Kater i Radës dhe Muri i Mesdheut

Gerarta Ballo interviston Alessandro Leogranden, autorin e librit “Il naufragio”, dhe mbledh reflektimet që regjisori Gianni Amelio dhe gazetari Luca Rastello i dedikojnë librit.

Gerarta Zheji Ballo interviston Alessandro Leogranden, autorin e librit “Il naufragio”, dhe mbledh reflektimet që regjisori Gianni Amelio dhe gazetari Luca Rastello i dedikojnë librit.

E premtja e shenjtë e 28 marsit të vitit 1997. Rreth 120 gra, burra dhe fëmijë, të nisur nga Vlora në bordin e anijes së patrullës, Katër i Radës, mbyten në Ngushticën e Otrantos si pasojë e përplasjes me Sibilla, anijen luftarake të marinës italiane.

Tetëdhjetë e një janë trupat e pajetë të gjetur, rreth njëzet të humbur. Për të mbijetuarit dhe për familjet e viktimave fillon një gjyq i gjatë për të konstatuar të vërtetën mbi atë natë dhe mbi dinamikat që cuan në përplasjen mes dy anijeve.

Kjo është ngjarja mbi të cilën bazohet libri “Il naufragio” i shkruar nga Alessandro Leogrande për Feltrinellin. Vite “të ndyra” kërkimesh për të rindërtuar historitë e personave të nisur nga Vlora dhe që s’arritën kurrë anën tjetër të ngushticës së Otrantos. Por edhe për të rindërtuar fragmentet e asaj që pasoi,procesin e dy kapitenëve të anijeve, Fabrizio Laudadio dhe Nemik Xhaferi, kompensimin e mohuar disave prej familjarëve të viktimave.

Në mes të kaq shumë zonave me mjegull për tu sqaruar dhe provuar, si zinxhiri i komandës që udhëhoqi manovrat e kapitenit të Sibilljas atë natë: kaseta e komunikimit mes anijes së marinës italiane dhe atyre që komandonin aperacionin nga toka është e padëgjueshme gjatë 40 minutave gjatëtë cilave ndodhi përplasja.

Pa harruar një kontest politik të nxehtë i cili bëri që ish kryetarja e parlamentit Irene Pivetti të thoshtë «ti hedhim në det» dhe u rikthehet fjalëvetë prononcuara në gjykatë nga admirali i skuadrës së Sibilljas: «pamë gratë dhe fëmijët por menduam që mbas kishte burra të armatosur».

«Mbytja e Katër i Radës ishte një cast vendimtar për gjeneratën time – shpjegon Leogrande – dhe për më tepër është “për tu treguar” ndryshe nga ato anije që nisen nga Libia, dhe që përfundojnënë harresë qoftë për mungesë kontaktesh me shoqërinë civile dhe qoftë për shkak të marrëveshjeve dypalëshe që ekziztojnë mes këtij shteti dhe Italisë nuk lejojnë rindërtimin e historive të të mbijetuarve, të cilët u dorëzohen menjëherë autoriteve libike. Me Katerin, u krijua një “komunitet vlonjat” që përballon bashkë mbas-katastrofën».

Edhe sot.

Sepse procesi ka mbërritur deri në shkallën e dytë.«Katër i Radës ishte i gjatë sa tre porta futbolli, me 120 persona mbi të – thotë Rastello duke na kthyer në imazhet që zgjon libri – I vetmi urdhër i dhënë atë natë që është deshifruar me siguri është ai që thotë “afrohuni aq sa pothuajse ta keni prekur”. Kushdo që njeh detin, sic shpjegon Alessandro, e di që ky është pothuajse një urdhër për të sulmuar. Duke analizuar cdo term që përbën urdhërin, Alessandro i afrohet me saktësi një rezultatiqë asnjë aperacion kujtese, tregimi. apo një rindërtim politik, mund të kryejë».

Këtë opinion ndan edhe Gianni Amelio, i cili shkoi në Shqipëri për të xhiruar filmin “Lamerica”, dhe u kthye me një familje shqiptare: «Unë kam një djalë shqiptarë, një familje shqiptare. Ajo që më ka goditur nga libri është saktësia e Alessandros, fakti që ai nuk jep asgjë si të mirëqënë emocionalisht».

Aq sa pershkoi varrezat e Shqipërisë në kërkim të emrave të viktimave, që nuk rezultonin askund. «Mbaj mend që Agamben disa ditë mbas lajmit mbi ngjarjen shkroi në një artikull padinë më të madhe që mund të ngrihej – komenton Amelio – ishin dy listat e emrave që ai kërkonte: të atyre që kishin përfunduar në det dhe të atyre që kishin dhënë urdhër për tu afruar deri sa të prekeshin».

