Intervistë me Kryetarin e Bashkisë së Parmës, Pietro Vignali

Emigracioni ka nevojë për përfaqësues të denjë

Këtë fund prilli, në sallën e Këshillit të Selisë Bashkiake, filloi punën në mënyrë eksperimentale një iniciativë interesante në lidhje me komunitet e huaja në Parma. Nisi fluksi energjetik i një ideje të përbashkët, nëpërmjet asesoriatit të politikes shoqërore të bashkisë së qytetit, “Tavolo cittadinanza emmigrazione” “Tavolina qytetaria mërgimtare”.

Ashtu siç e theksoi në hapjen e këtij aktiviteti, asesori i Welfare i kulturës dhe politikës sociale, Lorenzo Lasagna. Kjo tavolinë është personifikim i një rrjeti të shëndoshë përfaqësuesish të komuniteteve të ndryshme të huaja të pranishme në territorin e Parmës dhe të rrethit. Për vetë faktin që qytetaria parmixhiane ka nevojë të njohë nga afër prezencën, jo vetëm vullnetarisht nëpërmjet shoqatave të ndryshme, por edhe në aspektin institucional të emigracionit. Në këtë tavolinë, përfaqësuesit janë emigrantë të ardhur prej kohësh dhe me një eksperiencë jete të pasur.

Punojnë dhe mbulojnë sektorë të ndryshëm në realitetin italian. Për komunitetin shqiptar, përfaqësues i tij, është shoqata ”Scanderbeg”, me kryetarin e saj, avokatin Gentian Alimadhi, dhe kështu me radhë, Adrien Cleophas Dioma, kryetar i kësaj tavoline dhe përfaqësues i komunitetit afrikan, Leonor Grossi i atij Filipin, Aissatou Vinci për komunitetin indian, Farid Mansouri për atë Marokin mysliman dhe Amrose Laudani.

Te krijon idenë e një vatre mendimesh dhe pranie ku ç’do njeri nga këta përfaqësues do të përçojë me dinjitet preokupimin apo përse-të, pyetjet dhe mëdyshjet, e pafund qe imponon jeta ne emigracion. Nuk duam patjetër përgjigje pozitive, – thotë në fjalën e falënderimit në këtë event të rëndësishëm, Adrian Cleophas Dioma- kërkojmë përgjigje të sakta, pozitive apo negative qofshin ato, nga politika sociale dhe institucionet italiane rreth emigracionit dhe problematikes këtu.

I ri, por me ide te qarta, ky emigrant i ardhur në Itali shumë vite më parë. Ku nga toka e varfër, por dinjitoze e Burkina Faso, Afrika, 12 vite me parë solli ëndrrën e marrë në një valixhe në tokën e Fogias në Puglia, në fushat e domateve dhe në jetën e vështirë të fshatit këtu. Ai ish-student i ekonomisë flinte përtokë, mbi kartonë, duke pritur ditën e re të agonte fushave dhe atë perëndim dielli që herë pas here i thërriste me zë trishtimi në murin e lotëve.

“Sot, na vjen për të qeshur kur e kujtojmë atë mur të rrënuar, të vetmuar, në mes të një natyre ku kishte vetëm qiell dhe fusha përreth, ndërsa atëherë ishte Kishe, Xhami, Tempulli Budist, quajeni si të doni, vend ku Perëndia dëgjonte me veshë te shurdhër lutjen dhe dëshpërimin tonë”. Sot, Cleo, si shumë emigrantë të tjerë në Parma, pas shumë pune dhe eksperience, ndjehet i realizuar. Jep kontributin e tije, është edukator në qendrën e edukimit “Samarcanda” dhe i është fale për këtë forcë karakteri dhe shpirti nënës së tije, mësuese në atë tokë të largët, qe e ka rritur vetëm, me shumë dinjitet. Histori emigracioni qe konkretizojnë një profil të shëndoshë te kesaj tavoline qytetare në zemër të Emilia Romagnia. “Te gjitha hapat qe hedh ne jete janë fitore”,- thotë Cleo dhe buzëqesh.

Intervistë me Kryetarin e Bashkisë së Parmës, Pietro Vignali – Emigracioni ka nevojë për përfaqësues të denjë

Thjeshtësia që e karakterizon të bënë të ndjehesh me të vërtetë në një atmosfere normale rutine të përditshme, ndoshta mosha e re qe ka apo gatishmëria për të dëgjuar, dhunti karakteri ndoshta. Pa shumë etikete politike, por me një kuriozitet dhe nderim ndaj asaj që po i tregojë, bëjmë një bisedë të shkurtër në zyrën e tij.

