vitija Collage

Mikrokozmi i gruas shqiptare në pikturën folk nga Dafinë Vitija

Albania News

Klaudia Kumaraku

Klaudia Kumaraku: una voce nuova per il futuro di Carpi

Figli Europa Jack Aliu Celpica

Lettera all’Europa: figli di immigrati, figli dell’Europa

Albania Letteraria

Manfred Bushi

Due Albanie in un canto nel libro di Manfred Bushi

16 Qershor 2025
Agim Baci

Intervista ad Agim Baçi. «La letteratura è magia. Permette di guardarsi dentro senza paura»

28 Maj 2025

Librat më të fundit

L’anima che parla

L’anima che parla

Dhjetor 2022
Teuta Sulaj
Youcanprint
9791221448504
L’amara favola albanese: Orme sull’acqua

L’amara favola albanese: Orme sull’acqua

Korrik 2024
Alberto Fràsher
9798328096232
Vite chiuse a chiave

Vite chiuse a chiave

Shtator 2023
Irma Kurti
Di Carlo Edizioni
9791281566309
[email protected]

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali

Albania News
Ne kujdesemi për privatësinë tuaj
Albania News përdor cookies për të optimizuar faqen e internetit dhe shërbimin e ofruar.
Funksionale Always active
Ruajtja teknike ose aksesi është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin legjitim për të mundësuar përdorimin e një shërbimi specifik të kërkuar në mënyrë eksplicite nga pajtimtari ose përdoruesi, ose për qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistikore
Ruajtja teknike ose aksesi që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Reklamimi
Ruajtja teknike ose qasja kërkohet për të krijuar profile të përdoruesve për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Preferenca
  • {title}
  • {title}
  • {title}
S'ka rezultate
Shfaq gjithë rezultatet

Albania News, zëri i diasporës shqiptare në Itali