Intervistë me Ardit Kolën, Kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Romë

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri një grup studentësh në qytetin e Romës kanë krijuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike në Romë. Në krye të kësaj iniciativë është Ardit Kola, i cili shpjegon për AlbaniaNeës se kishte ardhur momenti i duhur për të ndërrmarrë një hap të tillë. Ndër të tjera Kola thekson se tashmë ka ardhur koha që të rinjtë shqiptarë të hyjnë masivisht në politikë.

Synimi i FRPD-së sipas kryetarit Ardit Kola është aktivizimi dhe shkëmbimi i eksperiencave me të gjithë studentët e tjerë shqiptarë në Itali. Gjithashtu ai tregon setashmë Shqipëria ka marrë rrugen e vet drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit. Askush nuk ka forcë të bëjë ndryshe. Shqipëria dhe Shqiptarët të ardhmen e kanë në Evropën e vlerave dhe nëse politikanët na prijnë do të jetë më mirë, nëse jo do të vijnë pas nesh, pasi ne (RINIA) e kemi zgjedhur rrugën tonë. Si lindi idea për krijimin e FRPD-së në Romë?Kishte kohë që në ambientet studentore u kërkonte një gjë e tillë sepse edhe pse ne jetojmë në Itali, jemi të ndjeshëm dhe të vëmendshëm në rrugën e rëndësishme të procesit integrues qe ka marrë vendi ynë. Duke u nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Shqiperi, kjo nismë u konkretizua me ardhjen e përfaqësuesit te PD-së, Kryetarit të FRPD Z.

Gerti Bogdani.

Cilat janë objektivat tuaja në të ardhmen?Në rradhë të parë, krijimi i një rrjeti të gjerë në të gjitha qendrat kryesore të Italisë. Ne ftojmë të marrin pjesë të gjithë ata studentë që ndajnë me ne idetë, aktivitetet dhe eksperiencën e tyre në komunitetet e ndryshme ku ata jetojnë. Qëllimi primar është promovimi i intereseve të shqiptarëve dhe të Partisë Demokratike në Itali.

Prej sa personash është e përberë FRPD-ja? Grupi nismëtar është i përberë nga 14 persona por në aktivitetin që ne organizuam u bashkangjitën dhe 60 anetarë të tjerë. Gjatë këtyre ditëve ka nje interes te gjerë nga shumë persona rreth këtij organizimi. Dua ti falenderoj të gjithë për idetë dhe interesin e tyre. Ju mbështesni Lulzim Bashën, çfarë sjell ai ndryshe në politikën shqiptare?Ne mbështesim Lulzim Bashn dhe çdo kandidat tjetër të Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë. Sigurisht mbështesim Bashën në këto zgjedhje sepse ai kandidon në kryeqytet, ai është ndryshimi për Tiranën. Vjen me një plan konkret për vende të reja pune dhe ndërtimin e dy kampuseve të reja universitar. Gjatë gjithë fushatës së tij ka paraqitur figurën e një politikani perëndimor që merret me problemin dhe jo me shkakun, duke përcjelle kështu tek elektorati besimin se do të jetë ai zgjidhja e këtyre problemeve.

Sa të interesuar janë studentët shqiptarë për politikë? A do të votojnë ata?Strukturat në të gjitha qendrat janë të interesuar për politikën dhe mendoj se rinia më shumë duhet orientuar nga politika. Studentët bëjnë pjesë tek elita e shoqerisë, ne që po studiojmë jashtë marrim shijen, kulturën dhe mentalitetin perëndimor. Kush do të ketë mundësi të votojë duke u kthyer në Shqipëri. E mira do të ishte që edhe shiptarët të mund të votonin në vendet ku banojnë. Kësaj rradhe do të mbështesim në distancë, duke u bashkuarme miq shokë dhe të afërmit tanë.

Cfarë prisni pas zgjedhjeve të 8 majit?Presim normalitet në vendin tonë, qetësim të politikës dhe politikanëve, presim që secili të sjellë rregullësi dhe i humburi të pranojë humbjen. Ndërsa fituesi të fillojë shërbimin ndaj qytetarëve sipas premtimeve të bëra në fushatë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve është shumë më shumë se interesi i çdo njërit.

Sa të rëndesishëm janë të rinjtë në politike?Duhet të jenë më të vëmendshëm, është bërë shumë nga kjo anë dhe ka një interes në rritje ndaj brezit të ri për sa i përket problemeve të ndryshme që ka vendi yne. Duke konsideruar që Shqipëria ka një popullsi te re në moshë, përfshirja e rinisë në proceset vendimarrëse është e domosdoshme për të ardhmen e një vendi që aspiron të jetë pjesë e familjes së madhe europiane.

Si e shikoni të nesërmen politike në Shqipëri?Eshtë premtuese se tashmë vendi ka marrë rrugen e vet drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit. Askush nuk ka forcë të bëjë ndryshe. Shqipëria dhe Shqiptarët të ardhmen e kanë në Evropën e vlerave dhe nëse politikanët na prijnë do të jetë më mirë, nëse jo do të vijnë pas nesh, pasi ne (RINIA) e kemi zgjedhur rrugën tonë.

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version