Alessandro krijon listën me emrat e tetëdhjetë e një të vdekurve duke pasur parasysh dallimet mes toskëve dhe gegëve edhe pse për gratë e shumta të mbytura ishte më e vështirë duke pasur prasysh kthimin e mbiemrit mbas martesës. «Por ishte e vështirë të gjeje edhe emrat e pergjëgjësve të tragjedisë» thotë autori. Informacione të tjera të mbetura në hije, për tu sqaruar.

Cfarë mendon Leogrande për prezencën e fundit të Pivettit në ambasadën e shqipërisë në Romë, ku me rastin e festës së pavarësisë së shqipërisë ka prezantuar një dokumentar të xhiruar për të mbledhur fonde në favor të një impianti sportiv në Shqipëri?

«Ky është një motiv i rëndësishëm për të shkruarlibra – pergjigjet Alessandro – Italia është vendi i “gattopardi”, cdo gjë ndryshon që asgjë të mos ndryshojë. Me gazetën (Corriere della sera) në dorë, ajo që deri pak muaj më parë ishte Kryetare e parlamentit deklaroi që shqiptarët duheshin hedhur në det. Pormë befasuese ishte se ditën tjetër, e intervistuar përsëri, Pivetti thotë “nuk e ndërroj opinionin tim, duhen përdorur forma refuzimi gjithsesi”. Më habit fakti që autoritet shqiptare e kanë pranuar».

Bëj thirrje që ky libër të mund të përkthehet në shqip. Unë mund t’ju ndihmoj në këtë- ndërhynGianni Amelio – shumë shqiptarë flasin italisht, disa e lexojnë. Duke lexuar atë që është shkruar deri më tani përfundojnë duke u besuar.

Viktimat i besojnë së vërtetës të ekzekutorëve! Tashmë është e nevojshme të ndryshojmë fatalizmin që shpesh e gjejmë në Shqipërikur flitet pë fatin e atyre që u nisën dhe mund të arrinin ose jo në anën tjetër. Ky libër shërben për të lexuar të vërtetën tjetër».

Nëse për Leogrande «ardhja e anijeve ne ’91 për ne ishte si rënia e Murit të Berlinit – edhereagimi ndaj këtyre ardhjeve është për tu treguar përtej retorikës – Langer ishte ndër të parët që shkroi për Shqipërinë duke argumentuar se politikat e imigracionit të miratuara ishin të barasvlevshme me rivendosjen e Murit të Berlinit. Gjithë kultura e CPT( Qëndra për qëndrim të përkohshëm) dhe e CIE (qëndrat për identifikimin dhe përjashtimin) fillon në ato vite në Puglia mbas zbarkimive.

Kështu theksohet akoma më shumë sesi tragjedia e Otrantos nuk na mësoi asgjë, përkundrazi «episodi i Katër i Radës është fillimi i politikës sistematike jo vetëm të Italisë por edhe të BE – merr fjalën Rastello – e drejta e azilit është një pilastër i të gjithë dokumentave me të cilat Europaparaqitet si një shoqëri e civilizuar.

Por sot kush kërkon të ushtrojë këtë të drejtë hidhet në det me mënyra ushtaraketë ngjashme me ato që u përdorën për Katër i Radës, me bekimin e qeverive, të Bashkimit Europian dhe të marrëveshjeve dypalëshe që detyrojnështetet në bashkëpunime që përfshijnë hedhje në det, operacione luftarake, burgosje, debime ajrore, duke mos marrë parasysh kush do të jetë vendi i mbërritjes.

E njohim të gjithë historinë e Libisë, që nuk nënshkroi Marrëveshjen e Gjenevës, por ku për vite me radhë kemi kthyer mbas një numër të konsiderueshëm personash që iknin nga vendet ku jetonin nën kërcinim. Pa asnjë kontroll mbi atë që do të kishte qenëfati ityre nga ai moment e mbas.

Dhe na kujton se «sipas përllogaritjeve të bëra nga Fortress Europe janë gjashtëmbëdhjetë mijë të vdekurit në kufijtë e Europës gjatë dhjetë viteve të fundit, të vrarë gjatë tentativës së ushtrimit të kësaj të drejte për azil dhe mikëpritje që ne vetë kemi sanskionuar. Gjashtëmbëdhjetë mijë janë edhe të vdekurit e luftës së Kroacisë të 1991, ka ardhur koha të themi që episodi që Alessandro ka rindërtuar është fillimi i një lufte të vërtet».


Artikull i Gerarta Zheji Ballos. Publikuar më 13 Dhjetor 2011 ne gazetën Albania News. Titulli origjinal “Kater i Rades e il Muro del Mediterraneo” . Përkthyer për Albania News nga Dorina Lulaj .

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version