Rritet numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë në Itali

Në Itali emigrantët ilegalë janë më pak se mesatarja evropiane. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin grupmoshës 17-34 vjeç dhe vijnë nga Maroku, Shqipëria dhe Tunizia

Emigracioni Ilegal

Numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë shënoi rritje gjatë vitit 2018 në shtetin fqinj, duke u renditur si vendi i dytë me shifrat më të larta pas Marokut. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve ilegalë është rritur me gati 30%, (nga 2330 në 2017-n në 3025 në 2018-n) shkruan media italiane Il Sole 24 Ore .

Pjesa më e madhe e tyre sipas analizës së publikuar i përkasin grupmoshës 17-34 vjeç, me rreth 1920 individë të identifikuar sipas të dhënave të publikuara. Për grupmoshën më të mëdhenj se 35 vjeç janë identifikuar 1100 emigrantë shqiptarë që qëndrojnë në mënyrë ilegale.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat), janë gjetur 27,000 emigrantë ilegalë në Itali në vitin 2018, rreth 10 mijë më pak krahasuar me 2017. Pjesa më e madhe e tyre ishin meshkuj, të rinj midis 18 dhe 34 vjeç me origjinë kryesore nga Maroku, Shqipëria dhe Tunizia.

Sipas vlerësimeve të Ocse , në Itali nuk ka një numër më të lartë emigrantësh të parregullt krahasuar me vendet e tjera. Vitet e fundit, autoritetet kanë identifikuar nga 4 deri në 6 emigrantë të paligjshëm për 10,000 banorë, shumë më pak se ata të identifikuar në vendet e tjera si për shembull në Austri ose Gjermani, apo edhe Francë, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanjë, për të mos përmendur Greqinë, e cila ka pasur vlerat më të larta për një farë kohe

Per non perdere gli articoli di Albania News seguiteci su Google News

Discussione su questo articolo

Exit mobile version