“Është një moment që emigracioni ka nevojë për pike qëndrimi, profile të skalitura denjësisht që jo vetëm ta përfaqësojnë por edhe të mund të jenë shpatull për komunitet këtu, e përse jo edhe të kenë zë konkretisht ne zgjidhjen e probleme te ndryshme. Qytetaria e Parmës ka nevojë të kuptojë që emigrant nuk është vetëm keqbërës apo rrezik. Ne kemi firmosur kohët e fundit, me ministrin e mbrojtjes Moroni “Carta di Parma”, Letrën e Parmes”, ne drejtim të siguresës qytetare. Ligj, integrim, jane dy faqe te emigracionit qe nuk i kondicionon ngjyra e lëkurës”,- thotë ai. “Ka qene gjithmonë problem për qytetet udhëheqja e flukseve mërgimtare këtu. Kërkojmë një integracion të vërtetë ndërmjet komuniteteve të huaja. Nuk do te jetë një izolim, vetëm në drejtimin politik, por një optike 360 grade në të gjithë sektorët.”

Emigracion do të thotë edhe turizëm, jo të gjithë vijnë në Itali për të qëndruar, shpesh edhe për ta vizituar atë. Nëpërmjet shkrimeve tona zgjohet dhe një farë interesi turistik. Ashtu si zgjohet interes gjithmonë, për çdo herë që shikojmë një monument historik apo vend kulture këtu në te gjithë Italinë, edhe tek ne emigrantet që jetojmë prej kohësh. “Keni shumë të drejtë”-,vazhdon ai, “interesante kjo gjë, shikojë që në gazetat tuaja, “Republika” të Tiranës keni vënë edhe foto të Parmës, historisë shekullore të këtij vendi. Unë sot ju ftoj në hapjen e sezonit lirik në teatrin tone te çmuar Teatro Regio. Dhe ne të “Scanderbeg” patëm një vend nderi në “Palco Reale” “Llozhen mbretërore”, bashkë me personalitete te shquara të diplomacisë internacionale.

Vatra e melodramës italiane e klasifikuar si nder teatrot me te çmuar dhe te shquar te lirikes Italiane hapi portat me një vepër madhështore operistike si është WERTHER me muzike te Jules Massenet.

Ambient i një optike shekullore ku atë skene e kane shkelur nga me te dëgjuarit dhe me te shkëlqyerit e kompozitoreve ne vite. Opera te Verdit, Puçinit, Belinit… etj kane emocionuar publikun aq të përgatitur dhe fanatik i muzikës se bukur. Zeri i Maria Kalas, Katia Riçiareli, Renato Bruson apo nuancat e lëvizjeve elegante te Karla Fraçit, Leonid Sarafanov, dirigjimin virtuoz te Rikardo Muti, Bruno Bartoletti. Legjenda historike thote qe Verdi perpara se te paraqiste veprat e tija neper teatro te tjere se pari e vinte ne prove tek publiku parmixhiane, aq shume ishte i përgatitur ai publik sa duartrokitet apo fishkëllimat ishin pasaporte per me teje. Teatër qe është ndërtuar mbi token e manastirit te S. Alessandro me projekt te arkitektit Nicola Bettoli. Filloi punimet me 1821 dhe i mbaroje mbas tete vjetesh ne 1829. Opera e pare lirike qe inaguroje hapjen e ketije teatri madhështore ishte “Zaira” e Viçenzo Blinit. Fillimisht e quajtën Teatro Farnese me vone ne 1849 Teatro Reale dhe ne 1860 Teatro Regio.

Ne historinë e tije ka periudhe krize ku per shkak te vlerës se madhe ekonomike qe duhej per ti përkushtuar kujdes u mbyll. Ketu edhe nje here populli artdashës i Parmes ne një referendum shpetoi funksionimin e tije duke ju dedikuar dhe duke hapur dyert e lirikes serish ne sezonin operistik 1894 – 1895. Nje Teater neoklasik, te bene përshtypje tavani i dekoruar nga Giani Battista Borghesi me fytyrat e dramaturgeve me te mëdhenj si Seneka, Goldoni, Alfieri, Euripide. Lino, Plauto, Aristofane e Metastasio.

Një abazhur gjigant prej 1100kg varet si dëshmitare kohe nga 1853. Kushdo ne ate atmosfere notash pentagrami do ta ndjente veten si ne nje mozaik te bukur, për një moment mbyll sytë dhe vetëm dëgjojë, ashtu siç bëjnë ata spektatore qe nuk ju intereson shume skena sa ju intereson muzika. Te hynë ne brendësinë e qenies një linjament harmonie është vetëm fillimi i nje stine lirike dhe ne ajrin e Parmes thithet magji përrallë!

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version